Kandidate vetëm në Elbasan e Fier?! Kryemadhi: Dhe në Tiranë e Durrës, është interesante. Koalicion me Ramën? Kurrë

19 Janar 2021, 15:04Politika TEMA

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se përveç Elbasanit dhe Fierit, në zgjedhjet e 25 prillit mund të kandidojë edhe në dy qarqe të tjera, në Tiranë dhe Durrës.

Në një intervistë për News24, kryetarja e LSI u shpreh se është duke e diskutuar kandidimin në këto dy qarqe, pasi kodi i ri tha ajo i lejon kryetarit të partisë të kandidojë në 4 qarqe.

“Monika Kryemadhi do të kandidojë në Fier dhe Elbasan, por për hir të së vërtetës kodi që Rama do ti prishte punë opozitës e favorizon pak LSI-në, për ti dhënë mundësi të krijojë më shumë hapësira për gratë dhe vajzat dhe atyre që vijnë nga bota akademike”, u shpreh kryetarja e LSI-së.

Pyetje: Do të jetë emri juaj edhe në listën e Tiranë?

Kryemadhi: Nuk e kam menduar, ka kohë deri atëherë edhe për Tiranë edhe për Durrësin. Me kodin e ri i jepet mundësi kryetarëve të partive të jenë në 4 qarqe

Pyetje: Pra mund të jeni edhe në Tiranë edhe në Durrës, përvec Elbasanit dhe Fierit?

Kryemadhi: Për tu parë është, interesante duket.

Koalicioni me PS?

E pyetur për një koalicion me PS, Kryemadhi u shpreh se nuk bën koalicion me Rilindjen.

“PS është e tëra në LSI, baza e saj. Ne nuk bëjnë koalicion me rilindjen.

Rilindja është sekti që ka grabitur vlerat e PS. LSI është parti e qendrës së majtë dhe ka ardhur si pasojë e arrogancës së lidershipit të asaj kohe.  

Koalicioni i LSI është me ata që duan të jetojnë dhe të krijojnë hapësirat e tyre për të punuar në Shqipëri”, u shpreh kryetarja e LSI-së.

2 komente në “Kandidate vetëm në Elbasan e Fier?! Kryemadhi: Dhe në Tiranë e Durrës, është interesante. Koalicion me Ramën? Kurrë”

  1. vang says:

    Ramen nuk po e ze gjumi qe ti te besh koalicionme PS POR a do PS KOALICION ME TY? Ju dha shqelmin ne ’17 e do ju ftoka tani.Ne ate krah flI o MONA.Ne kater qytete ve kandidaturen qe te mbledhesh ca vota ketej andej.

  2. ce says:

    Paska rrjedhur fare Nafija , mjere leshelija, mrroklla, fjale pa lidhje intelekti zero, karizma zero, me poshte nga niveli se Nurija e Lymit tek bregu i lumit qe shet brecka, ne mjerim te plote duke pritur fundin me 25 prill

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje