Lulzim Basha thotë se sot ka pasur një bisedë me drejtuesit e lartë të Bashkimit Evropian, pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me qëndrimin e tij për BE.
Basha tha se ka folur me komisionerin Varhelyi dhe eurodeputetin McAllister duke i falënderuar për ndihmën që i kanë ofruar dhe do t’i ofrojnë shqipërisë dhe në të ardhmen.
Basha fajësoi Ramën për krizën ekonomike në të cilën ndodhet vendi duke e cilësuar më të thellën në rajon.
“Sapo kam pasur një komunikim në ‘zoom’ me disa nga drejtuesit kryesorë të BE, përfshirë komisionerin për zgjerimin Oliver Varhelyi, kryetarin e komisionit për punët e jashtme të PE, David McAllister, drejtues të tjerë të lartë të BE, të PE ku kam folur dhe për ndihmën e jashtëzakonshme që BE i ka ofruar Shqipërisë por edhe për ndihmën ekonomike dhe ndihmën në sektorin e shëndetësisë që BE do t’i ofrojë Shqipërisë në të ardhmen. Një gjë është e qartë si drita e diellit për shkak të dështimit të Edi Ramës, Shqipëria është sot në krizën më të thellë ekonomike krahasuar me çdo vend tjetër të rajonit. Në 8 vite Edi Rama i ka rritur taksat duke iu marrë shqiptarëve 3 mld euro më shumë. 40% e të ardhurave të biznesit shkon kosto e të ardhurave të rritura të Ramës. Ndihma ekonomike që qeveria e Edi Ramës i ka dhënë shqiptarëve është më e ulëta në botë. Kjo është arsyeja që Shqipëria është vendi me krizën më të thellë ekonomike në vend.
Lajmi i mirë është që ditët e kësaj qeveria janë të numëruara. Tirja i qeverisë që iu ka marrë paratë shqiptarëve, biznesit shqiptar dhe në vend t’i kthejnë në shërbime e investime ia ka dhënë një grushti klientësh nuk mund të fshihet dhe as fshehë dështimin e vet duke fajësuar BE. Është koha për ndryshim, për të larguar këtë qeveri dhe këtë km të papërgjegjshëm”, deklaroi Basha.
Ai theksoi se do të ketë mbështetjen e BE për kthimin e vendit në normalitet.
“Me këtë rrugë ndryshim, partnerët tanë strategjikë, duke përfshirë partnerët e BE, do të na mbështesin me plan ekonomik, që Shqipëria t’i kthehet normalitetit dhe të ketë klimë pozitive për biznesin e brendshëm, për bizneset e vogla dhe të mëdha, për të krijuar një klimë pozitive për investimet e huaja. Mesazhi që kam sot për shqiptarët është se çdo kush e di që Edi Rama ka dështuar, por e nesërmja do të sjellë ndryshim. Një ndryshim për të gjithë shqiptarët”, deklaroi Basha.
Fol me vjehrren, se ajo te dha cupen dhe xhixhat!
I bini mbrapa ketij ,se ky eshte i ftof,se per zgjedhjet ky e ka fitoren te sigurt,keshtu u deklarua nga nje sondasaxhi,si u bate kashte e koqe ote shkretet ju
O Lyl fole ne zoom apo ishe ne enderr??
U cua nga gjumi, u shtriq dhe gerthiti qe ishte zgjuar qe gruaja te bente dreken-darken gati dhe hapi Zoom-in. Ehh te keqen vllai te keqen.. Kryeminister me bizhama..
Ky eshte nje Idiot I pa pare ?
Si nuk I vjen turp qe genjen diten per diell ,kujton se ja mbushi mendjen shqipetareve!
Palo burre PLERE
Si rregull,asnje drejtues shteti dhe drejtues te institucioneve nderkombetare si BE,perlamenti,keshilli etj nuk kane bere kurre deklarata mbeshtetese para zgjedhjeve me teper,ku te deklarojnr mbeshtetjen apo preferenca partiake.
Kete mund ta bejne partite simotra si:PPE,PS,PSD,CDU,liberalet,te gjelberit,Demokristianet
Keto lloj deklaratash se BE dhe drejtuesit e larte te institucioneve te saj,SHBA dhe Gjermania,Italia etj nuk jane aspak serioze dhe shpesh ato jane tejet qesharake.
Pavaresisht se kush eshte ne drejtim te ketyre organizmave, te djathte,te majte,te qendres,nuk jane aq naive dhe te pakujdesshem sa te shkelin keto parime baze mbi te cilat eshte ngritur BE-ja,nga koha e Shumannit,Zhak Delorit,Vili Brandit e deri te drejtuesit e sotem nuk kane drejtuar Europen mbi baza simpati dhe antipatie,po mbi parime te pastra demokratike
Ngs institucionet e BE,deri tani nuk ka asnje deklarate rreth ketyre bisedave,perveç deklarates se Bashes.
Kur paska marre perkrahje personale dhe mbeshtetje se do vije ne pushtet me ndihmen dhe perkrahjen qe e liderve te BE-se,le ti beje publike keto biseda,qe dhe ne te besojme.
Mendoj se z.Basha ecen ne gjurmet e Baba Karlos qe e krijoi,por me defekt ,pasi kur genjente i rritej hunda.
Kllufi i carit…
Ore di të bëjë analiza ky “kostumi bosh”?!
Kur ka qënë ndonjëherë në këta 30 vite “në normalitet”?!
Çfarë quan “ normalitet” ky? 21 janarin? Gërdecin?Vjedhjen e Rrugës së Kombit? 97-n?
O Luli, per ke flet? Po e ke per banoret e Kamzez, Bathores, Paskuqanit, Babrroit ke te drejte. Ata tek ti shohin kerriçin e gomarices Sali, kurse po qe se flet per tere popullin e Shqipeise, te siguroj qe asnje s’ta vershellen.
po me Thierry Bode fole ? se ai na do shume ne shqiptareve
Kastravec!
E ke gati cekun e bardhe si ceku i pashko- sales ne vitet 90-te per ti vene flaken dhe shkateruar anamban vendin e mbytur emigrantet.
Eshte spec i djegur e i perdorur ky premtim.