Ilir Meta iu jep mend gazetarëve të Tiranës: Merrni shembull nga këta të Vlorës, që s’janë si ju

19 Janar 2021, 10:05Politika TEMA

Ilir Meta, që tashmë ka nisur fushatën zgjedhore, duke mos pyetur për faktin që është president i Republikës, është shfaqur edhe si profesor gazetarie.

Ai ka pozuar me disa gazetarë nga Vlorë, duke thënë se janë për të marrë shembull, ndryshe nga gazetarët e Tiranës.

“Kush tha, që gazetaria e mirë bëhet vetëm në Tiranë?!

Në Vlorë ka sot një brez të ri gazetarësh kurajozë, që të impresionojnë me profesionalizmin e tyre, në shërbim të informimit, së vërtetës dhe interesit publik.

Shembull, që duhet ndjekur madje dhe nga disa ‘profesionistë’ në Tiranë.

I lumtur të takohesha e të bisedoja me ta, në veçanti për problemet, që mundojnë sot Vlorën dhe vendin tonë”, shkruan Meta.

Ndoshta ka edhe të drejtë në fakt, se si standart gazetarie në Tiranë, ai merr Çlirim Pekën e Fahri Balliun, me të cilët gdhihet e ngryset.

(TemA)

3 komente në “Ilir Meta iu jep mend gazetarëve të Tiranës: Merrni shembull nga këta të Vlorës, që s’janë si ju”

  1. xx says:

    SHIH shih shih dreqi ,komplimenton gazetaret e Vlores per ti marre me te mire pasi u preu vlonjateve parate e meremetimit te rrugeve me gropa ne brendesi te lagjeve.Eh mbas qiririt qe ndezi ne Selenice tani ne Vlore ben komplimenta nderkohe qe ne Selenice kane mbetur 5-6 banore.

  2. Jurgeni says:

    Te pyeti ndonje nga ata per vilen e Lalzit.

  3. cccp says:

    Ne fakt, me mire i njohim ne gazetaret e Vlores; e ndriten ketu me TV private te Vlores, qe nuk i shikon njeri; tani kane kaluar ne TV e Tiranes, ku me ndonje perjashtim te rralle, dergojne ndonje kronike te porositur; sa i perket nivelit profesional e kulturor, jane ” me qafsh moj Shege”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje