Baton Haxhiu: Në Shqipëri mirëqënia është rritur, nuk ka më njerëz që nuk hanë bukë

19 Janar 2021, 08:33Politika TEMA

Analistët Baton Haxhiu dhe Fitim Zekthi janë përplasur mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” për sa i përket varfërisë në Shqipëri.

Sipas Haxhiut, mirëqënia në Shqipëri është rritur, ndërsa Zekthi u shpreh se akoma në vendin tonë ka njerëz që nuk hanë dot bukë, pork jo është mohuar nga Haxhiu.

Pjesa nga debati:

Zekthi: Këtu ka njerëz që nuk hanë dot bukë dhe ne bëjmë propagandë.

Haxhiu: Nuk ka në Shqipëri njerëz që nuk hanë dot bukë.

Zekthi: Njerëzit janë në çadra.

Haxhiu: Për kokë banori, vec po të tregoj unë ty, 536 mijë homeless (të pastrehë) ka Britania e Madhe, 10-fishi i Shqipërisë.

Zekthi: Krahasimi nuk ka vlerë. Britania i ka 30 mijë paund në vit të ardhurat për frymë, ne i kemi 4 mijë dollarë. Sundimi i ligjit tek ne është shumë i dobët.

Haxhiu: Mirëqenia në Shqipëri është rrit dhe është objektive.

Zekthi: Unë mendoj që Shqipëria jeton në vafëri.

5 komente në “Baton Haxhiu: Në Shqipëri mirëqënia është rritur, nuk ka më njerëz që nuk hanë bukë”

  1. Shqiptari e ka memorjen sa te pules...... says:

    Njeres te varfer ka ne gjithe boten, aq me teper ne Shqiperi,,, gjeni ndonje kritike tjeter se kjo eshte qesharake…….. Dhe e vertete eshte qe mireqenia eshte rritur, me gjithe problemet

    1. Celo Mezani says:

      Popullsia e Shqiperise eshte po ajo e 2010 por…
      – metrat katrore te shtepive jane dyfishuar, edhe metra katror zyra jane rrit ndjeshem. Kush i perdor ato?
      – makinat ne qarkullim jane 2 fishuar. Kush i perdor ato ?
      – udhetimet dhe shpenzimet e shqiptareve jashte shtetit jane rritur sa nuk ka (perjashto kohen e pandemise). Kush jane keta?
      – dyqanet kane me shume kliente se kurre. qendrat tregtare nuk jane tanime plot vetem ne fundjave, por cdo dite. Kush blen aty?
      – veshjet e njerezve dhe estetika ne paraqitje e te rinjve nuk ka krahasim fare me 10 vjet me pare. Te kujt jane keta?
      – varferia shqiptare e kishte folene ne fshat, por nderkohe qe popullsia ne fshat ka rene, prodhimi bujqesor eshte rritur ndjeshem, pra edhe per fshatarin koncepti i varferise eshte zbutur.

      Ky vend nuk ka me problem krizen ekonomike apo varferine, por ashtu si e gjitha bota perendimore sot ka krizen e moralit (vidh, shaj, rrej dhe kurvo sa te mundesh) me mediat ne krye te kesaj krize si frymezuese dhe mbrojteset e moralit vidh-shaj-rrej-kurvo.
      Semundja e tafmase ka pllakos kudo dhe pangopshmeria e elitave per para dhe prona po e shkaterron kete vend moralisht dhe estetikisht.

  2. Dorina says:

    Kush eshte ky Haxhiu more aman?
    Po te mos ishte per leket qe cojne ne Shqiperi emigrantet, gjysma e Shqiperise nuk do kishte buke

  3. Bobi says:

    Keto fillojne e lajthisin kur behen 8 vjet. Si Zhosi dhe Sala kur thonin jemi te dytet pas Gjermanise Haha

    1. Xxxxxx says:

      Ka te varfer, sigurisht. Po pa buke, nuk ka. Shqiperia ka kaluar farverine dhe po rritet ekonomikisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje