Shehi fton Patozin, Topallin e Hajdarin: Të bashkohemi kundër Ramës, unë e mbylla marrëveshjen me Bashën

18 Janar 2021, 21:14Politika TEMA

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi deklaroi për “Vizion Plus” se e ka mbyllur marrëveshjen me Partinë Demokratike.

Ai u shpreh se do të garojë në Tiranë, por sqaroi se nuk ka një pakt të firmosur. Aleati i PD u bëri thirrje edhe partive të tjera që t’i mbyllin sa më parë marrëveshjet sepse opozita është mbrapa.

“Do të garoj në Tiranë. Ne e kemi mbyll, asgjë nuk është firmosur, por është një marrëveshje politike prej kohësh.

Është rikonfirmuar në kushtet e ligjit të ri, ky ka qenë ngërçi i opozitës këo ditë, shpresoj që këto ditë të mbyllet edhe me kolegët e tjerë dhe ne të fillojmë punën.

Ndoshta disa ditë vonesë i kemi, duhet ta mbyllim tani dhe të merremi me problemet reale politike, programi, tezat kryesore, në cilat pika mund të bindim qytetarët.

Unë këto konsideroj të rëndësishme. Edhe njerëzit kanë rëndësinë e tyre. Kemi nevojë edhe për fytytyra të reja, por edhe të pastra.

Unë them që qytetarëve në mënyrë relative i intereson kjo se kush është këtu e kush atje”, deklaroi kreu i LZHK.

Dashamir Shehi bëri edhe një ftesë për partitë e reja të dala nga gjiri opozitar që të bëhen të gjithë bashkë kundër Edi Ramës. Ftesa shkoi për Astrit Patozin, Rudina Hajdarin dhe Jozefina Topallin.

“Absolutisht për mua duhen afruar, ne u kemi bërë ftesë dhe do të vazhdojmë t’u bëjmë ftesë, unë gjykoj që Shqipëria duhet të ketë një hark të madh opozitar, ku të hyjnë jo vetëm partitë, por edhe personalitete që mund ta japin contribute.

Unë do t’i ftoja. Duhet patjetër që të jemi konseguentë që ne kemi një armik dhe ky është Edi Rama. Kush është nga ky krah sigurisht që duhet të jetë kundër kësaj qeverisjeje.

Kush është në këtë linjë, sigurisht që është një kontribut. Edhe nëse nuk i bashkohet opozitës, bën një funksion opozitar, kontribuojnë”, bëri thirrje Shehi!

Tre muaj para zgjedhjeve Basha ka arritur një marrëveshje me Agron Dukën, ndërkohë që pjesa më e vështirë e bisedimeve është ajo me Fatmir Mediun e Shpëtim Idrizin të cilët kërkojnë më shumë se një pozicion në zonën e sigurt të kandidatëve për deputet të PD.

2 komente në “Shehi fton Patozin, Topallin e Hajdarin: Të bashkohemi kundër Ramës, unë e mbylla marrëveshjen me Bashën”

  1. Bafti says:

    Or Dash! Po lexo dhe kupto pak! Lene ndonjehere alkolin! Ti a e merr vesh?
    Rama dhe Basha po ujdisen!
    Pd ose Bash – Berisha i duhet kjo ujdisje, se e kane marr vesh se s’vijne ma ne pushtet! Pd don me xane vendin e LSI, dmth gjithmon ne pushtet! Mirpo dubet opozitr dhe cader mbas 4 vjetesh! Keshtu qe… duhet fortcue LSI ne opozite. Kjo eshte aresyeja qe PD po i hap krahun keto dite LSI. Ne fakt kjo i vjen per mbare personalisht Ciftit Meta- Kryemadhi. Te tjere nuk shohin perspektive me tek LSI, prandaj po e lene varken qe po fut uje dhe shkojne ne anen e Ps te Ed Rames. Aty mund te kete edhe ndonje qe futet si agjente me perspektiv per ti sherbyer LSI ne Perspektive.
    Keshtu or Dash, shif mos kap edhe kesaj rradhe deputetllekun dhe ma vone po te pelqeu luaj synin Ilirit, Xhozit, Hajdarskes, etj. Shife e bo or Dash! Per momentin ruaj vehten, gjej ndonje vaksin… se shneti eshte para deputetllikut! Hajt, qellofsh or Dash!

  2. Malsori says:

    O Dash pijaneci ,o plak i rrjedhur,po pse akoma doni te qendroni ne Prlament ti dhe Sali Kerma????Po ju vecse jeni hajdut dhe kriminel,por tani qe keni rrjedhur ju shpeton shurra ne brek dhe qelbeni dynjan.Vendi juaj eshte azili dhe burgu.Malsori Boston

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje