Pse populli nuk e kupton, që zgjedhjet e 25 prillit janë shitur në tavolinë nga Basha?

18 Janar 2021, 20:17Politika TEMA

Nga Kreshnik Spahiu

5 vjet më parë kam përjetuar një nga ngjarjet më të hidhura në politikë.

Isha në Peshkopi gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme të Bashkisë, e cila ishte shkaktuar nga “brekët e grisuara të Shukriut”, ish- kryetarit të Bashkisë.

I brengosur nga ngjarja perverse vendosa të mbështesja Sherefedin Shehun, për të cilin unë ende kam shumë respekt.

Sapo mbërrita në hotelin në qendër të Peshkopisë, dëgjova ulërimat e pronarit, i cili shante me nënë dhe babë disa persona.

U shtanga dhe mendova se do kriste pushka.

Dyshova mos ishte ndonjë bandë hajdutësh që i kishte vjedhur, por jo, isha gabuar.

U afrova të ndihmoja pronarin që e njihja paksa dhe t’i vija në ndihmë, por u befasova.

Në tavolinën që po shaheshin ishte kryesia e Partisë Demokratike, dy nënkryetarët, sekretarët dhe 10 anëtarët e Kryesisë.

Nuk ishte mbledhje. Thjesht ishin nē verandë me gota përpara.

Pronari vazhdonte të ulëriste dhe i kërkonte njërit prej tyre të largohej nga hoteli.

“O pis, o maskara, o batakçi që shkatërrove Partinë Demokratike”

“ O plehrë që ke dy javë që pi vetëm raki dhe nuk bën asnjë mbledhje.”

E tërhoqa pronarin e hotelit veç për të shmangur përplasjen fizike dhe e pyeta:

-Çfarë ka ndodh?

Ai më tha:

-Këta derra hanë dhe pinë pa paguar, dhe e diskredituan Partinë Demokratike. Nuk punojnë fare.

Kanë ardhur gjoja për fushatë dhe ma mbaruan fuçinë e rakisë dhe gjithë qoftet apo jufkat e qytetit.

Këta hanë dhe pinë si derra 12 orë.

Pas pak na u desh ta bindnim “drejtuesin” e Partisë Demokratike të largohej nga hoteli, se në të kundërt do ndodhte skandal.

Ishte moment tragjik, që më ka lënë një shije të hidhur.

“Burri me thinja” mbushi valixhet me zhelet e tij dhe në sy të qindra klientëve iku në një hotel tjetër.

Aq e rëndë ishte ngjarja, sa mua më vjen shumë rëndë t’ja publikoj emrin dhe po e ruaj disi për etikë.

Mu kujtua kjo ngjarje, tek po lexoja emrat e drejtuesve të listave për deputetë në disa qarqe të opozitës shqiptare.

Ishin të njëjtat emra dhe figura që i përzuri pronari i hotelit në Peshkopi.

I lexova dhe kujtova ngjarjen e pijanecëve ordinerë, që nuk fituan dot garën as kundër brekëve të grisura të socialistëve në Peshkopi.

Sot thjesht kuptova: Që zgjedhjet janë shitur, njësoj si ato ndeshjet e futbollit që u kuptohet rezultati para se të fillojë ndeshja, që nga momenti kur trajneri përcakton formacionin humbës.

Listat humbëse të Lulzim Bashës në Durres, Fier, Korçe, Elbasan, Shkoder, Tiranë, s’janë as nga budallallëku dhe as nga paaftësia.

Thjesht janë formacione humbëse për një ndeshje të shitur.

Kush ka sy le ta shikojë, dhe kush ka vesh le ta dëgjojë. Rezultati i zgjedhjeve në 25 prill është bërë pazar në tavolinë, prandaj 6 muaj përpara zgjedhjeve trajneri mori 4 vila me pishinë dhe i vuri në emër të kunatit.

Mund të duronte dhe 6 muaj nëse shpresonte në fitore, por jo aspak. Ai e di rezultatin humbës.

Kap ç’të kapësh para humbjes dhe dorëheqjes.

Në 26 prill do i duhet të largohet si kryetar, por i duhet që të ketë edhe një alibi.

Këtë radhë do të thotë: Emrat dhe listën pa “Nishan” e bëri Jari dhe Besniku.

3 muaj para zgjedhjeve s’kanë akoma lista.

3 muaj para zgjedhjeve po shqyhen mes vetes.

3 muaj para zgjedhjeve po ndahen nga LSI.

3 muaj para zgjedhjeve grinden për emra.

3 muaj para zgjedhjeve sulmojnë partitë e reja.

3 muaj para zgjedhjeve s’kanë zyra elektorale

3 muaj para zgjedhjeve Basha del vetëm kudo.

3 muaj para zgjedhjeve deklaron 4 vila.

3 muaj para zgjedhjeve s’kanë asnjē figur te re.

3 muaj para zgjedhjeve emrat e njëjt si në 2017.

Keqardhje e madhe për mijëra demokratë që kanë 8 vjet enden rrugëve duke protestuar dhe bërē tifozllëk për Lulzimin.

Në 26 prill do ju dalë “narkoza” dhe kuptojnë pazarin dhe ndeshjen e shitur në tavolinë nga trajneri, i cili kur e pa të pamundur fitoren, i ra shkurt dhe tha:

“Kap ç’të kapësh se humbjen e kam në xhep”

22 komente në “Pse populli nuk e kupton, që zgjedhjet e 25 prillit janë shitur në tavolinë nga Basha?”

  1. Ailin says:

    Le te votojme PD qe ti prishim planin Bashes.

    1. Ilir says:

      Dhe ta dhjesim perfundimisht Shqiperine… per inat te bashes ??

      1. CU says:

        SPAHIU: Jeni kontradiktor.Nga nje ane thoni se zgjedhjet jane shitur dmth nuk po perpiqen te fitojne dhe nga ana tjeter thoni se Basha e di qe nuk fiton.Ahere nuk jane te shitura.

    2. Realisti says:

      Kreshnik, me behet qejfi qe i njihke keta palot e PDse dhe e kuptoj qe shpresoje qe PDja te ndryshonte dhe te te jepte biles edhe ty mundesine per deputet Ja qe kjo ka qene dhe eshte PDja. Zgjedjet eshte duke i fituar me merite Edi Rama dhe ju te gjithe sebashku nuk beni as ti fshini kepucet atij. Thjesht ti mundohu te futesh ne PD dhe te mundesh ta pastrosh nga keta Ristanet qei pijne dhe ikin pa paguar. Do te mare ca dekada kjo pune po ja qe ky stani juaj kete bulmet ka.

      1. ben says:

        Realisti-ajo qe nuk kupton Kreshnik Spahiu eshte nje fakt fare i thjeshte se qe te shesesh dicka duhet ta kesh ne pronesi ate gje.
        Basha nuk ka se si ti shese zgjedhjet e ardheshme, pasi ato dihet qe ai ka zero mundesi qe ti fitoje.

    3. vk says:

      Ngjarja perverse… mos i qini robt se pidh donte te qinte dhe shukriu, nuk donte te qinte dhi… perversiteti i madh. Me shume mundesi cdo njeri te kishte qene me kaptinen e shukriut dhe t’i kishte ardh ndonje rast me ndonje pidh te ri, do e provonte telebingon. Kur bejne keta zdromsat si moraliste me kujtojne ate namuzlliun te “gjoleka i biri i abazit” qe nuk kendonte per nje kurve, po vajti jashte qe t’i binte me dore

  2. Fatal Division says:

    Lyli ka shalet ngjitur e bythen e bute por…
    Bythe nuk ka të shese pasi vetem Saleh Bërisha eshte plaka e votres qe shet, blen, shan, trillon, pret në bese, vret, vjedh.
    Salehi e lejon lylin Te vjedhe e të pasurohet
    Kjo eshte kontrata mes tyre.

  3. sali says:

    Zgjedhjet nuk jane shitur,Por fitohen me merite nga Edi Rama Sepse ka ndryshuar shtetin e po e ringre ate,Kush punon dhe gabon po jo si ato qe ndodhnin me pare,Ver ke te duash ne krye te ps e perplase ne zgjedhje me krytaret nje anetar partie te koalicionit Pd lsi e shiko po nuk fitoj

  4. Demokrati says:

    Personi qe thote ky qe e zbuan nga hoteli ne Peshkopi, ka qene Arben Ristani.

  5. Monika hajdute me cizme says:

    Keqardhje per demonkratet qe kane 8 vjet qe enden rrugeve!!!!
    Duhet te kishe shtuar ,8 vjet pa vjedhur aq sa vidhnin ne pushtet,aq sa hanin qyl neper hotele e restorante….
    Megjithate,ata edhe ne opozite shtojne pasurite dhe mendojen per popullin fukara

  6. PD-ja u pordh fare ? says:

    Po që ke të drejtë ti or çun !!

  7. Fuga me syzet e Nusretit says:

    Spahi efendi kalo nga zyra per honorarin. Ke edhe një bonus. Nje palë dylbi te reja dhe tespije me koqe demokratesh.

  8. E po degjo o Kreshnik , nqs ka aritur puna deri atje sa te katandiset e majta ne Shqiperi te bleje fitoren nga e djathta , gje qe s’ka ndodhur ndonjehere , perkundrazi kandodhur e kunderta kujtojme fenomenet Xhuveli dhe LSI , une do votoj Lulin , per t’i prishur pazarin !
    Dmth , e djathta fiton , por po shet zgjedhjet Luli , shakaja me pa kripe e vitit !

  9. tjeter gjo sja ka iden bytheci
    politikan si basha i gjen ne cdo Kazan te Shqiperise
    madje me te mire se Dordoleci

  10. PRoShi says:

    Kreshniku është korigjuar 100%. Pak nga pak, zereni si autokritikë, zëreni si një zë ndryshe , por mendoj se është më i vërteti ndër demokratët e vërtetë. Sepse ata që janë , apo do të jenë në listat e PD-se, apo prapa listave si Lipe shtogu , (ndjesë pastë) janë mjeranë e për të qarë hallin si vetë kryetari në detyrë, sepse ai i vërteti është bërë për ceremoni mor…re.

  11. Shenjestra says:

    Zoti Kreshnik,e ke thar kete shkrim.Nuk kame se ç’te shtoje ne komentin tim.Basha ka shitur zgjedhjet dhe ka shitur edhe veten e tij dhe pike. Edi Rama e ka te sigurt mandatin e tret.

  12. Bledi says:

    Politikanet ne Shqiperi me shume deme sesa Covidi 19
    Meqenëse me Covidin u mbyllen te gjithe brenda me muaj ne KARANTINE le ta bejne 1 here te vetme per hir te Atdheut le te mbyllen brenda diten e zgjedhjeve dhe mos te votojnë fare .
    Me e pakta po nuk doli njeri te fitoje do fitojmë vëmendje .
    Po doli kot qe del se rezultati dihet
    Politikanet – Populli
    99% – 1%
    Bojkot

  13. Genjejne popullin pseudolidere says:

    O popull shqiptar si I besoni ketyre maskarenjve qe kane drejtuar e po drejtojne shqiperine, KRYQ NE VOTIME, shihni si ujqer do bejne. Keto bejne pazare e llogaritje sa do qendrojne e cpozicione do kene, vetem 30 vite demokraci I thenshin (bije komunistesh e fshatare kooperative jane). Ja nje psh Edi (betoni i vendit) do e 4 vjet mandat, me pas president e vjen Lulua kryeminister (floke lyeri), keshtu ka bo Saliu, Bamiri e Meta. Keto kane marre burimet e vendit, parate e shtetit, pasurite shteterore duke krijuar biznese e pasuri me te afermit e tyre apo njerez sa per nje rroge (fshihen keto), sa gjyqtare e proku. te korruptuar po heqin e sekuestrim pasurie nuk ka ???. Cfare kane mbrojt keta, ato atje lart duan karrige se po mendojne per popullin. ?? (Masakruan qytetaret me supertaksa, rritje papunesie,renie ekonomie, vjedhje pasurie qytetareve te ndershem per te pastruar parate qe kane marre ne shtet, per vila, apartmente,pallate, makina luksi, femije me studime dhe shetitje ne bote) shihni vendin nga lart te dalloni cmasakrim ka vendi qe i bejne cdo dite.

    1. sipermarresi says:

      Po ti bir putane e katunar lakrash je o pallosh!? Apo je parizien zotrote? Yyyyyt rrotcarist, katunar muti!
      Sa per informacion, une si sipermarres kam paguar vjet te njejtat taksa qe kam paguar edhe parvjet! Hajd mo na cani trapin tani …

  14. Ervin says:

    Po ik o llapaqen mos bej sikur i di te gjitha,i ka shit zgjedhjet thote kur ai ska as ca te shesi.

  15. Konjak says:

    Sigurisht , deshira dhe kenaqesia jote eshte , jo vetem te jen shitur , por te jen shkaterruar me themel . Ne do tju besonim , nese ju do te ishit i afte te mbanit dhe conit perpara partine qe drejtonit , para ca vitesh . Por kur ju jeni nje deshtak ne zanati tuaj , po keshtu edhe me partine politike qe krijuat , si mund te besojme ne brrockullat tuaj , se te pa aft jane ata te tjeret ; kur ju jeni model i pa aftesise ?.. Te njejten veprim qe beni tani , duke ju lepire Rames , , bete edhe para 5 vjetesh , duke ju lepire Bashes ; por asnjeri nukse te konsideroi , a nuk shikoni se ne politike , jeni karte e djegur ! . Te jesh i suksesshem –ne c’do pune — jo vetem ne politike , duhet te kesh njohie maksimale , te gjerave me te rendesishme , te kesh karizmatike , te dish te punosh me njerezit , te jesh punetor , te kesh intuit te sakt per gjerat qe vijne pas , dhe te dish ti trajtosh ato . Nese do te vazhdoni me mllefe , askund s’keni per te arrit . Me keto qe ben e thua , nukse i ben ndokujt keq , por as vet-vetes nukse i ben mire . RRacionaliteti mund tju nxjerre ne drite ..

  16. Reçel 300 e says:

    jo,nuk i ka shitur,sepse nuk ka se çfarë të shesë. humbja nuk shitet! po vetëm administrohet. pasuritë në hollandë i ka, në shqipëri i ka,lekët e vefa-s i ka gruaja,ca të tjera kunati!
    nuk e ka fajin basha për humbjen. basha është më pozitivi në atë stan. të tjerët janë si stresi dhe mul noka.
    pd-ja nuk është parti,aq më tepër e djathtë! nuk ka asnjë element të djathtë. i mungon plotësisht fryma kombëtare.,
    rama do fitojë se është më i djathti në atë skenë politike. nuk ka përballë ndonjë grupim të djathtë që të premtojë ngritje të ekonomisë, bashkim kombëtar, organizim të shqiptarëve në emigrim,favorizim të shqiptarëve në ekonomi,kulturë,sport,financim të artit,historisë,mbrojtjen e gjuhës shqipe,ringritjen e ushtrisë, etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje