Ilir Meta: Largimet nga LSI? I paska punët shumë mirë

18 Janar 2021, 17:24Politika TEMA

Ilir Meta u pyet nga gazetarët gjatë një bashkëbisedimi në Vlorë, lidhur me largimet e ish-ministrave të LSI te PS.

“Më duket se LSI-ja i paska punët shumë mirë derisa paska kaq shumë shqetësime rreth LSI-së, por kjo s’është çështja ime, unë jam këtu për të qenë transparent përpara banorëve të Selenicës, të Orikumit, apo gjithë shqiptarëve që kanë interes për projekte të tilla. Jam i sigurt që zgjidhja më e mire për të gjithë çështjet do të jetë vetë 25 prilli”, tha Meta.

“Më vjen shumë keq që të merrem me çështje që nuk më takojnë aspak mua. Kam një sugjerim për të gjitha partitë, që të promovojnë figurat e reja të pakonsumuara, figura të cilat do t’u japin shpresë të gjithë të rinjve në Vlorë dhe në të gjithë Shqipërinë, për të qëndruar këtu, për të jetuar këtu, si qytetarë të vërtetë evropianë.

Ja ku janë bashkëpunëtorët e mi z.Milo dhe z. Dervishi. Por ju thashë, të gjithë forcat politike të promovojnë figura të reja, me integritet, që luftojnë për interesin publik. Që nuk i fshihen kamerave, tv. dhe figura të pastra, pa probleme me dekriminalizimin”, vijoi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje