Petraq Milo kandidat?! Meta 'sfidon' Ramën në Vlorë, fushatë në Selenicën e rezervave të bitumit dhe studentët e qytetit: Qeveria po tallet me ju

18 Janar 2021, 14:22Politika TEMA

Kreu i shtetit Ilir Meta e ka nisur fushaten ne favor te LSI qe nga Selenica e nbjohur per rezervat e medha te botumit dhe reres bituminoze, duke sulmuar qeverine per rrugen.

Ai eshte shprehur se Edi Rama po tallet me te, ndersa ka evidentuar faktin se kjo rruge do te ndertohet menjehere!

Mezi kisha pritur të vizitoja Selenicën, këtë qytet me pasuri natyrore të jashtëzakonshme, por të braktisur prej vitesh në mjerim e vuajtje, për të biseduar hapur, sy më sy, me kërkesë të tyre, me banorët e mrekullueshëm të saj.

Më njohën me problemet e shumta të përditshmërisë së tyre, nga mungesa e vendeve të punës, investimeve dhe shfrytëzimi pa kriter i tokave bujqësore nga biznesmenë të lidhur me pushtetin.

Të gjithë ishin njëzëri në kërkesën kryesore, ndërtimin e rrugës.

I informova në detaje për të gjitha përpjekjet e mia të palodhura për ndërtimin pa vonesa të saj dhe për të mos lejuar më talljen me Selenicën, duke i garantuar se përherë do të jem në krahun e tyre.

RRUGA E SELENICËS TË NDËRTOHET MENJËHERË dhe banorët e kësaj zone të mos penalizohen më nga arroganca, braktisja dhe korrupsioni. “, deklaroi Meta!

Me heret, Meta ka zhvilluar nje takim me studentet e LRI te qytetit te Vlores, ku ka shpalosur slloganin e LSI “zeri i te rinjve te degjohet”!

“Kënaqësi të nisja sot ditën, me një bashkëbisedim të ngrohtë në Vlorë me studentë të këtij qyteti, të cilët studiojnë brenda dhe jashtë vendit.

Ndamë shumë ide të çmuara për domosdoshmërinë e angazhimit të tyre energjik, në të gjitha fushat e jetës, për t’i dhënë Vlorës shkëlqimin dhe krenarinë e merituar.

Të dëgjojmë zërin e të rinjve dhe të bëjmë çdo përpjekje për t’ju krijuar të gjitha shanset dhe mundësitë për të ndërtuar të ardhmen e tyre të sigurt në Atdheun tonë. “, tha Meta!

Ne te dyja takimet ka qene ish kandidati i PD dhe ish keshilltari i tij, Petraq Milo, nje mister nese do te garoje per LSI apo per PD!

5 komente në “Petraq Milo kandidat?! Meta ‘sfidon’ Ramën në Vlorë, fushatë në Selenicën e rezervave të bitumit dhe studentët e qytetit: Qeveria po tallet me ju”

  1. MCN says:

    … palo president rrugac, i interesuar vetem per Monalike shpk

  2. REALE says:

    A mund te shkarkohet me nder presidenti per kete krim elektoral? Po çobanet e Selenices çfare bejene, nuk e kuptojne se neser i ben kokepalare Iliri Monikes?

  3. Populli says:

    Ky po,ky eshte etaloni i ndershmerise se politikaneve tane,te gjitha c’fare thuhen per te,jane shpifje,ky eshte me i ndershmi,me patrioti,me atdhetari,ky nuk eshte hajdut,as i korruptuar,floririn e vodhi Sala me kompani dhe ja faturoje ketij,ky nuk eshte mare me trafik vizash dhe njerzish,ky mezi shtyn muajin,ky pervec rrogave nuk ka asnje te ardhur tjeter,femijet i shkollon ne Angli,me leke borxh,ky mendon familjarisht,vetem per popullin,lum populli per te

  4. Taipi says:

    KY DO VOTA PER LSI DHE JEP URDHER TE NDERTOHET RUGA MENJEHER PO NGA KUSHE E KERKONE NGA RAMA PO TE DOJE TA FUSI DOREN NE XHEPE NGA ATO 7% QE KA VJEDHUR

  5. Femra shqiptare says:

    Paska elektrorat të fuqishëm ky, mezi paska mbledhur 10 vetë. Shuuuuuuuuuuumë popullor!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje