Skeda e pasurisë së deklaruar e Ditmir Bushatit: Ish ministri i Jashtëm burime të pamjaftueshme për të justifikuar shtesën e pasurisë në vitin 2010

18 Janar 2021, 12:56Politika TEMA

Ditmir Bushati u zgjodh ministër i Jashtëm në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 dhe e mbajti këtë post deri në ndryshimet qeveritare të dhjetorit 2018.

Ditmir Bushati është diplomuar në Fakutetin e Drejtësisë në vitin 1999 si dhe kreu studimet Master në të Drejtën Ndërkombëtare Publike në universitetin e Leidenit në Holandë.

Përpara përfshirjes në politikë, Bushati ka qenë aktivist i shoqërisë civile si dhe ka drejtuar Lëvizjen Europiane në Shqipëri. Ai është emëruar në detyrën e parë publike në vitin 2004 si drejtor i Përafrimit të Legjislacionit në Ministrinë e Integrimit Europian, duke qenë njëkohësisht pjesë e ekipit negociator të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA).

Në vitin 2009, Bushati u zgjodh deputet për qarkun e Tiranës nën siglën e Partisë Socialiste, ndërsa mori një mandat të dytë në zgjedhjet e vitit 2013. Aktualisht, Bushati është i dërguari special i Shqipërisë në OSBE.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ish-ministrit Ditmir Bushati nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati nga viti 2004 deri në vitin 2018. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati për vitet 2004-2018.

Në deklaratën e dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2004, Ditmir Bushati nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare kap vlerën e 44.7 milionë lekëve.

Z.Bushati zotëron familjarisht likujditete bankare prej gati 24 milionë lekësh dhe pasuri të patundshme prej 20.7 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 78.4 milionë lekë, me burim kryesor të ardhurat e bashkëshortes nga konsulencat  dhe puna kërkimore në 62% të totalit. Të ardhurat nga paga e Z. Bushati janë në masën 24%, ndërsa rreth 6% e të ardhurave kanë si burim shitjen e një apartamenti.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, ku njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Si subjekt deklarues, Ditmir Bushati ka një shkëputje të deklarimeve nga viti 2007 deri në vitin 2010, kur rikthehet si deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Në deklaratën e vitit 2010, Bushati dhe bashkëshortja e tij deklarojnë si shtesa asetesh dy apartamente me vlerë rreth 80 mijë euro, një automjet prej 7500 eurosh dhe likujditete bankare prej rreth 16 mijë dollarë dhe 17 mijë euro, me burim të ardhurat nga puna dhe konsulenca së bashku me bashkëshorten.

Ndryshe nga ç’kërkohet në formular, Z. Bushati nuk i ka deklaruar të ardhurat e plota të siguruara gjatë tre viteve të shkëputjes nga funksioni publik, duke rezultuar me balancë negative prej 15.2 milionë lekësh për shtesën e aseteve.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” një hua prej 20 mijë eurosh, e cila ka shërbyer si burim i pjesshëm për blerjen e një apartamenti në vitin 2013 në vlerën e 110 mijë eurove.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata Para Fillimit të Detyrës 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

7 komente në “Skeda e pasurisë së deklaruar e Ditmir Bushatit: Ish ministri i Jashtëm burime të pamjaftueshme për të justifikuar shtesën e pasurisë në vitin 2010”

  1. Larg DUART E ZEZA tè KRYEHAJDUTIT dhe KRYEKUSARIT Arben Ahmetaj nga MILIONAT e €UROVE dhe ? , té FAKIRÈ-FUKARENJÉVE PA ÇATI mbi KOKÈ says:

    Ku është futur SPAK PUTANA dhe URRITHI Arben Kraja , që PAGUHET 7 MIJË €URO në muaj nga TAKSA PAGUESIT SHQIPTARË , dhe deri tani ka “KAPUR” vetëm HAJDUTË XHEPASH dhe HAJDUTË COCA-COLASH në SUPER MARKETE!! DITËZI Bushati NJË HAJDUT dhe NDYRËSIRË e KORRUPTUAR , që NUK e ndan asgjë nga PIDH MOTRAT e tjerë të POLITIKËS 30 VJEÇARE të KORRUPTUAR deri nē PALCË me DOBIÇA , PIDH MOTRA , HAJDUTË , KUSARË , HORRA , BASTARDË , ROB QIRA , TRADHTARË , GRABITQARË dhe PLAÇKITËS të VENDIT dhe ATDHEUT të tyre !!!!! Në BURG BUFG BURG BURG BURG MOTËRQIRI dhe PIDHMOTRA DitëZI Bushati ! ⚖⚖⚖?⚖⚖⚖?⚖⚖⚖?⚖⚖⚖?⚖⚖⚖????? DITËZI Bushati nga Shkodra në BUUUUUUUUUUURG , sepse është KRYEHAJDUT i KORRUPTUAR dhe KRYE HAJNË e URRYER ⚖???⚖???⚖???⚖???⚖???⚖???

  2. Genti says:

    Ja ka dhene Kotzias kur negocionte per detin.Vete me gojen e tij e ka dhene Kotziasi qe u japin 50 milion evro cdo vit politikaneve dhe mediave shqiptare.

  3. Toni D says:

    Po pasurine e Ajola Xoxes kur keni ndermed ta botoni!!!
    Apo Lali Pinoku nuk preket!!!

  4. Aman njera prej dekleratave ne 14 vite rezultoi me probleme ha ha ha , imagjino sa te tjera ka arrit ti fshehi . Edhe djali i Sules paske vjedhur , megjithese i ati ne kohen e kjofte largut ka kene ma i miri i te keqijve, nejse pyetja ime eshte keta qe zbulohen te kene kaq shume para te pa justifikuara perse nuk ndiqen panalisht , e pse jo tju merret edhe pasuria e bere ne mynyre te pa ligjeshme ???!!! Fatkeqesisht vendi jone mund te behet vetem kur ta marrin ne dore ata qe te pakten kane lindur mas vitit 90 ose 2000 , e sigurisht te kene prinder te pa infektuar nga semundja e sheqerit te kjofte largut e pergjithmone e jetes !!!!

  5. Sufllaqe per te gjithe says:

    Ja ka falur Kotzias, kur per llogari te Rames, shkonte e hidhte valle me te.

  6. dreita says:

    Sigurisht ky duhet te ishte super i paster e i saktë ne deklarim se ka bashkshorten keshilltare te vetingu i gjyqtarve, qe ju kerkon si thote populli”qimen ne vezë”
    Besoj kete se bën nga paaftesia pasi te tjerve din tu kerkoje hesap, po nga urdherat qe merr nga krimi apo paraja, se qudira shikion plot nga keta. ku njeri shkarkohet per 1 milion lek e tjetri rrinë ne pune pasi ” komisjoni krijoj bindje(jo sipas ligjit e rregullit)” se i ka me djerse pasurite e pa justifikuara.
    Te ardhura paska plot, po BIRNi a ka hetuar nëse i ka paguar taxat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje