KQZ në negociata për identifikimin biometrik, zv. komisionerja Pelinku: Ngelet në dorë të vullnetit politik

18 Janar 2021, 09:29Politika TEMA

Në një intervistë për Euronews Albania, Lealba Pelinku, zv. komisionere e KQZ-së, tregoi se procesi për identifikimin biometrik është në rrugën e duhur dhe beson se mund të realizohet në zgjedhjet e 25 prillit por sidoqoftë ngelet e gjitha në dorë të vullnetit të palëve.

“Duhet të kemi parasysh se kusht për lidhjen e kontratës është alokimi i fondeve nga Këshilli i Ministrave. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është drejtuar me një kërkesë Këshillit të Ministrave për të kryer detyrimin i cili buron nga Kodi Zgjedhor,” – u shpreh Pelinku.

Sa i takon pajisjes së qendrave të votimit me kamera, zv. komisionerja e KQZ-së tregoi se nuk është nën përgjegjësinë e saj të flasë për këtë çështje por me sa është në dijeni janë ndërmarrë hapa konkretë për përzgjedhjen e sistemit të kamerave.

Sa kapacitet ka Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të vërtetuar pastërtinë e figurës së kandidatëve për deputet? – pyeti gazetarja Mulaj referuar edhe deklaratës së ambasadores Kim për verifikimin e kandidatëve..

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje