Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim në Elbasan, Anisa Bahiti, ka bërë një shkrim së fundmi për largimet e anëtarëve të LSI nga kjo parti duke iu bashkuar PS.
Në shkrimin e saj ajo shprehet se këta individë po largohen pasi u bënë milionerë nga LSI dhe se partia për ta ishte si hotel me 5 yje.
Më poshtë shkrimi i saj i plotë:
Disa nga njerëzit më të pushtetshëm të LSI ndër vite po largohen dhe, më e bukura është se, bëjnë sikur kanë qenë të persekutuar.
Po largohen ata që LSI e kanë pasur më shumë se shtëpinë e tyre, ata që e kanë pasur hotelin e tyre, ose me saktë, suitën me 5 yje . Ata që, kur ishte Berisha në pushtet, ishin drejtorë, deputetë, ministra e kryetarë bashkie e minibashkie. Ata që, kur ishte LSI me Ramën në pushtet, ishin sërish ministra, deputetë e drejtorë.
Po largohen duke e gjuajtur LSI me gurë, kur, në fakt ata morën vetëm të mira materiale dhe pushtet personal prej saj, ata që mijëra të rinj shqiptarë, një ndër të cilët edhe unë, që votojnë ndër vite, u kanë zënë rrugën dhe i kanë marrë peng të ardhmen. Po. Sepse në pushtet ata favorizonin karrierën e nipave, mbesave, vëllezërve dhe të përkëdhelurve të tyre. Në të njëjtën kohë që deputeti i Beratit ishte Ministër, ishte dhe deputet dhe kishte vëllain drejtor të targave dhe patentave të qarkut të Durrësit. Kështu dhe shume të tjerë…
Fatkeqësisht ata për shumë kohe gëzuan mbështetjen dhe mbrojtjen deri në sektarizëm dhe krahinalizëm të drejtuesve të LSI. Aq i dhimbshëm është ky fakt sa, këta mysafirë të “hotelit me 5 yje” po largohen pa paguar, duke ja lënë borxhet në kurriz elektoratit, anëtarësisë dhe rinisë së partisë. Sërish askush nuk u kërkon ndjesë atyre mijëra vetëve për deputetët,ministrat dhe drejtorët të cilët iu vunë mbi kokë ndër vite .
Ishin po ata drejtues që nuk pyetën asnjë ditë elektoratin dhe anëtarësinë a duhet të largoheshin nga parlamenti, a duhet të braktisnin zgjedhjet e pushtetit vendor, duke i lënë njerëzit rrugëve të vetmuar përballë pushtetit më të çmendur të të gjitha kohërave të ortakëruar me oligarkinë vendase.
Për çdo kënd që kishte mendimin ndryshe për këto dy çështje automatikisht kishte një dënim, “pushkatim” politik nga sekti drejtues, pavarësisht kontributeve ndër vite dhe mbështetje pa kusht ndaj deputeteve, drejtorëve dhe ministrave që po i braktisin sot duke shkuar tek “Rilindja”.
Fatmirësisht autorja e këtij shkrimi nuk është më pjesë e asnjë strukture drejtuese të LSI dhe është drejtuese e një media modeste rajonale, si e tillë u bën dy thirrje atyre që po ikin; së pari, mos godisni me gurë partinë që ju bëri milionerë! Dhe të rinjëve ; votojeni LSI-në sa më shumë por vetem nëse ajo ka një program konkret dhe strategji reale për ju . Dhe mbi të gjitha kërkojini llogari drejtueseve që të mos ju vënë më në krye vetëm ata që iu përmbushin oreksin sektit të tyre dhe të kërkojnë ndjesë me fakte dhe jo vetëm me fjalë për milionerët që po e shkelmojnë duke ikur tek “Rilindja”!
(TemA)
Ja me ne fund e deklaroi nje te vertete kjo militante e LSI apo LRI… Sepse LSI-ja kete rol ka patur dhe ka realizuar ne politken shqiptare… .. te vjedhe, te mashtroje, te korruptoje… per te pasuruar anetaret e saj… Me te suksesshmit kane qene cifti Meta- Kryemadhi me tere ate pasuri marramendese… dhe pa tyre… me radhe sipas zinxhirit te karrieres vertikale e horizontale… deri ne kapilaret fundore qe shprbleheshin me nje punesim te thjeshte.
Nashi kjo çupa, ëdhtë me partinë leshelinë, apo kondra?!
Nga titulli po pyes unë, se brënda përtova ta lexoj këtë zhgarravinën .
Te paska dorrovitur mire Mona.
PO si ka mundesi mor jahu,akoma paska budallenj qe mendojne se kjo fallxhorja e seksit ne makine nuk eshte budallaqe?!
Cfare thua keshtu moj qyqe se te vrau Likja me Monen…..Justifikohu te paktensikur te shkau goja…..Pupupupuuuu….Cfare na ndegjojne veshet!!!!!!!
Nuk ka asgja per tu habitur njerezit kane hyre ne shtepine me “5 yje” me qellime te qarta per te vjedhe e vene pasuri ne rruge te pandershme pasi kjo ishte e vetmja gje qe ofronte shpija pastaj e braktisen,normale.
Me karakurva e karaboja si puna kesaj, elbasanllijte i çojne ke pusi qe lahet vete. Mesazhin qe jep kjo karaboja e skadume, tregon se LSI ka motivin dhe siglen qe po nuk qe hajdut, mos u fut kot tek LSI.
Bee, beeeeeeeee, ca ka kjo dhia kacurrele qe eshte merzit ?
Ca ka per tu habit, realitetin ka thone , kshu qe don apo sdon ka ra me kembet e veta tek kazoni i mutit si LSI qe eshte ,
Si u be LSI hotel me pese yje, kur vete partite e medha, edhe sot e kesaj dite kane ngelur “Hane beduinesh” !? Te duket cudi ty moj zonje, qe “klientet” e ketij hoteli po largohen!? Po nuk kishte se si te ndodhte ndryshe. Vete “hotelxhiu” Baba Xhikja i Cepanit keshtu e ndertoi kete hotel me pese yje, duke hyre e duke dale sa nga njeri hane, ne tjetrin, duke rrembyer sa te mundete, sa nga njeri, sa nga tjetri. Kete psikologji mbolli Baba Xhikja tek klientet, keshtu qe edhe ata nuk munde te veprojne dote ndryshe. Mos te duket cudi, qe jo vetem klientet te kerkojne ndonje Han, por prite sikur edhe vete Hotelxhiu te kerkoje te strehohet ne ndonjerin pre tyre.
Ne fakt Anisa kohet e fundit qarkullon nje ide lidhur me menyren e kapjes se hajduteve dh te te korruptuareve. Ideja eshte qe plumbi nxirret me plumb. Dmth nese do te kapesh hajdutet perdor hajdutet per ti kapur! Thuhet qe hjetja e hajduteve do behet me aplikim.
Mesa kuptoj LSI ka shume te tille! Shkolla e Jales dhe leksionet edhe me vidio kane dhene rezultate ne kete drejtim! Ka plote dhermbuj konkret se si LSI ne dy mandate qeverisese aplikoi metoda te shumta duke bere shume milioner!
Anis kam nje pyetje: Sivjet do te kete kurse ne Jal? Ti do japesh leksione si behesh milioner tek LSI?
Motra n.q.se do me godit Elez Gjosen ai tere jeten keshtu ka bo pare!Kur ishte me PD punonte per PS,kur u be me PS punonte per PD,kur u be me LSI punonte per salin!
Milioner ,the,je me siguri e rezervuar ne kete deklarate!Kur Elezi ka gjysmen e minibashkise 2 vaje hallit Toto Likja se ç’fare pronash e pasurie disponon!
Pa futur ketu LSI-ne e Monika Sihanukut!
mos u grindni
ka Hotele per te tere ?
Kete s;e dime a e beri milionere, po nga lope qe ishte e beri 1 dore njeri.
E sigurt qe kane gjet formulen e Ilir Metes
O goce po Likja a ta ka kerku se Mona thote seksi eshte vetem eksperience .
Kjo e shkreta qenka si ato te LGB, si burre transvesit. Imagjinoni ti japesh post kesaj per te drejtuar, apo per te qare hallet. O u shofshi me kete valen e corones, parti we qe ne themel dhe me kryetar qe erdhi ne pushtet, verem duke vjedhur e shantazhuar e vrare me te dashurin e familjes tyre, qe e kane debulese berishen. Ju shofte emeri LSI.
Zonja nuk eshte me kryetare e LRI,eshte larguar fare nga LSI dhe shkruansi gazetare e pavarur.