Ku ka të drejtë dhe ku dredhon Rama në sulmin ndaj BE-së

17 Janar 2021, 14:09Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Edi Rama ka të drejtë në vizatimin që i bën BE-së si bashkim egoist, cinik madje aspak solidar. Kritikat që ai i artikulon me tagrin e shefit të qeverisë së një vendi të Ballkanit Perendimor, që u la mbrapa liste në betejën urgjente të vaksinimit, janë të ngjashme me ato që një pjesë e madhe e italianëve nxorën nga goja për aleatët e tyre të Unionit.

Edhe po të shohësh përgjigjet që i kanë ardhur kryeministrit, qoftë nga selia diplomatike e Brukselit në Tiranë, qoftë nga ajo e Francës, sërish atij nuk mund ti vësh faj. Argumentat e tërthortë të diplomatëve europianë, se BE na ka ndihmuar më 115 milionë për tërmetin, se ajo ka akorduar 70 milionë euro për vaksinën, nuk e fshehin dot faktin se shtetet anëtare, në këtë rast, menduan vetëm për veten e tyre.

Sot ka ende vende të rajonit tonë që nuk kanë vaksinuar asnjë mjek apo të moshuar, si rezultat i pamundësisës të tyre për të shkuar në burimin e gjetjes së vaksinës.

Me qëndrimin që mbajti, kryeministri ynë mund të renditej denjësisht përkrah aktivistëve të aleancës për një vaksinë universale (ku bëjnë pjesë organizata prestigjoze si Amnisty Internacional apo Oxfam), të cilët denoncojnë pabarazinë mes shteteve dhe pamundësinë e vendeve të vogla dhe të varfra për të pasur një akses të barabartë në këtë arrijte rekord të shkencës.

Por për fat të keq, Edi Rama është larg të qenit një militant i kësaj bote ideale që flet në emër të vlerave. Këtë e provoi edhe njëherë me mënyrën si i artikuloi kritikat ndaj vendeve të BE për vaksinën dhe nga dredhia me të cilën u përpoq ta përdorte këtë fabul.

Qëllimi i tij ishte shumë më utilitar dhe propagandistik. Ai u rek të na dëftente, se pavarësisht bllokadës, ne kemi një lider të talentuar që di ta çajë atë. Ai u përpoq të tregonte se falë atij personalisht dhe talentit vetjak për të lypur, Shqipëria e filloi procesi i vaksinimit, pavarësisht se nga Europa u harruam.

Në gjithë këtë manovër politike, Rama u tradhëtua nga disa detaje jo të vogla. Fillimisht ai akuzoi BE-në, për mungesë solidariteti në shpërndarjen e vaksinave. Ai e përsëriti këtë referen, gjysëm si të vërtetë dhe gjysëm si shantazh edhe përkrah vëllait të tij Erdogan, në Ankara.

Por, ndoshta ai nuk e pati llogaritur që, si rallë herë, nga ambasadori i BE në Tiranë do ti vinte një reagim i fortë. Soreca tha se ndihej i habitur dhe iu kundërpërgjigj qeverisë shqiptare se ajo nuk ishte gati me planin e vaksinimit.

Pikërisht këtë nuk e duroi kryeministri, që pa me sytë e tij se si një lojë që e kishte nisur për propagandë mund ti kthehej në të kundërtën e saj.

Duke qenë se edhe donte ta nxinte BE-në për tu heroizuar vetë, për qëllime të brendëshme, por as nuk kishte ndërmend të konfrontohej me zyrtarët e saj, Rama ndryshoi 180 gradë. Ai tha gjatë një interviste në “Open” se Soreca e kishte keqkuptuar, se ai nuk pati kritikuar Komisionin Europian që gjendet në Bruksel dhe nuk disponon vaksina, por disa vende anëtare që kanë më tepër sesa duhet (video poshte).

Dhe këtu qe pika ku ra nga shiu në breshër për tu bërë qull nga Franca e cila e etiketoi edhe si gënjeshtar edhe si akuzues të një vendi mik.

Pra mjafton të shohësh se si Rama luan me gjysëm të vërtetat, se si ai e dredh kur bindja që ka i prish punë elektoralisht, për të mos e marrë seriozisht në ato që thotë.

E vetmja gjë që duhet ti dimë për nder është se, ndonëse për arsye aspak parimore, ai hapi një temë të vërtetë: atë të mungesës së solidaritetit të BE-së.

Ky subjekt, zakonisht tabu për elitat tona, që ende përkundin në krye ëndrrën e një Europe ideale, ia vlen të diskutohet në momente të tilla, që ruhen gjatë në memorie. Sepse, po, BE këtë herë na la prapa liste. Kjo është një e vërtetë që duhet parë në sy, pavarësisht se u artikulua fillimisht nga dikush që deshi ta përdorë për qëllime të mbrapshta.

20 komente në “Ku ka të drejtë dhe ku dredhon Rama në sulmin ndaj BE-së”

  1. kush pret nder shqiptare qe ti spjegoje ky Mut Haleje ,
    se kishte te drejte apo jo KM Shqiptare vs BE-se !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Kush i hap deren e ksaj Hale Medieatike !

  2. pjeter says:

    Kushtezoi gjithcka qe shkuan me “sipas rradakes sate” o zymbyl.”Rama ka te drejte” e kush je ti te percaktosh qe ka apo jo te drejte? Mos shkruaj ne emer te ndonje mase imagjinare o tope burre,je vetem nje personazh qe ka vleren aktuale te nje Bajge,asgje tjeter.

  3. Adi says:

    Shyqyr që të kemi ty që i vë dy pikat mbi e që ta quajmë ë. Shaje sa të duash Ramën por ai ka të drejtë për cka thotë. BE nuk ka gjetur akoma te zhdukurit kosovare dhe përkëledh Serbinë akoma por është shumë e vëmendhme ti bëjë protest Ramës qe i thotë të vëertetën ne sy. I thotë dicka që në fakt ata vetë kuptuan që e bënë gabim.Rama është më lart se ata por ja që është thjeshtë i pari l Shqipërise dhe jo i Hollandës.

  4. Likja says:

    O kodosh i bllokut, mos e intepreto Ramen, se nuk ke as bythe e as takat. Pse si vajte Enit ne emision ,apo nuk do te behesh palaço si koleget e tu para publikut.

  5. Alti says:

    Vjet Italia nuk la gje pa kritikuar bile me tone shum me te renda e aspak diplomatike ( per mua me te drejte se e jetoj ate realitet )po askush nga kjo gjoja bashkim i leshit Europian nuk beri note proteste apo hajd se ky eshte vend i vogel e e kemi kollaj te mbajme qendrim . Gjithsesi pavaresisht se sjam me Ramen ne kete drejtim e mbeshtes e ti shkoje deri ne fund per aresyen e pare qe Franca ka qene gjithmon armik i betuar i shqiptareve dhe me aresyen kryesore qe kam gati 31 vjet ketu e periudha me e mire ka qene kur nuk ishim ne Shengen e kur kishim lireten . Prandaj i them Shqiptareve mos u mashtroni nga shkelqimi i momentit se me vone do pendoheni . Kemi 20 vjet gati qe po punojme per Gjermanine e Francen

  6. LIGJEVENESI says:

    Kush eshte autor i thenjes: “O Zot, te lutem me ndihmo te rri me goje mbyllur, kur s’kam se çfar te them”? Ketij duhet ti ndeze cdo dite nje qiri, ky nip dhe djale monstrash. Do Zoti dhe na degjon, qe te mos na prishe humorin ky manjak pervers i dashuruar me gorillat e PD.

  7. Niku says:

    Bunder ky nip komunisti bunder Merua qe i jepe hapsire te tema bunder Soreka e BUNDER evropa plake… O bushat kurve te dhjefsha ty dhe Meron bashke qe te jepe hapsire ty… Po evropa te jepte vaksinat se planin sdo mende kushe do vaksinohet i pari dihet qe personat qe Jane ne linje te pare te rezikut si shendetsija si policia si mosha e thyer… Dhe me analfabeti i kuptone dhe e di keto…. Mbase qeveria eshte e pa’ afte per shume gjera po’ Jo e pa’ afte per nje Plan vaksinimi si thone Bundrat e evropes…

  8. TIRONA says:

    Actuality,ti e ke te lindur ne gen dredhekun,o bir i bllokut!

  9. iSpeak says:

    Bushato, nese Rama thote gjysme te verteta sipas teje, ti nuk thua as 10%.

    Rama i gjeti vaksinat dhe i shperndau pa patur “asnje plan” sipas Evropes.
    I kerkoi Evropa ndonje plan Ballkanit si kusht per ta pranuar ne BE,…, me fal, per t’i dhene ca doza vaksinash, dhe Ballkani kur e kishte planin gati?! Po Serbia cfare plani kishte gati kur mori vaksina kineze e ruse?!
    Ja pra, asnje “plan” nuk duhet!
    Pordhe evropiane me rigon!

  10. Ps-ja says:

    ORE MILET
    a se kuptoni qe e ka kap deliri i madheshtise kryministrin tone bejtexhi?
    Si shokun Enver dikur qe edhe pse i pashkolle pretendonte se partia e tij ishte e barabarte me partine e hurshovit.
    Se ju e pate qe edhe te maska tha se PS nuk kishte lidhje me partine socialiste.
    Ne fakt PS e ka per PIDH SAMET ai.

  11. vlora says:

    Fakt:BE ka dhene 70 mil.euro per vaksinat.Fakt:Ikemi keto pare ne dore dalim ne treg ti blejme por vaxina ka mbaruar.Ci duam leket?Fakt :vendet e BE perfshi dhe Francen kane vaxina stok ne magazina qe do u vij radha te perdoren me vone.Pyetje:Meqense na duan shume mund te na jepnin pak dhe ne te shpetonim ndonje jete?Pergjigju ti Bushat qe te dhemb me shume per Francen se sa per jetet e humbura te ne.E fundit ato pak vaxina qe erdhen po i siguroi personalisht EDI RAMA pse duhet te jemi ziliqar?Ky eshte fakt

  12. Nafia says:

    Ti Bushat,dhe ai vemja I ndyt Agim Nesho,I nipi I gjyshes tende Vito Kapo dhe kusheriri i mamase tende,jeni bere tellallet e kriminelit Sali Berisha.

  13. Identiku says:

    Sa mire i di keto punet e carjes se bllokadave ky tipi. Kush ja ka mesuzr mor aman?

  14. Dini says:

    Ky ashte legen materniteti,ndoshta edhe pampersat ja kane blère ne France

  15. iksi says:

    O Bushati , si i pa afte qe je , Rama e ka guximin qe tu thoje te mirat dhè te kqiat Europes , Amerikes dhe veç e veç çdo shteti europjan dhe as nuk eshte servil por trim i guximshem e shume i afte . Po mire more Bushati pse ju vjen kaq keq kur kritikon ose Europen ose Ameriken , por eďhe kur i lavdron , ju prap ju vjen keq dhe filloni ju e beni si trima e kritikoni Europen . Pse beheni qej dhe i kunderviheni kryeministrit tuaj dhe nuk lini fjalor pa derdhur mbi te dhe ju vjen keq e merziteni shume per ato perfaqsues shtetesh qe kritikon ai dhe mundoheni ti jepni te drejt gjithkujt qe flet e vepron kunder vendit tone e nuk lini gje pa thene per drejtuesat e vendit tend . Me keto qe flisni e veproni ju disa gjoja analista gjoja gazetar gjoja medja , atehere me te drejte ju cilson medja kazanesh une po ja shtoj analista e gazetar halesh .

  16. Konica Usa says:

    Gjithe familja kapo ne sherbim te kriminelit komunist Sali Berisha!

  17. Rrofte UCK says:

    Edi Rama – PS do thote “Pidh Samet “

  18. Jimi says:

    Cfare kujton ky debil, se njerzit jane injorante dhe nuk dine te lexojne, se cfare shkruan e thote Rama dhe mezi po presin t’ua shpjegoj ky hermafroditi!?

  19. Jack says:

    Fuck Bushati. Fucking idiot

  20. Pirth te cfryhesh says:

    Edhe ti o analist koti , o e beri , o se beri . Ndaje mendjen ” pak shtatezene” nuk ka .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje