Veliaj, ironi me Bashën: Erdha me tram në Kavajë! Është kthyer në barsoletë

17 Janar 2021, 20:46Politika TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk i rezistoi dot dëshirës për të ironizuar edhe njëherë kreun e PD, Lulzim Basha, lidhur me një nga premtimet më të famshme të tij, poër që s’u realizua kurrë: tramin e Tiranës.

“Po shikoja një spot të ca demokratëve të zhgënjyer, kur doli Luli dhe tha: “Javën tjetër fillon trami”. Unë në fakt erdha me tram sot në Kavajë! E kuptoni tani që është kthyer në barsoletë? Pra, një meme kandidon për kryeministër, kurse memet e tjera për deputetë. E kuptoni sa qesharake është?”, u shpreh Veliaj.

Ai përmendi edhe projekte të tjera, si Bulevardi i Ri, apo Lumi i Tiranës, që sipas Bashës kanë qenë ideja e tij, por që asgjë nuk ishte bërë më parë.

“Do fillojë Bulevardi i Ri tha Luli. Kur vajta unë te Bulevardi i Ri, gjeta vetëm tabelën, s’kishte filluar asgjë dhe tani na thotëështë ideja e ime. Por kur qenka ideja jote, pse grupi yt parlamentar përleshet me policët dhe bllokon projektin? Edhe për Lumin e Tiranës e investuam ne dhe ka pesë vjet që nuk përmb

4 komente në “Veliaj, ironi me Bashën: Erdha me tram në Kavajë! Është kthyer në barsoletë”

  1. Qerim Vidohova says:

    Pse nuk vazhdon me vilen zoti Veliaj? Apo tani te duhet qe me barsoleta te mbulosh idiotesine politike qe bere? Lopaten, Erjon, lopaten, dhe mbill ndonje peme, vetem ajo mund te shpetonte nga budallalleku me brire politike qe bere. Sepse po vazhdove te hapesh gojen, ti vetem marrezira dhe genjeshtra marramendese mund te nxjerresh prej saj.

  2. Real says:

    Do besh edhe pak kohe kakerdhia zogu do besh… shume shpejt do te vije rradha…

  3. LWS28 says:

    Ti Erion kohët e fundit që duhet të bësh fushatë dhe nga halli duhet të hapësh gojën dhe të flasësh më shumë se dy fjali po tregon që paske qënë një kar me zile….bole fare.
    Nuk ditke fare se çfarë duhet të komunikosh dhe si të komunikosh. Flet budalliqe , lufton kundra mullinjve me erë (Lulkës e PD-së). Po bëhesh klloun duke përsëritur palaçollëqe e historira me Lulkën.
    Dhe njerëzit kishin shpresa se një ditë do bëheshe kryeministri i Shqipërisë.

  4. Labi says:

    Trami nuk u bo se ashtu desh palloshi gjat,ishte e vermja pergjigje qe dha Lul Hollandezi ne opinion,e dha dhe me fakte,po ti o Veli si do ja besh kur te vi dita kiametit,kur hype ne fron the nuk ka me leje,dhe po behen pallatet,palloshi akoma nuk e ka marr vesh se ty te ka me opozitar se Bashen,dy fakte per gazeten.Ketu te shkolla baletit perballe pasticrri lej& laj do behet pallati rradhes ne nje kohe qe eshte problem parkimi i makinave,policia eshte inekzistente,te rrish 10 min dhe shikon alpinet e ardhur qe bejne gara me makina,ketu ne ket lagje Veliajt ju ka ngjitur dhe nje gazetare afer Lulit qe njihet nga banoret,kjo ka bere qe te krijohet pakenaqesi per palloshin,edhe pse kjo eshte lagje historikisht e majte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje