VIDEO/ "Kur qesh pa lidhje po prapë të ecën"! Rama tallet sërish me Bashën, përdor fjalët e Topallit: Nuk ua thotë emrat oligarkëve se jeton e bën plazh në vilat e tyre

17 Janar 2021, 17:10Politika TEMA

Kryeministri Rama publikoi prap një video të ish-kryeparlamentares, Jozefina Topalli, ndërkohë që kjo e fundit po akuzonte kreun e PD-së Lulzim Basha për bashkëpunim me oligarkët.

Bashkëngjitur videos, Rama shkruan: “Kur qesh pa lidhje po prapë të ecën”

Çfarë thotë Topalli në videon e publikuar nga Rama:

Topalli: U soll rreth gjysmë ore për teorinë e oligarkëve dhe nuk mundi të përmendë një oligark.

Basha: Problemi lind kur sipërmarrja, apo biznesi apo biznesmenët dhe qeveria konspirojnë kundër interesit publik

Topalli: Është ‘fake’! Është tërësisht ‘fake’!

Basha: Partia Demokratike dhe unë jemi parti e sipërmarrjes së lirë.

Topalli: Ai jeton në Tiranë në vilat e oligarkëve, në plazhet e bregdetit shiqptar në vilat e oligarkëve. Është i njësuar me oligarkët, ai darkon me oligarkët!

Dhe ne fund video mbyllet me nje qeshje te Lul Bashes, qe shpalloset tej e tej ekranit!

 

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

2 komente në “VIDEO/ “Kur qesh pa lidhje po prapë të ecën”! Rama tallet sërish me Bashën, përdor fjalët e Topallit: Nuk ua thotë emrat oligarkëve se jeton e bën plazh në vilat e tyre”

  1. Dajti says:

    Mos vdeksh kurr o Sali karma,na zbavit per dite me kete Lul karagjozin,eshte unikal,tragjiko-komik i paperseritshem,dhe njehere flm o kriminel Saliu.

  2. ?? says:

    BASHA IK ! QERROHU!!
    GJUMASH, MASHTRUES, FRIKACAK, DREDHARAK,
    SERVIL, I PA AFTË PËR DREJTIM, ME PROBLEME LIGJORE TË HAPURA DHE TË MBYLLURA ME MANOVRA JO TË NDERSHME DHE TË LIGJSHME .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje