Basha, shenja lodhjeje me Mediun dhe Idrizin: Negociatat janë të vështira

18 Janar 2021, 14:09Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pranuar për herë të parë vështirësinë e arritjes në një marrëveshje me dy aleatët opozitarë, Fatmir Mediu dhe Shpëtim Idrizi.

Në një prononcim të shkurtër për mediat nga selia blu, Basha ka treguar se negociatat me Mediun dhe Idrizin janë të vështira. “Negociatat janë të vështira”, është shprehur Basha.

“Jemi duke vazhduar negociatat me disa prej aleatëve, njoftimi do të bëhet i ditur nga grupi negociator”, u shpreh Basha.

Kujtojmë se deri më tani, Basha ka rënë dakort me Nard Ndokën për një vend fitues në listat e Shkodrës, Dashamir Shehin në listat e Tiranës, dhe Vangjel Dulen.

PD ka arritur deri më tani marrëveshje me tri nga aleatët opozitarë. Nard Ndoka ka arritur marrëveshje me Bashën duke i gjetur një vend në listat fituese të PD në Shkodër, Dashamir Shehu do të garojë me PD në listat e Tiranës dhe Vangjel Dule në Korçë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje