“Po vjen 21 Janari”, Artan Hoxha: Rihapa arkivat, kromi, koncesionet dhe rrëmbimi e zhdukja e këshilltarit të Dritan Priftit që kryesoi auditin e hapi letrat

18 Janar 2021, 15:45Politika TEMA

Pak ditë na ndajnë nga përvjetori i radhës i 21 Janarit të vitit 2011 ku u vranë 4 protestues përpara Kryeministrisë.

I ftuar në studion e “ABC” gazetari Artan Hoxha tha sot se ka rihapur arkivat për të analizuar edhe njëherë se përse shkuam në atë ngjarje, ndërsa ngre dyshime lidhur me zhdukjen e Eduard Belegut, ish këshilltari i ministrit të Energjisë në 2010.

Po vjen 21 janari dhe këto kohë i jam rikthyer arkivës përse shkuam te 21 janari 2011. Personazhet politike të përfshira në atë histori kanë dhënë disa të dhëna shumë interesante. Një politikan ka thënë keni parë ju atje në Bulqizë si ndodhin vrasjet?

Tjetri ka thënë u ngrit një grup auditi që hetoi dy muaj nga momenti i tranzicionit te qeverisë Berisha 1, derisa u ngrit Berisha 2 nga qershori në shtator, u dhanë 40 koncesione. Grupi që hetoi gjeti shkelje dhe ia çoi kryeministrit.

Po e dini kush ishte personazhi që del për auditin për licencat e audit në Bulqizë dhe koncesionet? Ishte këshilltari i ministrit të Energjetikës atë kohë, Eduard Belegu i cili u rrëmbye në Laprakë dhe u zhduk pa gjurmë dhe policia thoshte ka ikur pa lajmëruar familjen.

Një zyrtar i rëndësishëm që ishte kandidat për deputet, që kishte drejtuar një grup auditi dhe u zhduk” tha ai.

Pse lidhet emri i tij me 21 Janarin? “Sepse gjatë konfliktit që ndodhi para 21 janarit, pas publikimit të videos së famshme mes ministrit të Energjetikës së kohës dhe zv/ kryeministrit të qeverisë Berisha… Ajo video është publikuar në datë 11 ose 12 janar dhe pati një debat të madh publik deri në datë 21 kur u bë protesta.

Ishte Belegu që hapi të gjitha licencat e minierave, kromi është një nga pasuritë më të mëdha që ka Shqipëria. Në momentin që u zhduk Belegu, ka shkuar të marrë 80 mijë dollarë që ia kishte njëri borxh, u zhduk në mes të Tiranës” tha Artan Hoxha.

13 komente në ““Po vjen 21 Janari”, Artan Hoxha: Rihapa arkivat, kromi, koncesionet dhe rrëmbimi e zhdukja e këshilltarit të Dritan Priftit që kryesoi auditin e hapi letrat”

  1. deshmitari says:

    Per Artan Hoxhen kam respekt, pasi eshte nje gazetar i vertete, nga te paktet qe veprojne ne Shqiperi, por me kete analize te fundit ja ka futur kot. Eduart Belegu ka patur shume armiq, pasi ka qene i perfshire ne shume maskaralleqe. Ne se ai ka hapur “letrat” per te vertetuar abuzimet ne industrine e kromit, sic thote zoti Hoxha, kjo eshte pa dyshim gabimi me i madh qe nje gazetar investigtiv i atij kalibri si zoti Hoxha mund te beje. Ata qe e kane njohur zotin Belegu, e dine se si eshte perfshire nje ish emigrant ne Breshia me nje industri si ajo e kromit.
    Belegu, pasi eshte kthyer ne Shqiperi, u ka sherbyer si shofer drejtuesve te kompanise Italiane Darfo, qe me vone mori me koncesion uzinen e kromit ne Elbasan. Belegu, nga shofer, brenda nates, u be nje nga drejtuesit e kesaj uzine sebashku me Mario Apollon, nje teknik Italian i DARFO-s. Prej pales italiane, dihet shume mire se si ky individ kaperceu menjehere shkallet e karrieres duke i bere presion ish administratorit (Amministratore delegato) te DARFO-s, zotit Aleksander Zeka, qe ishte edhe dhenderri i Banzatos, pronarit te DARFO-s. Sipas informacioneve qe pala anglo-italiane konkurrente me Darfon, kishte atehere, Belegu e furnizonte Zeken me prostituta ne hotelet e Tiranes si dhe duke e videoregjistruar. Keto vidjo ai i perdorte kunder Zekes ne menyre qe te behej ai qe u be. Allishverishet e tija vazhduan duke shitur ne Malin e Zi ferrokromin e vjedhur ne Elbasan dhe shume te tjera qe Zeka do ti duhej tia mbulonte. Vec Zekes, Belegu beri edhe armiq te tjere biznesmene italiane qe tregetonin pajisje elektrike. Hapjen e “letrave” Belegu nuk e ndermori per te zbuluar korrupsionet e bera me pare nga ish ministrat para Priftit, por per ti bere presion atyre per qellimet e tija personale, duke lenduar edhe ata qe kishin marveshje me vete klanin Meta e Berisha.
    E thene shkurt, Belegu u perpoq te luaje “lojen e madhe”, kur ishte nje miush i vogel, prandaj e zhduken mfjozet italiane apo ato shqiptare.
    Ajo qe dua te them ne fund eshte se Belegu nuk ishte nje hero, sic po na e paraqet gazetari Hoxha, por nje mini maskara qe kerkoi te hante nje kafshate shume me te madhe se sa e kishte gojen.
    Per kete koncesion te dhene DARFO-s, K. M. asaj kohe mori nje shume prej gjysem miljoni dollaresh qe ju dhane pikerisht prej E. Belegut.

    1. Drejtesia e munguar says:

      Ti ore mike na sqarove shume me teper se keta qe quhen gazetare. Kuptohet, nuk mund te merren per baze por ama bejne me shume lidhje se cthote ky gazetari yne.
      Cfare nuk beri Berisha dhe ja ku eshte… si Skenderbeu. Bote e poshter!!

  2. xhoxhi says:

    E kuptoni ju gazetarë që nuk u pjerth njeri?Gazetarën nuk lënë gjë pa thënë,gazetat,televizionet,radiot nuk lënë gjë pa thënë e shkruar për të gjithë politikanët dhe bizesmenët dhe për asnjë nga këto që thuhen e shkruhen prokuroria as i mer fare parasysh.Ja pra pse të gjithë këto që përmënda janë bisnes për të fituar,ja pra pse politikanët thonë media e lirë që të thuhet e shkruar çdo gjë dhe askush nuk i dëgjon.Më thoni vetëm një problem që është ngritur në medja dhe prokuroia ka filluar hetimet qëndron problemi apo jo si problem.Çfarë skemi dëgjuar për Berishën,Nanon,Metën,Ramën ,Bashën etj etj dhe asnjë prokuror as shikon,as dëgjon,as lexon…Përpara për fitore të reja shokë..

  3. Lomi says:

    O Tan Hoxha pse deposton o gjobaxhi. Per ke po lun pee Allajbeun? Ptu

  4. Z.Artan Hoxha, Ju cmoj. Tema qe hapni eshte thelbesore. Ku eshte sot E.Belegu?! Duhet nje pergjegjjie, sipas meje. Kjo ka lidhje me sigurine ne teresi, por edhe me tej. Ju flm!

  5. Monika says:

    Gazetaruc artani
    Ja ke fut fare, fare, kot ! Mos bej sikur i di te gjitha…ose shkruan per te ngaterruar letrat.
    Deshmitari

  6. O Tani i dim ato para 10 vitesh ..ke gje per te thene keto 8 vite qeverisje te ripjelljes si u menaxhua kromi Bulqizes
    Kush e drejton tani vjedhjen..

  7. Ceni says:

    Nje ish punonjes ne kryeministri thote; ju shikoni cfare ndodh mbi toke, po nuk dini cfare tmerri po ndodh nentoke. E ka fjalen per minierat. E ropen, u vrane e u shuan pa i pare e gjykuar njeri. Nuk ka rendesi kush, Belegu apo Shelegu.

  8. Velo says:

    Belegu mund të ketë qenë i të gjithave, por ai është një njeri i zhdukur, ky fakt përbën detyrim për të zbardhur çështjen.

  9. Tualet Palla says:

    O dëshmitar dijeplotë. Po Ed Belegu ishte mi I vogël apo kapo se spo te marrim vesh. Po te ishte mi nuk luante njeri gjysem milioni me te dhe te kish disa bisnese, plus dhe kandidat per deputet. Te ishte luan patjeter do bente loje te madhe. Ti duket qe ke qënë rrogëtar I tij. Mos më thuaj që je Ed Manushi !! Ketij Tan Hoxhes ja kalon per fishkellima me pjesen nobile . Te dy ja fusni mire pordhes- fishkëllimë. Njeri hapur dhe njeri me sordino .

  10. spartak says:

    Më e keqja , jo vetëm e këtij maskaralliku e poshtërsie korrupsioni , por, e të gjithave , duke fillu nga poshtërsitë e abuzimet poshtë me pronat, shkatërrimet me ndërtimet pa leje e me leje , tenderat , rrugët e koncesionet e të gjitha fushave , Licensat e sajuara e të grabitura nga vetë ideuesit e hartuesit, Tarifat e pa para të vendosura në kurriz të popullit pa ligj, veç me dhunën e paligjshmërisë së vendimeve e urdhëresave dikasteriale , shkatërrimin mizor të jetës urbane , etj, e duke vazhdu me ato të sistemit të pa Drejtësisë e atyre të Policisë , e deri lart tek krimet ( se nuk gjej dot fjalë ma të lehtë ) të PUSHT-TET POLITIKES këto 30 vjet , nuk ka për ti dalë koka .
    Veprime nga CosaNostra, Camorra , Ndragheta , do duken lule para dhunës, që ushtrohet këtu , për vetë faktin , se vetë shteti, në përballje me klanet mafioze shqiptare është i pa fuqishëm , inekzistent , mos me thënë, që jo rrallë, pjestarë të saj janë dhe bashkëpunues me kriminelat , shkelësit e ligjit dhe abuzuesit .
    Pa fuqishmëria dhe inekzistenca e Shtetit në Shqipëri vjen dhe nga mos funksionimi i tij mbi binarët e Kushtetutës dhe RREGULLIT , sepse , vetëm në këtë ç’organizim të organizuar , mund të veprojnë e do e kenë të sigurtë, që nuk do i gjejë gjë asnjëherë të gjithë abuzuesit , si majtas , djathtas , në qendër , lart dhe deri poshtë .
    Ato që nxjerrin herë pas here në mënyrë pompoze nëpër TV , si fakte , ky Artani , ajo Lala apo ndonjë tjetër , janë shumica materiale të servirura me marifet nga vetë organet e akuzës , për të fillu pazaret e shitjes së eleminimit të akuzave me të akuzuarit dhe sekserët , avokatët specialista të nxjerrjes nga burgu të fajtorëve e kriminelave .
    A i keni vënë re , që pas çdo vrasje apo klrimi me armë , ku njerëzit kanë hëngë deri 10 pluimba e më shumë, dhe kanë shku tek të shumtit, akuzat e para, që rendit prokuroria e policia, dhe afishojnë e amplifikojnë tellallët, janë : ” Mbi të rëndojnë akuzat e armbajtjes pa leje , ose armëve luftarake , pjesmarrje në grup të organizuar kriminal , etj, ” . Ma efikas ky allishverish bëhet kur vrasësi , ka hikur në drejtim të pa ditur , dhe prokuroria me avokatin sekser , punojnë pa ngutje , në qetësi dhe pa u ndjerë fare për t’ju shmangur sa më
    shumë kundërshtimev , akuzave , kundërveprimeve dhe konflikteve me palët e familjarët e të dëmtuarve . Veç kur sheh pas 6 muajsh apo ma tepër, se si vijnë e vetë dorëzohen me qejf në Polici këto birbo vrasës e kriminela . S’do as men e as kalem , që vetë dorëzohen , pasi janë zhduk apo anshkalu me pare, duke bërë të mundur rënjen kundrejt edhe pagesave të tjera të akuzave një nga një . Për sy e faqe publike dhe shmangjes së përgjegjësive dhe konflikteve me familjet e viktimave , mundet ti lejnë në kurriz ndonjë dënim të lehtë apo mesatar , me ndonjë nen e akuzë , të cilat i mundësojnë daljen të lirë nga burgjet sa më shpejt që të jetë e mundur .
    Kësaj pjesës së errët të nëndheshme i vijnë anash HOXHAT e LALAT me shokë, sepse , as nuk i marrin vesht, e vetëm aludojnë , por, edhe kur dijnë ose marrin vesht rastësisht diçka, as guxojnë me bëlbëzit , e jo me fol , se qërohen në sekondë . Prejkja në interes , e kujtdo qoftë , të merr në qafë .
    Konkretisht .
    A filloi ka 2-3 vjet me u bo zhurmë rreth mundësisë ( gjoja se ja lejonte ligji ) të heqjes së dënimeve me burgim të përjetshëm të mjaft të dënuarve të rrezikshëm me jo një , por me akuzat e mbi 2-3 vrasje në kurriz . Shpërtheu kushtrimi , filluan e hynë në veprim shpejt e shpejt avokatët . Kuptohet , pazare bonë ato, që i kishin paret e krimeve dhe ju vazhdonin të pa prekura aktivitetet ekonomike me paret e krimit, pra, ishin të gatshëm me pagu . Po këta , pasi ju konvertuan dënimet, nga me burgim të përjetshëm në 25 vjet heqje lirie, vazhduan ( sepse kështu ishte plani që në fillim , dhe, nuk do kishte vlerë për të dy palët, që ata të rrinin brenda ) lojën juridike të zvoglimit të viteve të burgut me lloj lloj marifetesh e artificash . E ku janë sot ? Bërdafi i fundit , sipas orkestrimit , ju dha në disa Gjykata të Kategorisë së tretë , ma së shumti në atë të Krujës edhe për faktin, që mos të merrej vesht deri sa ti kalonin afatet gjoja të ankimimit nga organet e prokurorisë .
    Ajo gjykatësja trime dhe, që ja kishte marrë dorën , sa herë mbaronte një gjygj , të nesërm , normal, i hypte llogaria kacafiu . Nuk është e lehtë dhe e lirë me dalë prej burgu me pasë mbi kurriz dënimin e burgimit të përjetshëm . Don, përveç pareve , dhe levat e tjera , që shkojnë e kanë lidhje , që nga çapaçulët kërcënues , e deri lart tek lidhjet me pushtet-politikën .
    S’ka asgjë për t’u çuditur , sepse ka ndodhur . Çfarë do thoni ju ka ndodhur ? Po, po . Para trupit gjykues !!! . Ai, prokurori i tmerrshëm , por dhe guximtar, ka rrëzuar po vetë një nga një të gjitha akuzat me të cilat e anatemoi dhe e mbajti në burg për gati një vit të arrestuarin , deri sa ja konvertuan me lekë nëpërmjet avokatit, akuzat që binin mbi te .
    Pra . Duket sheshit, që s’kanë vend e sens akuzat e aludimet sipërfaqësore e periferike, që mund të supozojë e shtjellojë nëpër media e ekrane Artan HOXHA e ndonjë tjetër . Për fakte dhe probleme reale e serioze , nuk ja mban askujt me aludu e jo me deklaru , se i hikën koka atij dhe gjysmës së katunit ( familjes ) .
    Ky pohim nuk vlen vetëm pë këtë tipin Hoxha , por për të gjithë pjestarët e sistemit të Drejtësisë e të Pa Drejtësisë . Asnjë s’ka e nuk do ketë guximin me u përball e me i prek në interesa , këta që janë fry aq shumë nga koirrupsioni e krimi sa janë bërë ” TE PA PREKSHEM – UNTOUCHABLE “

  11. toma says:

    PO Santon qe e vrane midis Tiranes,ku eshte vrasesi////???
    Gazeta ben punen,vetem jep statistika dhe kujton por gazeta nuk di asgje.
    Te tjera vrasje do te ndodhin prape midis Tiranes dhe askush nuk do te gjendet.
    Dhe gazeta do shkruaje prap.
    Zgjidhja eshte ,por me kollaj kalon deveja ne vrime te gjilperes se sa te gjendet e verteta,

  12. edi says:

    Mos u merzitni se me 21 Janar do dali Rama,Taulanti,Braçe etj rilindas e do çojne lule tek sheshi ku u vrane ata te shkretet dhe jo vetem kaq por mund tu bejne dhe ndonje vizite perkujtimore ne shtepi e te japin ndonje premtim.Arsyeja qe nuk eshte arrestuar asnje deri tani eshte per faj te Berishes qe si ka dhene leje Skenderbeut te arrestoje ndonje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje