"25 prilli", Mediu vijon pa Bashën prezantimin e kandidatëve! Pas Tiranës, zyrtarizon listën në Shkodër: E bëjmë për shqiptarët

18 Janar 2021, 18:24Politika TEMA

Kryetari i Partise Republikane Fatmir Mediu ka zyrtarizuar listën e kandidatëve për deputetë edhe në Shkodër, duke e bere kryeqendren e veriut te dytin qark pas Tiranes permes te cilit sfidon Lulzim Bashen dhe dialogun me te!.

Lista kryesohet nga Ditmir Harusha ndërsa ende nuk bëhet me dije se cilët janë emrat e tjerë.

Kreu i PR tha se kandidaturat do jenë të PR dhe opozitës, për të bashkuar votat dhe për të bërë të mundur fitoren.

Ai u shpreh se vetë nuk ka ndonjë preferencë se ku duhet të kandidojë, por e rëndësishme është fitorja.

Mediu: PR do të prezantojë kanidatët e 25 prillit, të cilët do të jenë kandidatët e PR dhe opozitës. Për mua është e rëndësishme të bashkohen votat.

Edhe republikanët dhe partitë e tjerë. Meqënëse ne me PD kemi marrëdhënie specifike, jo të ndajmë parcelat, por të fitojmë së bashku, në interes të Shqipërisë dhe të bashkojmë shqiptarët.

Ne jemi të gatshëm që në atë hapësirë ku kandidon PR të gjykojmë së bashku kush është kandidati më i mirë. Për të mos i prerë rrugën asnjë demokrati apo republikani.

E po presim një përgjigje nga PD për listat, në interes tonin si shqiptarë. Rama ndryshoi kodin zgjedhor për të na përçarë.

Unë nuk kam preferencë personale për qarqet, mund të shkoj kudo ku mund të marr dhe një votë.

Pyetje: Ka pasur ndonjë sinjal nga Basha?

Mediu: Ne vajzdojmë negocimet, kur je në politikë ke raport me pulikun jo vetëm me kolgët pasi nuk kemi të bëjmë me interes tonin personal, por të gjithë shqiptarëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje