Dash Shehi: Ne duam të futemi në BE, Rama na bën miq me turqit

18 Janar 2021, 17:55Politika TEMA

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi u shpreh se Ramës kur i duhet Ambasada franceze, ajo amerikane ose BE-ja bën lloj-lloj akrobacirash, ndërsa kur nuk i duhen, gjen gjithmonë justifikime për t’i sulmuar.

Ai tha se kjo sjellje e Ramës nuk i prish punë Francës, por i prish punë Shqipërisë dhe theksoi se tani kemi bërë miq turqit.

“Ramës kur i duhet ambasada franceze, ajo amerikane ose BE-ja bën lloj-lloj akrobacirash, ndërsa kur nuk i duhen, ky gjen gjithmonë sebepe për t’i sulmuar, për t’i akuzuar.

Francezët i kanë dhënë një medalje këtij edhe pse nuk e di pse ia dhanë.

Ndoshta sepse bëri atë shërbyesin dhe intrigantin e vogël, duke gjetur nja dy miq andej nga presidenca franceze.

Nuk është se ky i prish punë Francës, por i prish punë Shqipërisë dhe i ka prishur prej 8 vitesh që jemi jashtë BE-së.

Tani na dolën miqtë të rinj si turqit. Tani na kanë ardhur të gjitha kompaninë kineze”, tha Shehi në Ora News.

Shehi shtoi se vendi ynë ka si qëllim prej 30 vitesh që të futet në BE, por tha se prej 8 vitesh Rama e ka lënë jashtë Shqipërinë duke punuar kundër Evropës.

“Ne kemi një qëllim dhe një strategji praj 30 vitesh në raport me BE-në, por ky për 8 vite na ka lënë jashtë.

Për të justifikuar pse jemi jashtë, sepse ky nuk ka zbatuar pikat që ata kanë vënë dhe ka punuar kundër Evropës, sigurisht që ata nuk kanë asnjë dëshirë që të jemi në Evropë me këtë në krye. Prandaj ky justifikohet se ne nuk na duan, se BE-ja ka paragjykimi.

Ky tani po na i del për zot probleme që ka Evropa. E cila ka pasur dhe do të ketë gjithmonë probleme, nuk i zgjidh Rama hallet e saj.

Ne duhet të zgjidhim hallet tona që të futemi. Këtë herë na e ka fajin Franca, herën e kaluar ishte Holanda, nesër del Gjermania”, tha Shehi.

21 komente në “Dash Shehi: Ne duam të futemi në BE, Rama na bën miq me turqit”

  1. Cudia says:

    More plere!!! A i the Berishes ndonjehere se pse na futi ne Konferencen Islamike? Rama beri marreveshje tregetare kurse ti me Berishen na futet ne shoqaten islame. A te ka ngelur ndonje gram tru apo ti ka thare rakia? Cope mishi me dy sy.

    1. Ray says:

      Mos ja vini re, se do kete qene nen efektin e alkolit .

      Se ky pi qe ne pik te sabahut 2 dopio

  2. Dash trapi rakia e Turkut eshte.
    Faqoren para se te llomotitje e thave apo ke faqoren e dyte.
    Ti ngele ke ija ,ora vetem mrapa po te shkon.
    Hajde ta kthejme me fund o Dash Shehu si atehere tek tabakhonija.

  3. Velo says:

    Franca ia ka dhënë dekoratën Ramës në kokë të vetë, Dashi nuk di gjë.
    Ç’na duhet Turqia, plënca dhe dy-tri dopjo raki në mëngjes do Dashi dhe është në rregull. Harrova, do edhe një vend në listën e PD.

  4. Futja kot says:

    Dashi, lere turqine e vazhdo rakine. Ke 30 vjet qe e shtyn me keto muhabete.

  5. Sala prej Tirone says:

    Sa rehat je ti mor Dasho,e fillove dhe po e mbyll,here ne fushe e her ne stol,mire thote ai i gjati,hudhra,djath e naj dopio,kur ta do puna ja fut allaturce,kur te thone keta moderatoret e maleve,pa din e iman,ja fut allafrangshe,lum ti mor Dash i ziafeteve,se e bane TIRANEN PER VETE

  6. Dee says:

    Problemi i Dashit, eshte se Turqit nuk e pine Rakine.

  7. Ana says:

    O Dasho po kur vinte Erdogani ne Shqiperi dhe bashke me Saliun inagoronin kot per se koti segmente te rruges se kombit ne ndertim e siper, ti ishe ne hatlla? Dashurine per ne Turqia e ka shprehur ne menyre konstante pavaresisht se kush qeverise. Dhe eshte ne edukaten tone qe miqt e vjeter ti respektojme.

    1. Gome Celiku says:

      Mese e vertete dhe shume dakord.

  8. Ardi says:

    Ne BE-futu vete. Merr dhe flamurin e LGBTS vare ne qafe dhe vazhdo je i lire. Ne do te mbajme anen e stergjysherve tane. Otoman deri ne vdekje.

  9. qytetar says:

    Oh mor Dash i kopese !

  10. qytetar says:

    Eh mor Dash i kopese !

  11. american16al says:

    Ik ore qelbesire pianec i papergjegjeshem, me Turqine nuk e kemi miqesine nga Rama por nga shekujt, ore maskara ordiner.

  12. Tani ,Canada. says:

    Zoti Shehu, shko bej me mire ate per te cilen je expert: merr shishen dhe ktheje me fund, por futja gjumit dhe mos fol se e prish pastaj..
    Ajde bye, bye….

  13. Pietari . says:

    Mire qe s’ka ngateruar FJALIMIN Dashi , po te kishte bere ndonje marveshje me Ameriken Rama , do nxirte fjalimin tjeter : C’na duhet Amerika ajo eshte larg c’do na beje , ja ku e kemi Turqine ! C’ti besh kohe LISTASH , duhet share Rama , sa te zeme ndonje vend ne to ?!!!

  14. Labi says:

    Spiun sigurimi ka qene Dashi,ka Tironca qe ja dine dhe pseudonimin.

  15. denis says:

    Dash Thehi si nuk fole nje here esell, cfar te keqe ke pare ti nga Turqia mor derr Tirone, Turqia eshte vendi i vetem qe po na ndimon ne keto 30 vite…
    O Tironc idjot nga ata me carac, pus dhe budallin ne shtepi.

  16. Kole says:

    Ky eshte nje nga ata qe e fillon rakine qysh ne mengjes me pilaf e tasqebab dhe fshin buzet me peshqir.

  17. Qytetari says:

    Dhe mendo te keshe perseri e perseri ne legjislativ nje funderine , nje pijanec e nje njeri te degraduar si ky, qe ngrihet e ngryset dhe gjithmone mendjen e ka te tasi i gjizes e gota e rakise.

  18. Malsori says:

    Ky Dashi i SAliut eshte nje pijanec prototip i katundarit te trash te Tiranes.Eshte nje plak i rrjedhur pa nivel intelektual parazit qe te veshtiros ta shohesh ne ekrane televizive pale sera e ndyre e tyre te jene prap ne parlament.Ketyre pleqve qe ju shpeton shurra ne brek duhet te dergohen ne Azilen e Pleqve te lozin DAM se nga SHAHU nuk marrin vesh.Malsori .Boston.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje