"Lufta" brenda opozitës: Pse kanë ngecur negociatat e Bashës me Mediun, Kryemadhin dhe Shpëtim Idrizin?

18 Janar 2021, 18:24Politika TEMA

Vijojnë ende pa një marrëveshje negociatat e Lulzim Bashës me disa prej aleatëve të Partisë Demokratike, mes të cilëve edhe Partinë Republikane.

Ecurinë e procesit që duket se nuk është aspak i lehtë e konfirmoi edhe kreu i opozitës Lulzim Basha, ku treshja e negociatorëve në selinë blu duken larg përmbushjes së pritshmërive të republikanëve, të cilët kërkojnë në lista të sigurta tre mandate deputeti, dy në qarkun e Tiranës dhe një në Fier.

Vështirësinë e këtyre negociatave e pranoi edhe Fatmir Mediu, i cili i kërkoi kryedemokratit që të vlerësojë peshën elektorale të forcës politike që ai drejton, bazuar në historikun e votave të republikanëve, të cilët, sipas Mediut, kanë prodhuar në zgjedhje 4 mandate deputetësh.

Përballë presionit në rritje të aleatit 30-vjeçar, i cili ka paralajmëruar edhe daljen më vetë në zgjedhjet e 25 prillit, Basha tha se së shpejti pritet edhe vendimi.

Fatmir Mediu kërkon që grupi i negociatorëve në selinë blu të vlerësojë çdo kandidat potencial të republikanëve, i cili votat i përkthen në fitore të opozitës në zgjedhjet e 25 prillit.

Por Lulzim Basha duket se nuk ka negociata të vështira vetëm me republikanët. Ende pa marrëveshje janë edhe aleatë të tjerë, si PDIU, LSI e PBDNJ.

Parimisht marrëveshjen demokratët e kanë mbyllur vetëm me PAA-në e Agron Dukës, LZHK-në e Dashamir Shehit dhe PDK-në e Nard Ndokës, të cilëve iu është premtuar nga një mandat i sigurtë deputeti.

Problemi i Bashës me Kryemadhin, Mediun dhe Idrizin, është se ata kërkojnë më shumë se çfarë iu ofron ai.

Dhe për këtë arsye është duke u zhvilluar një luftë nervash, të cilën nuk dihet kush do e fitojë.

6 komente në ““Lufta” brenda opozitës: Pse kanë ngecur negociatat e Bashës me Mediun, Kryemadhin dhe Shpëtim Idrizin?”

  1. Brezi i djegur says:

    Ahahaha po Lyli sikur I ka zgjedhjet e fituara, pse qan per tre deputetet e Mediut.. O te humbur e dini edhe vete se me shume se 40 deputete nuk I beni te gjithe bashke prandaj ziheni si kurva.. Ata te riclikuar qe prezantoni per kanditate populli shqiptar i ka hedhur ne koshin e plehrave me kohe.. Prandaj ne 25 prill shqiptaret do votojne per njerezit e punes.. Ju ne gjume do jeni si sot edhe mot.

  2. Dajti says:

    Zenia e vendeve te sigurta nga Duka, Shehi,Ndoka e ka veshtirsuar poziten Mediut me Idrizin,edhe ata nuk mund te marin me shume se nje,se pastaj do ngelen jashte Paloqja me shok.

  3. ????

    sharlatan kllouni ,
    gamilja e shkretetires kapardis me Kostum lol !
    haaaahahahahaah
    mbas zgjedhjeve do kerrcasin Prangat duarve bythec !

  4. Sokol says:

    Fajin e ka Kujtim Gjuzi,ka ngecur me Paloken.

  5. Tan Tirona says:

    Cfar aleatesh? Sistemit të Berisheve I erdhi fundi, dhe kta ALEATËT ishin diversi per ti hedhur hi syve alektorstit Naiv se në Shqipëri paska edhe parti të tjera me elektorat të vogël. Kta jan si bashkimet profesionale në kohën e dulles, rrogëtarë që për një kohë ishin pjesë e lojës, tani nuk I hyjnë në punë dreqit. U tregu me inteligjent MURRIZI!!!!

  6. Nuk ka turp me te madh me keta zgjebarak.Luli merr nje lukuni qensh qe as dreqit si duhen. Pretendojne se kane parti kur ndjejme neveri sa here dalin ne ekran dhe flasin ne emer te popullit. I zente pandemia se vete nuk largohen kurre. Ishalla na degjon zoti kete here qe te shpetojme nga langaraqet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje