Yuri Kim përshëndet marrëveshjen Shqipëri-Greqi: Gëzohem kur miqtë tanë punojnë së bashku për të zgjidhur problemet

18 Janar 2021, 20:51Politika TEMA

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim përshëndeti sot marrëveshjen e arritur mes Shqipërisë dhe Greqisë për sa i përket forcimit të bashkëpunimit kufitar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Yuri Kim shkruan se gëzohet kur miqtë punojnë së bashku për të zgjidhur problemet e përbashkëta.

“Marrëveshja e sotme mes Shqipërisë dhe Greqisë është një hap pozitiv. Kontrolli më i mirë i kufirit forcon sigurinë e të dy vendeve dhe rajonit. Gëzohem të shohim miqtë tanë duke punuar së bashku për të zgjidhur problemet e përbashkëta,” shkruan Kim në Twitter.

Greqia dhe Shqipëria kanë arritur një marrëveshje për të pasur një mision të përbashkët kufitar për të parandaluar fluksin e migrantëve dhe trafikimin e drogës ose mallrave të paligjshëm në të gjithë vendet.

Palët kanë rënë dakord të kenë një qendër të përbashkët ku stafi shqiptar dhe grek do të punojnë së bashku, i cili do të vendoset në territorin anësor grek. Qendra pritet të hyjë në funksion pas rreth një muaji.

Përpos agjencisë evropiane Frontex, do të ketë kontrolle të rritura kufitare nga të dy palët, si nga Greqia ashtu edhe nga Shqipëria.

2 komente në “Yuri Kim përshëndet marrëveshjen Shqipëri-Greqi: Gëzohem kur miqtë tanë punojnë së bashku për të zgjidhur problemet”

  1. Kalec Dega says:

    E nderuar Kim Lu Luja, Cekun e bardhe e hongren njahere Shqypot…. Shko ne Amerike dhe cliro Ameriken nga komunistet….lene Shqiperine, ajo eshte ne rrugen e vazhdimesise te tradhetise se interesave kombetare, si per zakon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje