Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, është pyetur mbrëmjen e sotme nëse ka lidhur një koalicion me Lëvizjen për Ndryshim të Jozefina Topallit.
Topalli tha se ata janë bashkë, por theksoi se ende nuk kanë përfunduar një marrëveshje mes tyre. Ai tregoi në emisionin “Log” se ai dhe Topalli janë të detyruar të bashkëpunojnë për të rrëzuar treshen politike.
“Konkrete është se ne jemi në një linjë. Sipas meje, ne jemi të dënuar që të bashkëpunojmë, e cila është kauza që na bashkon.
Ne duhet të shfrytëzojmë edhe avantazhet që mund të japë kandidimi, pra bashkimi i forcave, ndryshe nuk mund të rrëzojmë tre dinozaurët”, deklaroi Patozi
Nuk Ju beson njeri sidomos mbas bashkimit me Jozin Ajo ka qene number 2 or 3 ne ate vend abuzoi me pushtetin si deshi duke u hakeryer share mbrojtur e justifikuar edhe vrasjet ne tv Tani si mundet Ai populli ta votoje perseri Ndoshta kini te drejte mund te kene haruar?
Ju flini more njerëz.Rama ka gjithë pushtetin lokal,diçka ka bërë edhe për Shqipërinë dhe ju fytyra të djallosura që nuk bëtë prokopi kaq vite në politikë tani dilni dhe thoni do rëzojmë dinosaurët.Më vjen keq që gjykoni kaq cekët.Populli vërtet don më mirë por nuk e pret nga ju sepse jeni të konsumuar.Mos u lodhni kot por meruni me diçka tjetër se do dsikreditoheni shumë keq.Rama do ikë kur të thotë Amerika dhe B-E.