11 vjet nga zhdukja e Eduart Belegut, Artan Hoxha: ‘Mafia shtetërore e kromit’ i çoi mesazh Dritan Priftit, duhet të qepte gojën. Akuzat e Metës ndaj këshilltarit të zhdukur

19 Janar 2021, 09:08Politika TEMA

Gazetari Artan Hoxha, kujton pas 11 vitesh, rrëmbimin dhe zhdukjen e këshilltarit të ministrit të Ekonomisë Drtitan Prifti, Eduart Belegu.

Eduart Belegu u rrëmbye në mes të Tiranës të mërkurën e 24 marsit 2010, dhe prej asaj dite nuk ka asnjë informacion për të.

Hoxha shkruan se këshilltari i ish-ministrit Priftit sapo mori detyrë, ngriti një ekip kontrolli për të hetuar të gjitha dosjet e koncesioneve të kompanive të kromit në zonën e Bulqizës.

“Nepermjet ketij krimi te organizuar mire, ju dergua edhe nje mesazh i forte ministrit Prifti, i cili duhet te qepte gojen dhe mos guxonte me te perballej, me ate qe njihej si “mafia shteterore e kromit”, shkruan gazetari ndër të tjera.

Postimi i plotë i Hoxhes:

Nga cikli “Asgje nuk harrohet”…

Si u zhduk pa lënë gjurme, te merkurën e 24 marsit 2010, Eduart Belegu, këshilltari i ministrit te ekonomisë, Dritan Prifti.

Kufoma e tij nuk eshte gjetur ende edhe pas 11 vitesh.

Si u rrembye diten per diell dhe ne mes të kryeqytetit, ish-kandidati per deputet i LSI-se ne vitin 2005.

Belegu, ishte nje nga perfaqesuesit e strukturave drejtuese te LSI qysh nga themelimi i saj dhe me pas nje nga kontribuesit financiar ne fushatat elektorale te kesaj force politike.

Sapo ish-ministri Prifti, mori detyren ne shtatorin e vitit 2009, Belegun e perzgjodhi ne stafin e tij, si nje nga njohesit me te mire ne vend, te industrise se kromit.

Me te marre detyren Belegu, ngriti nje ekip kontrolli, per te hetuar dhe shqyrtuar te gjitha dosjet e koncesioneve dhe te licensimit te kompanive te kromit ne zonen e Bulqizes.

Ky hetim, krijoi alarm te perfaqesues te larte te qeverise Berisha pas kualicionit PD-LSI, dhe vetem pak jave me pas, me 16 nentor 2009, Belegu u nxorr jashte loje pas nje urdher arresti te gjykates se Elbasanit.

Belegu e cilesoi kete arrestim, si sulm politik ndaj tij per shkak te interesave, qe kishte prekur ne industrine e kromit.

Nderkohe zv/kryeministri Meta e cilesoi Belegun, si nje personazh te korruptuar qe duhej te mbante pergjegjesi ligjore per shkeljet qe kishte bere.

Ne nje situate te tille, ish-ministri Prifti, nuk pati mundesi ta mbronte dhe u detyrua te firmose shkarkimin e tij.

Vetem 3 muaj me vone, pasi zhurma ishte shuar, Gjykata e Larte me 10 shkurt 2010, e liroi nga burgu Belegun duke e lene ne detyrim per paraqitje.

Kjo dosje nuk u hetua kurre dhe askush nuk u denua per te, duke deshmuar qe ishte nje dosje e ndertuar thjeshte per te nxjerre nga loja dhe nga funksioni shteteror Belegun.

Por mesa duket interesat qe kishte prekur Belegu, kishin shkuar shume me lart nga cfare mendonte ai. Per kete shkak, nje muaj e gjysme me vone, me 24 mars 2010, u organizua rrembimi dhe zhdukja pa lene gjurme e biznesmenit Belegu.

Nepermjet ketij krimi te organizuar mire, ju dergua edhe nje mesazh i forte ministrit Prifti, i cili duhet te qepte gojen dhe mos guxonte me te perballej, me ate qe njihej si “mafia shteterore e kromit”…

Hetimi per kete ngjarje u sabotua qysh ne fillim, duke u deklaruar nga Policia e Shtetit, se Belegu ishte larguar me vullnet te lire jashte shtetit dhe ishte fshehur per shkak te problemeve qe kishte.

Ne qershor te vitit 2010, zyra e Interpolit ne Lion, e shpalli ne kerkim kombetar Eduart Belegun.

Por edhe 11 vite me pas, Eduart Belegu eshte i zhdukur pa lene gjurme, pa patur ende nje varr per te..

Me poshte emisioni Xhungel, i publikuar ne daten 28 maj 2012, ne NEËS24.

Në të,  hidhet dritë, se si ka ndodhur rrëmbimi dhe zhdukja e Eduart Belegut, si dhe perplasjen mes zv/kryeministrit Meta dhe ministrit Prifti ne lidhje me kete ngjarje.

Shperndaheni sa me shume..

Familja dhe femijet e Eduart Belegut, meritojne te kene nje varr per te afermin e tyre, ashtu si kane nevoje per drejtesi, cilido te kete qene motivi i ngjarjes..!

13 komente në “11 vjet nga zhdukja e Eduart Belegut, Artan Hoxha: ‘Mafia shtetërore e kromit’ i çoi mesazh Dritan Priftit, duhet të qepte gojën. Akuzat e Metës ndaj këshilltarit të zhdukur”

  1. ilir says:

    Ça di gjeni?!!
    Sa te thella jan minierat e kromit!

  2. Gome Celiku says:

    Cfare hetimesh beri Rama 8 vite per kete histori?

  3. Taulant says:

    Merni te pandehur Shkejzen Sali Berishen, furjani kembet ne rrip te dyfekut, dhe keni per ti zbardhur te gjitha enigmet e erreta te drejtesise alla Adriatik Llalla.

  4. Konjak says:

    E kuptuam mesazhin tuaj , per ngjarien Belegu , pas 10 vitesh . Zoteri Hoxha , sigurisht ju beni punen qe ju duhet , ne kete moment , mir beni , por c’far keni bere per 10 vjet , pse se keni hedhur , per zgjidhje , kete ngjarie , por e shperndan , pikerisht tani ne kohe zgjedhiesh !?. Sigurisht ty s’te han maraku per Belegun e beleger te tjere ; por i perdor keto raste kur te duhen , per interesa ekonomike e morale , mase xhvat ndonje cope nga e majta . A thua ti haje Rama , meskinitetet e tua , me se shumti keni prej tij nje pershendetie . Po nese prekuroria do ti merrte te mirqena deklarimet e tua , dhe tju detyronte ti denanconit , per te silat do mbanit edhe pergjegjesi , si do ia benit !?.. Ti dhe te tjere si ti , me keto deklarata — ne kuadrin e propagantave , ne kohe zgjedhiesh — , i perdorni edhe per shou mediatik , ne interes te politikave te caktuara . Sigurisht , per sa kohe do keni hapsire per te perdorur “ngjarie ” , pa asnje fakt , per propagant , per interesa te politikave te caktuara , ju do ti shfritezoni , si lajm gazetaresk , ne interesin tuaj ekonomike e me tej ..

  5. Velo says:

    O konjak fallco, mqs ti e mësove sot për herë të parë këtë histori, mendon se nuk është treguar më përpara nga Z. Hoxha. Dielli nuk lindi kur linde ti, ai ka qenë aty edhe kur të dhjeu jot’ëmë tyj, hë krriçi i xhaxhait.

  6. BRSS says:

    O KEERRIÇ NUK HETON RAMA POR PROKURORIA ATE K PROKUROR QE KISHTE VEN SALIU DHE ILIRI QE MBYLLI SHUME VRASJE DUKE FILLUAR ME GERDECIN 21 JANARIN DETIN E ÇEZIN PRANDAJ MOS HA SHUME MUTE O ORDINER I LULIT

  7. rexha 10 says:

    Minierat shqiptare ,sidomose ate te Bulqizes e ka shfrytezuar Serbi ,PASTAJE NJE ITALIAN,TE LIDHUR ME KURUMIN E METARLUGJIKUT TE ELBASANIT .MBASI FILLUAN MARVESHJET ,U ZBULUA SE KROMI NUKE SHKONTE NE PORTINE DURRESIT ,PORE NE SERBI Ketu filluan debatet edhe me nje firme Italiane.KJO ndodhi mbase incidentit ne miniere, ku humben jeten puntoret qe punonin aty jashte kushteve te sigurimit teknike ,dhe pa pajisjet e puntoreve me rrobat e punes.Edhe rai 3 italian ka dhene nje program per mafien minerale te Shqiperise ne lidhje me femijet qe punonin per te gjetur kromin ne siperfaqe ku hidhej dheu i dale nga minierambase rai3 ,mediaseti kanali 6 ne emisionin :: le jene:.
    Edhe sote te kesaje dite eshte po e njejta gje .Pasurite minerale te Shqeperise jane ne duarte e mafies ,dhe vazhdone te trasportohet akoma nje pjese ne Serbi . Gazetari Tani ,mbase 9_10 vjetesh po hape nje plage tjeter ,pore aventura vazhdone akoma ,ndersa Tani flete.Ndersa per sekretarin e ishe te ndierit ministrit Prifti ,ka pasur konflikte te medha interesi me gjithe grupet e bandave qe moren minieren ,dhe fliste se eshte kercenuar me njerze te familjes .A e moren penge ,apo e zhduken te gjalle duhet ta dije floriri.sepse Prifti ishte minister ,qe vinte nga lsi.Asnje veprime nuke u bente pa lejen e Ilirit. A JU KUJTOHET VIDIO ME BLLOKE ,KURE I THIRRTE MINISTRAT QE BENIN PJESE NE LSI.Problemi eshte se c’fare beri kryeministri tjeter qe erdhi ne pushtet RAMA”””????????Jemi akoma ne vitet 90 ,pore me nje ndryshim te madhe te shkaterrimit total te vendit,me krimet e medha te kryera ne mynyre me te kamufluar ,dhe me vjedhjet e pasurive te nentokes ,prape nga pushtetaret.Tani do bente mire qe po te kishte fakte ti conte ne prokurori ,apo ne SPAK.Per ndryshe do te jeni akoma aty edhe mbase 20 vitesh te tjera ,pore me me shume jete te humbura.Loja vazhdon ,edhe pse vitet ikin.

  8. Konjak says:

    Velo , te me hash mutin 200 here , fytyre e dhyer , qelbanik bir qelbaniku , qen bir qeni e zuzar i dhier , fundurine e kuturbuar . fundurine bir fundurinash , injorant e barbar , primitiv e llapaqen . Zuzar edhe ju staf i Temas , qe qe vet i shkruani keto felliqesira dhe vet i botoni , Ne hale te veni , pisanjoz e zhelexhinj te kuturbuar . Konjakut , ti hani mutin , e nese s’ngapeni te hani mutin e gjith shqiptareve te ndershem .

  9. Donald says:

    Turp ju te gazetes qe lejoni komente si te konjakut. Kur bejme komente serioze e mendimi ju I bllokoni. Turp qe nuk keni etike gazetarie.

  10. fdsfds says:

    qofsha i gabuar po gjithmon kam patur pershtypjen sikur u largua vet..
    uroj qe te mos i kete ndodhur asgje

  11. 0 0 7 says:

    Ky gazetari duket se nuk ka zbuluar gje te re dhe trajton te vjetrat.Ne fakt,zhdukja Belegut,ose zbardhja e saj mund te gropose nje grup te tere,duke filluar nga maja e LSI-se.Po te donte Likja,Belegu nuk bente nje dite ne polici,por thenia se Belegu eshte…i korruptuar,e padit rende ate,sidomos me zhdukjen e tij.Vulen e korrupsionit gjigand,grykesise per fitim e shohim ne Lalez,ne 15 hyrjet e perfituara nga pallati Mones ne token qe ja la i ati ne Tirane,mgjse ishte brigadier blegtorie ne malet e Dibres.Kjo demokraci ka ardhur vetem per politikqenerit,mos i gezofshin parate dhe pronat!

  12. vlora says:

    InvestiGaztori Artan raki skrapari kerkon te turbulloje ujerat. E ka marre persiper dhe ja ka borxh atyre qe e mbajne me buke e me ca substanca

  13. ANDONI says:

    Tani! Për raste të tilla misterioze, prokurorët duhet të fillojnë nga “rezultati” (produkti) dhe të kthehen prapa në origjinë. Cili është rezultati tani? Si mund të kthehesh mbrapsht? A mund ta bësh atë? apo tani është puna e SPAK pasi përmenden figura politike? A po e sugjeroni atë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje