Ngërçi, Fatmir Mediu: Lulzim Basha të bëjë një aritmetikë të thjeshtë, koalicioni me PR është në interes të PD

19 Janar 2021, 10:14Politika TEMA

Ndërkohë që nuk kanë arritur ende një marrëveshje parazgjedhore me Partinë Demokratike, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha nga Shkodra se ajo që kërkojnë, është që të ndërtojnë një raport të drejtë, “në mënyrë që dhe votat e Partisë Republikane në Kukës, në Dibër, në Gjirokastër, apo në cdo rreth, t`i shtohen Partisë Demokratike”.

Sipas Mediut, “edhe në këtë rast interesi është i Partisë Demokratike”.

Kreu i PR, nënvizoi se PD-së i duhen votat e Partisë Republikane, ndaj, “ajo që i kemi kërkuar Partisë Demokratike është le të vendosim disa kritere, të cilat janë të barasvlefshme për Partinë Demokratike, për Partinë Demokristiane, për partinë e të Drejtave të Njeriut , për partinë came dhe të gjithë partive që janë në koalicion”.

“Partia Republikane në vitin 2013 në Shkodër, për 40 vota nuk ka marrë mandatin e deputetit.

Pyetja është e thjeshtë. A i duhen Partisë Demokratike 4,800 votat e Partisë Republikane?

Unë mendoj që po të bëjmë një arithmetikë të thjeshtë, patjetër i duhen, se në 2017 humbëm dhe 4000 vota të tjera.

Pra duhet të shtojmë për të marrë mandatin e pestë edhe 4000 të tjera. Atëherë si mund të përjashtojmë nga procesi kandidimin e njerëzve të Partisë Republikane.

Ajo që i kemi kërkuar Partisë Demokratike është e tillë; të dashur miq le të vendosim disa kritere, kritere të cilat janë të barasvlefshme për Partinë Demokratike, për Partinë Demokristiane, për partinë e të Drejtave të Njeriut , për partinë came dhe të gjithë partive që janë në koalicion, sepse një transparencë dhe kritere të barabarta, ndërtojnë një raport të drejtë, në mënyrë që dhe votat e Partisë Republikane në Kukës, në Dibër, në Gjirokastër, apo në cdo rreth, t`i shtohen Partisë Demokratike dhe në këtë rast interesi është i Partisë Demokratike.

Por si mund të shtohen votat e Partisë Republikane, në qoftë se Partia Republikane përjashtohet nga mundësia e kandidimit në Shkodër.

Nuk kërkuam privilegj, as zonë të lirë, por po kërkojmë njerëz që të kontribuojnë në fitoren e opozitës.

Prandaj te bashkohemi ne Shkoder dhe mbare Shqiperine ne dt 25 Prill per ta rikthyer vendin ne rrugen dhe vlerat Europiane’.

Mediu ndër të tjera kujtoi se “ne u krijuam si parti antikomuniste, për t`u shndërruar më vonë në një parti me besimin tek vlerat e jetës, lirisë dhe ndërtimit të lumturisë, të drejta këto të patjetërsueshme të dhëna nga Zoti. Nga krijimi i Partisë Republikane dhe deri më sot, ne kemi qenë dhe jemi aleatë, bashkëudhëtarë dhe bashkëkontribues me Partinë Demokratike dhe forcat e djathta”.

2 komente në “Ngërçi, Fatmir Mediu: Lulzim Basha të bëjë një aritmetikë të thjeshtë, koalicioni me PR është në interes të PD”

  1. Parazitet duhen zhdukur. says:

    Parti e madhe qe nuk mere me shume se 0, 6 % ne rang vendi dhe sunon te futet ne listen e pd-se per te siguruar 3- 4 deputet si nje parti parazitare .me prektestin se ajo “pi vetem gjakun e lig”.

  2. Sul Korriku says:

    Sa “kurajo” ka ky Mediu ! Une sa e shof me kujton Gerdecin. Nuk e di si ju ndodh te tjereve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje