Rama: 225 mijë të punësuar më shumë që nga 2013-a. Mbajtëm premtimin për 300 mijë vende pune

19 Janar 2021, 11:48Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama deklaroi këtë të martë se numri i të punësuarve në Shqipëri është rritur me shifrën e 225 mijë qytetarëve.

Ai u kërkoi gazetarëve që të shikojnë regjistrin e punës në Republikën e Shqipërisë për ta vërtetuar këtë fakt.

Rama tha se premtimi për 300 mijë vende pune është mbajtur. Kreu i qeverisë deklaroi se nga e shkuara ndryshimi është si nata me ditën.

“Po e nis nga një e dhënë pasi është një këngë e përsëritur për qëllime propagandistike kemi premtuar 300 mijë vende pune dhe sot thjesht duke iu referuar shifrave, jo anketimeve, jo statistikave të nxjerra nga anketimet, por shifrave të regjistrit të punës në Republiken e Shqipërisë. 

Hapeni dhe shikojeni, ju që jeni ndërmjetësit mes palëve në skenën politike apo në mexhilisin e debatit politik dhe qytetarëve, hapeni dhe shikoje dhe thuajini njerëzve që është apo jo e vërtetë që në regjistrin e punës së Shqipërisë kishte 473 506 vetë të punësuar në 2013 dhe në vitin 2019 kishte 698 235. 

Janë apo jo 225 mijë shqiptarë më shumë që paguhen sipas vendit të punës së tyre? E them këtë shembull për të thënë që në çdo drejtim, në çdo aspekt është e njëjta gjë.

Ndryshimi nga raporti me nga u nisëm është nata me ditën. Ndryshimi në raport nga duam të shkojmë është muzgu dhe agimi”, tha Rama.

7 komente në “Rama: 225 mijë të punësuar më shumë që nga 2013-a. Mbajtëm premtimin për 300 mijë vende pune”

  1. Redi says:

    Ky njeri eshte mitoman, qe do te thote se genjeshtrat qe i thote publikisht pas 5 minutash i beson dhe vete si te verteta.
    Papunesia eshte rritur me 40 % krahasuar me vitet e para, bizneset jane falimentuar, ekonomia ka shifrat me te zeza nder vitet e shkuara dhe ky thote kemi hapur 100 mije vende pune duke e mbajtur zotimin.
    Po e mbajte zotimin per ta shkaterruar ekonomine dhe per tja grisur portafolat shqiptareve! Kjo eshte e vertete qe duhet ta pranpjme te gjithe ne votuesit qe tipat si ti na kane mashtruar sistematikisht.

  2. Redi says:

    Ky njeri eshte mitoman, qe do te thote se genjeshtrat qe i thote publikisht pas 5 minutash i beson dhe vete si te verteta.
    Papunesia eshte rritur me 40 % krahasuar me vitet e para, bizneset jane falimentuar, ekonomia ka shifrat me te zeza nder vitet e shkuara dhe ky thote kemi hapur 100 mije vende pune duke e mbajtur zotimin….
    Po e mbajte zotimin per ta shkaterruar ekonomine dhe per tja grisur portafolat shqiptareve! Kjo eshte e vertete qe duhet ta pranpjme te gjithe ne votuesit qe tipat si ti na kane mashtruar sistematikisht.

    1. Kalec Dega says:

      Mashtrus GJIGAND, e ke fjalen per ata qe morren rrugen e kurbetit…….

  3. Redi says:

    Ky njeri eshte mitoman, qe do te thote se genjeshtrat qe i thote publikisht pas 5 minutash i beson dhe vete si te verteta.
    Papunesia eshte rritur me 40 % krahasuar me vitet e para, bizneset jane falimentuar, ekonomia ka shifrat me te zeza nder vitet e shkuara dhe ky thote kemi hapur 300 mije vende pune duke e mbajtur zotimin….
    Po e mbajte zotimin per ta shkaterruar ekonomine dhe per tja grisur portafolat shqiptareve! Kjo eshte e vertete qe duhet ta pranpjme te gjithe ne votuesit qe tipat si ti na kane mashtruar sistematikisht.

  4. Totololi says:

    Premtimi qe per 300.000, u punesuan 225.000 dhe ti thua mbajta premtimin. Apo fillove te mesosh aritmetiken me Lulin edhe ti.

  5. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. says:

    Sipas raportimit të rezultateve nga Këshilli Rajonal për Bashkëpunim (RCC) lidhur me Strategjinë 2020 të Europës Juglindore,Shqipëria hapi vetëm 28 mijë vende pune në 7 vite,Maqedonia 103.000,Kosova 85.000 vende te reja apune.Dhe 28 mijë vende pune qe jan hapur në Shqiperi per 7 vite, kan qenë ne sektorin publik(jo prodhues) ku jan larguar militantet e PD-s apo ata pa Parti,per tu zevendesuar me militantet e “rilindjes”.Pra,ne dy mandate,jo qe nuk ka pasur vende te reja pune,por ka pasur shtim te papunesise ne permasa te medha.

    1. Kalec Dega says:

      Rama ka hapur pune per shka te rritjes se investimeve nga bota qe arrijne shifren 0%.
      =
      Lol
      =
      Pse nuk thote Rama kush investon dhe sa ka investuar bota ne Shqiperi pervec ndertimit te Xhamive nga Edrogani mik i shqiptareve.
      =
      Pra, investim punesim…por ne rrumpallen Shqiperi ska investim, pra nuk ka punesim pervec atyre partiake per celulat e Partise….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje