Kaç Islami i bindur: Marrëveshja për vaksinën e miratuar në mënyrë sekrete nga Parlamenti, s'ka shans të realizohet

19 Janar 2021, 10:50Politika TEMA

Ish-deputeti Kastriot Islami në RTV Ora e ka  cilësuar si skandaloze votimin në mënyrë të fshehtë të Parlamentit sot për marrëveshjen me Pfizerin për vaksinën.

Islami ka thënë se kjo është hera e parë në 30 vite që në një seancë parlamentare miratohet diçka sekrete, ndërkohë që shton se deputetët nuk dinë se çfarë ka ndodhur.

Është hera e parë në historinë e këtyre 30 viteve që Parlamenti miraton në mënyrë të fshehtë dhe sekrete, ku asnjëri nga deputetët nuk di asnjë se çfarë ka ndodhur në seancën parlamentare.

Nuk kam çfarë them më shumë se kaq, një marrëveshje që nuk e njeh asnjë nga deputetët dhe votojnë në mënyrë skandaloze sipas urdhrit të Edi Ramës, një marrëveshje që nuk ka asnjë shans të implementohet dhe të realizohet”, ka thënë Islami.

5 komente në “Kaç Islami i bindur: Marrëveshja për vaksinën e miratuar në mënyrë sekrete nga Parlamenti, s’ka shans të realizohet”

  1. Qytetari says:

    E rendesishme eshte puna qe behet per te siguruar vaksinen dhe per kete qeveeia e drejtuar nga Rama meriton nje bravo te madhe. Gjithcka tjeter qe del nga keto brockullisjet e kaceve apo meteve, jane mjaullitje te njerzeve regresist, e grindavec, qe duan ta shofin kete vend keq e me keq dhe per ta mbajtur nje domen te tyre.

  2. Ne te gjithe Boten ,
    zbatohet cfar vendos Parlamenti i cili ka Kompetencen
    e ligjerimit te cdo vendimi .
    Qent e rrugeve kane te drejten e tyre instiktive qe te lehin
    saher te duan

  3. Mos ja vini re psikopatit. says:

    “Njeriu kur i hyne vetja ne qejf dhe kavalise kallamin behet psikopat qe edhe femijet e marrin me gure.”

  4. Gazetari says:

    Kaç injoranti duhet te informohet me mire perpara se te hapi gojen per budalleqe te tilla. Ky veprim i Parlamentit Shqiptar nuk eshte deshire e tij por e detyruar nga Europa. Te njeten gje beri edhe Parlamenti Europian kur u votua per vaksinen. As telefonat nuk iu lejua deputeteve qe ti mbanin me vete per shka te dalje se sekretit jashte ne menyre te padeshiruar. Asnje shtet i Europes nuk ka bere publike kontraten per vaksinen dhe nuk kane per ta bere ne kete kohe. Jane disa gjera qe duhen te mbahen fsherurazi, jo per shkak te mbajtjes larg te opinionit publik, por te gjera te tjera qe kane te bejne me sigurine komebtare. Siguria kombetare fillon me kujdesin e kujdesin e shendetit te shtetasve te atij shteti.
    Kemi te bejme me nje situate shume delikate ku njerez apo organizata te ndryshme mund ta perdorin kunder shumices se njereve, nese u ofrohen te dhena te tilla si ne kete rastin e vaksines.

    Shpellaret le te pellasin, por nuk do tia arrijne qellimit te tyre.

  5. Velo says:

    Sa i lumtur do ishte ky vemja sikur Shqipëria të mos mirrte asnjë vaksinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje