Përplasjet në opozitë, LSI kërkon postin e kryeministrit: Nuk është vendosur për Bashën, varet kush merr më shumë vota

19 Janar 2021, 10:18Politika TEMA

Ylli Manjani bënte thirrje disa ditë më parë, që të votohej masivisht Lulzim Basha, si kandidati i opozitës për kryeministër.

Por, duket se LSI ka një tjetër mendim.

Deputetja Silva Caka ka thënë se në fakt, kryeministër do të zgjidhet kush merr më shumë vota dhe LSI nuk do të bëjë thirrje që të votohet Lulzim Basha, por të votohet LSI dhe Monika Kryemadhi.

“E kam kërkuar votën tek çdo qytetar që kam takuar për një person që është i ri në politikë, i papërlyer dhe mbi të gjitha ka edhe një program të përcaktuar relevant edhe me pjesën tjetër të asaj që e quajmë opozita e bashkuar.

E kërkoj votën për LSI-në, për emrin tim, për kolegët e mi dhe sigurisht, pastaj numri më i madh do të diktojë edhe kryeministrin e ardhshëm të vendit.

Nëse do të jetë i PD-së, ta gëzojë, nëse do të jetë i LSI-së, ta gëzojë, apo i forcave të tjera, patjetër.

Kushdo që gëzon mbështetjen më të madhe të qytetarëve meriton që të ketë edhe postin e kryeministrit dhe ta drejtojë Shqipërinë”, ka thënë Caka për emisionin “Spotlight” të Alban Dudushit.

(TemA)

5 komente në “Përplasjet në opozitë, LSI kërkon postin e kryeministrit: Nuk është vendosur për Bashën, varet kush merr më shumë vota”

  1. Asd says:

    Midis Monike dhe Tires, votoj per Tiren.

  2. Opozita e bash- kuar..... says:

    Po Bashen e pyetet se ai ka deklaruar ne emisionin” opinion” se na qenka kandidat i vetem i opozites per kryemini -ster.

  3. Skrapalliu says:

    Po per keto probleme i kishte mjaullitjet te presidenti kjo vajze? . Shyqyr qe e tha , se ishim ne merak se ci beri presidenti.

  4. Populli says:

    Te semes do marrin. .ose ate Te mesit gishtin. ..

  5. Koti says:

    Secili prej tyre do jenë nga gjysëm kryeministër. Të dy bashkë çyryk kryeministër të qeverisë në hije deri në 2025.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje