VIDEO/ E pohon Topalli: Familjarët e Lulzim Bashës morën zyra te “Sheratoni” pasi u ndërpre protesta për rrugën e Kombit

19 Janar 2021, 15:32Politika TEMA

Ish-Nënkryetarja e PD Jozefina Topalli ka pohuar se familjarët e Lulzim Bashës kanë përfituar zyra tek “Sheratoni” sapo ky i fundit ka ndërprerë protestat për rrugën e Kombit. Gjatë debatit në emisionin “Log” në ABC, Topalli u shpreh se Lulzim Basha shiti edhe kauzën e Teatrit Kombëtar dhe se të afërmit e atyre që deri dje i akuzonin, sot i kanë kandidatë të opozitës për zgjedhjet e 25 prillit.

Topalli: Kur ndodhi protesta e kuksianëve për taksën e Rrugës së Kombit, pse u shua? Si u shua? Tani fol meqë nuk heshtje?

Gjekmarkaj: U shua se njerëzit nuk morën pjesë në të, zgjati disa ditë dhe u shua.

Topalli: Ashtu ë? Si ka mundësi që tamam pas asaj dhe kuksianët në burg dhe pastaj në zyrat e hotelit të këtij oligarkut ndodhi një rastësi që të ishin pikërisht familjarët e Lulzim Bashës? Rastësi?

Mbani mend betejën e TK ju, tregohuni të sinqertë, nuk e kam me ju (Gjekmarkajt) por po ju drejtohem ju se s’kam kujt t’i drejtohem, ja i drejtohem qytetarëve. A ishte teatri, u çuan për teatrin? U çua Lulzim Basha kundër firmës Fusha që do bënte kulla? Ku është djali i firmës FUSHA? Është kandidat për deputet në opozitë. Ku i gënjeni shqiptarët, këta po i gënjejnë shqiptarët, prandaj jemi kundër.

3 komente në “VIDEO/ E pohon Topalli: Familjarët e Lulzim Bashës morën zyra te “Sheratoni” pasi u ndërpre protesta për rrugën e Kombit”

  1. Lumi says:

    Kam antipati ndaj zonjes Topalli por ne lidhje me Lulzim Bashen, ka absolutisht te drejt. Njeri ma hajdut, te ndyer dhe te paafte ne te gjith shqiperine nuk e gjen. Nuk dije cfare te them por demokrat e vertet duhet ta rrefuzojne kete mumje njerzore.

  2. Kingston says:

    Pak kurjoz te di se si ndihen ata kuksianet qe hyne ne burg te shtyre ne protesta nga Luli. Tamam si koka turku apo thjesht kara me te cilet Luli tall koqet nga zyrat e Sheratonit?

  3. ?? says:

    Që të dy, jeni një gjellë e pështirë alla Bërisha .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje