Topalli kandidon në Shkodër e Tiranë: Vendit i duhet kryeministër që nuk shton vilat në kohë tërmeti. Rama e Basha, të lidhur!

19 Janar 2021, 15:46Politika TEMA

Beteja për Shkodrën pritet të prodhojë një ndër garat me interesante në zgjedhjet e 25 Prillit.

Demokratët krahas socialistëve do kenë përballë Jozefina Topallin, e cila ka vendosur të kandidojë në qarkun i cili  historikisht i ka dhënë mandatin e deputetes, por këtë herë ajo do garoje me siglen e forcës së saj politike.

“Po punoj te mbyll listat e kandidateve ne qarqe. Per sa kohe ma lejo kodi te udhëheq ne kater qarqe per te maksimalizuar votën. Do jem Shkodër dhe Tiranë, dhe dy qarqe qe se kam vendosur ende”, shprehet Topalli.

Kryetarja e Lëvizjes per Ndryshim është e hapur për të bashkuar votat e saj me Partinë Demokratike, por me një kusht,  jo me Lulzim Bashën Kryeministër.

“Partia Lëvizja për Ndryshim është rreshtuar në qendrën e djathtë,  unë jam e djathte. Mandatet e mia do i bashkohen se djathtës dhe atyre qe votojne siglen e PD per te gjetur dhe negociuar per nje kryeministër te pa korruptuar. Nje emer qe nuk shton vila pasi ndodh tërmeti dhe vendi vuan nga Pandemia. ”, tha Jozefina Topalli.

E rreshtuar  kundër Lulzim Bashës, nuk kursen Edi Ramën i cili kohet e fundit e poston ne rrjetet e tij sociale. Topalli është e bindur  se marrëveshja politike mes dy kundërshtarëve politik vijon duke zbuluar aktorin e tretë, i cili i bashkon.

“Historia e Rames dhe Bashes e lidhur dhe e ndërmjetësuar nga oligarkët. I pari qe duhet larguar me emergjence  është Edi Rama, se ai ka kapercuar vijën e kuqe. Por perhere gjendet një oligark per ti bashkuar te dy , te tre ne fakt”, u shpreh Jozefina Topalli.

Jozefina Topalli është në kërkim të aleancave për largimin e tre kryetarëve, Ramës, Bashës edhe Metës. Negociatat deri me tani janë konkrete me partine e Astrit Patozit./tch

4 komente në “Topalli kandidon në Shkodër e Tiranë: Vendit i duhet kryeministër që nuk shton vilat në kohë tërmeti. Rama e Basha, të lidhur!”

  1. Juristi says:

    Problemi eshte se edhe kjo eshte cope mishi,si Luli,por me diagnoza te ndryshme.

  2. Whyaj Not... Massimo LLeshi says:

    Fut edhe shqiptaret e Tuzit dhe daspores se ka shume qe dojne me talle b*tehn me ty,!!!!!

  3. Tajari says:

    Une pajtohem me Josefinën…..jo me ata njerëz qe shtojne vila ne kohe pandemie.Eshte koha qe te zgjedhim njeres te rinj qe kane thene “kapini per zhelesh…..ose fajin e ka Berisha qe nuk u futi nga nje plumb…..”
    Une preferoj kete brez te ri politikanesh te perfaqesuar nga Josi dhe Astriti….
    Kush eshte dakort??????

  4. popull kap hajduten prej zhelesh; says:

    Po 2 vilat e zhesfines , ne theth ; qe i bani sa ishte ne pushtet , e shume pasuni ne qytet ,e dyqane , SPAK , te gjithe kandidatet duhen te jen te paster, jo hajduta si kjo , qe ne hijen e Barishes vodhi , tashe don prap me vjedh .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje