Banda e Niklës dhe personi që donte të “vriste” Tom Doshin e Mhill Fufin, të dyshuar për ekzekutimin e Santos

20 Janar 2021, 09:23Politika TEMA

Gazetari Artan Hoxha jep indicie për një prej personve të dyshuar si ekzekutor.

“Personi që ka bërë qitjen me informacionin që kam unë, më pas është rrëmbyer dhe është zhdukur, është personazh që rezulton i përfshirë në seri ngjarjesh të rëndësishme në Shiqëpri.

Ka një variant që ky para se të ekzekutohej e zhdukej është filmuar me kamer, është torturuar për të treguar e pastaj është ekzkeutuar e zhdukur kufoma, gjatë torturave ka treguar lidhur me 31 ngjarje” u shpreh gazetari Artan Hoxha.

Personi për të cilin është folur disa herë është Enver Stafuka nga Fushë Kruja. Ai është person i dyshuar për disa vepra penale.

“Asnjëherë autorietet tona skanë deklaruar që ky është ekzkeutori i kësaj ngjarje” u shpreh gazetari Artan Hoxha.

Ky person është rrëmbyer në 8 Shkurt të vitit 2015 në qendër të Fushë Krujës nga disa persona të maskuar si policë. Trupi i Stafukës nuk u gjet kurrë.

Ai ka pasur një cështje penale që lidhej me procesin për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Stafuka, kishte grabitur makinën e përdorur në krim nga biznesmeni Arben Frroku.

Për rrëmbimin e tij është dyshuar një grup i fuqishëm kriminal i akuzuar për gjobëvënie dhe vrasje, por kurrë nuk janë siguruar të dhëna të mjaftueshme.

Vetë familjarët e Stafukës kanë akuzuar hapur për zhdukjen e Enverit shokun e tij Durim Bami. Në dëshmitë e dhëna në prokurori, ata kanë deklaruar se Enverin e zhdukën pasi kishte informacion për dhjetëra krime. Bami njihet si një prej krerëve të bandës së Niklës.

Ai, është i njëjti person i cili disa vite më parë rrëfente se ishte porositur për të kryer një atentat ndaj deputetëve Tom Doshi dhe Mhill Fufi. Bami kishte dëshmuar për këtë plan edhe para ministrit të brendshëm të kohës Saimir Tahiri.

Kur prokuroria nisi veprimet, ai tha se gjthçka ishte inskenim. Në këtë konkluzion arriti edhe organi i akuzës. Saimir Tahiri pati deklaruar aso kohe në prokurori se inskenimi ishte bërë për të larguar vëmendjen nga vrasja e Artan Santos, duke përmendur emrin e Durim Bamit si një prej të dyshuarve kryesorë.

SaimirTahiri: kjo bëhej ose se Toma do të jetë në qendër së vëmendjes së Kryeministrit ose për të mbuluar një ngjarje tjetër kriminale që sipas meje ishte diçka që kishte të bënte me Santon ose me vëllanë e deputeti Mark Frroku.

Kjo sepse ne kishim problem me dëshmitarin e drejtësisë për çështjen e vëllait të Frrokut, për çështjen e vrasjes së Dritan Lamajt.

Top Story ka mësuar se banda e Niklës ka qenë një prej grupeve të dyshuara për eliminimin e bankierit. Siç konstatohet në dosjen hetimore, dy prej pjestarëve të këtij grupi janë mbajtur nën vëzhgim. Bëhet fjalë për Valter Bamin, vëllain e Durimit dhe Mariglen Hakën.

Ky i fundit, i shpëtoi një atentati në Shtator të vitit 2019 në hyrje të banesës në Nikël ku u plagos rëndë. Në ngjarje u vra halla e tij Shpresa Basha. Pas vrasjes së Santos, Haka dhe Bami i janë nënshtruar përgjimeve telefonike dhe atyre ambjentale por nuk janë siguruar të dhëna me interes për hetimin.

11 komente në “Banda e Niklës dhe personi që donte të “vriste” Tom Doshin e Mhill Fufin, të dyshuar për ekzekutimin e Santos”

  1. Scutari says:

    Cili eshte motivi?!!

    1. Ray says:

      Greket e kane vrare Santon…..

      Po Saimir Tahiri pse nuk ja hapte telefonin Santos ate dite te vrasjes ?

    2. Luan says:

      Santoja nuk ndihmoi Liken te xhironte parate e trafikut te droges

  2. Gushipellushi says:

    Pyesni Grigjen se ajo e di fiks

  3. dedektivi me çizme says:

    O Skutar ku je. A jeton në skuta apo ku jeton ti ? Unë u mendova 1 minutë, dhe kur e mesova qê nuk ishin komshi, nuk ishin kolegë pune, nuk kishin krushqi mes tyre, më doli rezultati logjik, që ai bankieri është ekzekutuar nga qelbesira shqiptare të paguar me P A R A .

    1. anticensurë25642654 says:

      o ti me çizme
      nuk kërkon skutari se çfar ishte interesi i vrasësve,por po kërkon arsyen e atyre që kanë paguar vrasësit!!
      kjo është e rëndësishme!!
      dihet që vrasësii paguar ka qëllim vetëm fitimin,por po nuk pati fitim!?
      ai nuk të vret!
      e kështu duhet të jetë dikush tjetër që të ketë një qëllim për të vrarë dikë prandaj paguan vrasësin me pagesë!!
      pra cili është motivi që çoi në vrasjen e santos??
      kë pengonte santo në arrtijen e qëllimit të tij??

  4. Viola says:

    Shkurt Likja se ai i urdheroi.

  5. Opopull mjeran says:

    Shifni cfar behet ne nje vend te vogel me popullsi qe gjysma ska mbetur akoma ! Te ze tmeri te renqethet mishi cfar pjell ky vend ! Ska mendje e pen te shkruaj per te till njerez qe as me kafshet nuk i krahason ! Vin ceket ne Veri i vrasin ,vjen italiani biznezmen qe ka nje vajz shqiptare te dashur ,vetem kockat gjejn dhe makinen e djegur e i zhdukur ! Lexojm kte shkrim histori hollivudiane kanibalesh bisnezmen qe vriten me porosi ,kushedi nga kush,luft mafioze me pjesmarje politikanesh ,biznezmen ndertimesh qe shesin nga dy her hyrjet qindra mijra eurosh sa theren mes tyre me viktima te ktij populli mjeran ! Vrases, vjedhes,mashtrusa , intriga ,tradhti e tradhtar te pabes qe gelojn pa nderprarje ktu e 30 vjet qe po guxove tju presesh rugen je i asgjesuar ! Flitet per miliona e milioner , perball mjeranesh qe enderojn ti shpetojn varferis ! Sa nuk dim akoma si esht e funsionon ky degjenerim e shperthim krimi qe nuk mundet te mblidhet ! Kriminelet dhe mashtrusit mbreterojn ne bashkpunim me politiken e duan me cdo kusht te ruajn “fitoret” e ne ktu ,haemi mes nesh qe te tregojm se dim me shum nga njeri tjetri ! Asgje nuk dim ,e sjemi te zot te regullojm asgje ,sepse jemi plotesidht te pushtuar prej tyre ! Dika Artan Hoxha me shum se organet qe paguhen dhe kan jan organ shteteror me te gjitha ruget teknologjilke me kuadro e specialista per te zbuluar kto krime makabre ? Perse heshtet apo |hareoen”,kaq e kaq krime ,abuzime e vjedhje ? Ku cojn shinat e ktij “treni gjigant ” ? Kte ju a le juve ta mendoni …..

  6. Xha Mezini says:

    Ai u vra ju beni llogje ju keqen xha Mezini.Mehmeti nga Permeti e kerkoi dhe gjeti.

  7. Shenjestra says:

    Artan Hoxha,deri tani me punen e tij invstigative shume te mire po cilson veten se ai eshte nje nga gazetaret me te mire.Puna e tij,guximi i tij,per denoncimin dhe zbulimin e shume ngjarjeve te çuditsheme,duhet te beje organet kopetente per sigurine e jetes se tij. Sipas mendimit tim,ai po jep nje ndihmes te madhe ne zbulimin e shume te dhenave dhe fakte te ndryshme per krime te ndryshme.Duhet vleresuar.

    1. Nje qytetar neutral says:

      Shenjestra, me fal po une e mendoj pak ndryshe. Ketij Artan Hoxhes po te shkelte me verte kallo te rendesishme do ia kishin kenduar me kohe. Mua me duket se ky i ben njerezit te shofin gishtin ne vend te Henes, pra e orjenton vemendjen ne ato drejtime qe u interesojne atyre qe e paguajne. Me nje fjale edhe ky eshte pjese e llumit (per te mos thene mutit) qe e ka mbuluar Shqiperine qe nga 1944 e ketej dhe nuk ka per t’u pastruar ndonjehere. Me fal. po kishim qelluar populli me budall i Ballkanit, pra i Europes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje