Teksa demokratët e Dibrës prisnin Dhurata Çupin si drejtuese politike të Qarkut, Lulzim Basha zgjodhi që t’i dërgonte si peshqesh ish kryebashkiakun e Kamzës Xhelal Mziu.
Fill pas zyrtarizimit ditën e sotme, ky i fundit pati një prononcim të shkurtër për mediat, ku tha se qëllimi i tij dhe i opozitës së bashkuar është që në Dibër të dilet me 4 deputetë.
“Në fakt Qarku i Dibrës duhet të kishte 6 dhe më shumë sepse ka pabarazi në këtë drejtim. Po bëja disa statistika për të bërë mesataren në çdo qark dhe dilte që Qarku i Dibrës kishte mesataren më të lartë të votave për deputetë, çka do të thotë se kishte më shumë se 14 mijë vota për një deputet ndërsa Qarku i Vlorës kishte 9 mijë. Kjo nuk mund të zhbëhet më. Ne kemi synim si opozitë për të marrë 4 nga 5 mandatet e këtij qarku”, tha Mziu.
Ai u shpreh se do të jetë i pari në listën e Dibrës, ndërsa u shpreh se do të japë influencën e tij në Kamëz, ku ka qenë kryetar Bashkie dhe jo vetëm, aty ku do të mundet. Betejën personale tha se e ka për të maksimalizuar votat për selinë blu.
“Beteja ime është për të marrë fitoren e PD-së pak rëndësi pozicioni im, e rëndësisshme është ka të maksimalizojmë mos të lemë asnjë votë të shkojë kot për t’u përballur me të keqen, dhe me bandën”.
Kundërshtare në Dibër ka Olta Xhaçkën, të cilës i tha që të mos largohet nga posti i drejtueses politike dhe të përballet edhe pse sipas tij ajo do t’i humbë zgjedhjet.
“Jam i sigurtë që Xhaçka në këto 3 ditë pas daljes së emrit tim po gjen një mënyrë për t’u larguar dhe për të lënë një drejtues por i bëj thirrje që të rrijë aty të përballet ta lexojë me sy votën e qytetarëve dhe të marr humbjen më të thellë që ka marrë ndonjëherë PS në këtë qark”.
Mesa duket, vendimi i Bashës për të futur Mziun në Parlament dhe për ta dërguar si të deleguar në Dibër, është diktuar drejtpërdrejt nga Uashingtoni falë lidhjeve që ish kryebashkiaku kishte me administratën republikane dhe ish presidentin Donald Trump.
Pa tjeter,por mos harro te marresh edhe daullen me vete. Do ta cash nga gezimi ,apo do ta cajne nga fitimi. Ma do mendja se Dibranet do te ta cajne …..
Po qe kur PD ka ngel te fytyra jote merre vesh ca derexheje eshte
Nuk dua ti identifikoj qytetaret fisnike dibrane me kete arixhi. Dibra njihet ne histori, si mund te shkojne mbas daullxhiut
Do marresh topet ne burg
Mzati mendon te marrin 4 deputete ndersa leshelia 3 deputete . Bire Selman i nenes ke te qaje me pare….????
Sa poshte ka rene kjo partie bolshevike. Shpresat e mjira votusve demokrat per te themeluar nje parti ku barazia, integritetit dhe aftesia te mbizoteronin ka vdekur. Te propozosh mzatin e Kamzes per deputet -me dokterature te vjedhur, te akuzuar per vjedhje, i denoncuar per dhune seksuale dhe nepotizem tregon qarte se aj vend nuk behet dot. Me keq se kaq nuk ka ku te shkoj. Ku jeni o te nderuar demokrat? Heshtja e juaj po i ben dem gjithe shqiperise pasi shum socialist do te deshironin ti largonin ca qeveritar te paafte dhe te korroptuar. Por kjo nuk mund te ndoll kur shef Mzeter, Palok, Ndoka, Basha, Berisha, Dume, Krume, Bylikbash, Alibeaj dhe bandit te tjere ne pritje per te vazhduar me vjedhje, vrasje dhe shtypjen e popullit.
Po te kane lente Mendte o Beu Yne ! Te shpelafte Panuflla o Beu Yne ! Po do ti hash Mune Dibres o Beu yne
E ku është çudia këtu? Partia socialiste t kandidojë një të llojit tënd dhe del para teje .
Ky është niveli i elektoratit !
Suksese në jetë Jarebi.
Bravo Lul,ke ngarkuar me detyra partie ate qe duhej ta ngarkoje me dru zjarri.Po e ndrit,malok pas maloku dhe gdhe pas gdheut,kete stan ke,te fala kunatit.Edhe Lezhen e ndrite.Lezha nuk ka nevoje per ish druvare dhe gojendyre.