Reagon PD: Taulant Balla do të na prishë me LSI-në, nuk na ndan dot

20 Janar 2021, 17:19Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, i është përgjigjur homologut të tij të PS-së, pas deklaratave të këtij të fundit se ka një marrëveshje PD-PS për ‘ta çuar LSI-në për skrap’.

Bardhi i quan diversione idiote deklaratat e Taulant Ballës dhe shkaku i tyre sipas tij janë frika nga humbja e thellë në zgjedhjet e 25 prillit.

Numri dy i selisë blu shton se modeli vetëm që do shkojë për skrap më 25 prill është ai i Ramës e Ballës që nuk do gëzojnë asgjë nga ato që kanë vjedhur.

“Diversionet idiote të Taulant Ballës për Opozitën e Bashkuar kanë vetëm 1 shkak: humbjen e thellë të pushtetit të korruptuar të Edi Ramës dhe Taulant Ballës më 25 Prill! 

Çdo sondazh i nxjerr humbës, sepse çdo shqiptar e di se Edi Rama dhe Taulant Balla kane vetëm 1 hall: të shtojnë pasuritë e tyre, llogaritë bankare, vilat e fshehura! 

Ky është modeli që do të shkojë për skrap më 25 Prill. Asgjë nuk do të gëzojnë! 25 do të sjellë ndryshimin! Do të jetë pjesëmarrja më e madhe në histori në votime! Për ndryshimin! Për shpresën” – shkruan Bardhi në Facebook.

3 komente në “Reagon PD: Taulant Balla do të na prishë me LSI-në, nuk na ndan dot”

  1. Juristi says:

    Bravo Gazi.Ti e ke kalu ylberin.Shpresojme qe ta kaloje edhe Luli Basha,n.q.s nuk e ka kaluar.

  2. ce says:

    O hunderro Gaz Bardhi pyeti demokratet e Elbasanit si i ka fyer Nafije dybeku , doktoresha fallxhore ne zgjedhjet e 2017 ne nje takkm elektoral dhe pastaj bashkohu me fallxhoren se te kapme e ke. Ne ferr leshelija bashke me gruan me gojepiset te planetit dhe me te urryer nga shqiptaret. I pe sondazhet o hunderr sa poshte ka rene leshilikes

  3. Kim été says:

    Taulanti dhe Olta më kujtojn filmin ”Taulanti kërkon një motër” gënjeshtar bisedimesh BE-Shqipëri. Përcaktojn muaj konference ndërqeveritare me nazistët pa dijenin e askujt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje