Nga Adriatik Doçi
Dhjetë vjet më parë, në 21 Janar 2011, Garda e Republikës nën komandën e Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Ndrea Prendit, hapi zjarr mbi protestën para Kryeministrisë, duke vrarë katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosur gjashtë të tjerë. Siç dihet botërisht tashmë, krimi i paprecedentë i 21 Janarit, për të cilin Sali Berisha vij mburret dhe të sfidojë edhe sot drejtësinë, u pasua me një sagë krimesh të tjera. Saga përfshin lëvizjet për të manipuluar vrasjes dhe për t’ia faturuar opozitës së atëhershme, zhdukjen e provave të krimit, ndryshimit të armëve dhe tytave të tyre, zhdukjes së pamjeve filmike nga serveri i Kryeministrisë, refuzimi i zbatimit të urdhër-arresteve të prokurorisë për zinxhirin e gardës me qëllim për të fituar kohë për koordinimin e alibive, presioni ndaj drejtësisë etj.
Po aq i rëndë sa akti i vrasjeve konsiderohet edhe vendimi i drejtësisë për 21 Janarin. Fillimisht, në 8 shkurt 2013, gjyqtarët e shkallës së parë, Besnik Hoxha, Ardjana Beraj dhe Arjana Gumbardhi, shpallën të pafajshëm Ndrea Prendin dhe Agim Llupon, për të cilët prokuroria kërkonte 23 vite burg për Prendin dhe 25 për Llupon, për vrasjen e Faik Myrtajt dhe Ziver Veizit. Ambasada Amerikane në Tiranë tha se ishte e tronditur nga ky vendim i pabazë. “Fatkeqësisht, verdikti i sotëm ka minuar besimin në aftësinë dhe gatishmërinë e sistemit gjyqësor shqiptar për të dhënë drejtësi në mënyrë të paanshme dhe transparente”, thuhej në deklaratë.
Pas kësaj deklarate, reaguan tre gjyqtarët, të cilët akuzon Ambasadën Amerikane, se po ndërhynte në punët e drejtësisë. “Deklarata e Ambasadës se SHBA në Tiranë është shqetësuese dhe ndërhyn në proçesin e rregullt ligjor nëpërmjet komenteve mbi një çështje përpara zbardhjes së vendimit nga trupi gjykues, përpara qëndrimit të prokurorisë mbi hapat e mundshëm dhe përpara mbylljes së proçesit të rregullt ligjor lidhur me këtë çështje. Deklarata të tilla mund të jenë paragjykuese ndaj këtij procesi të drejtë, ligjor dhe të paanshëm”, thuhet në reagimin e tyre.
Tre gjyqtarët vijojnë ende sot të shërbejnë në sistemin e drejtësisë. Asnjëri prej tyre nuk është përballur ende me Komisionin e Vetingut, për shkak se shërbejnë në shkallën e parë dhe se Vetingu ka nisur nga nivelet më të larta. Për Besnik Hoxhën dhe Ardjana Berajn ka nisur procesi i verifikimit, ndërsa Arjana Gumbardhi nuk është përzgjedhur ende me anë të shortit për t’u verifikuar.
Pas presionit të fortë ndërkombëtar, Apeli rrëzoi vendimin e tre gjyqtarëve si dhe pranoi provat e prokurorisë se ish-kreu i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, ka varë Faik Myrtaj dhe se ish-gardisti Agim Llupo ka vrarë Ziver Veizit. Por, sipas Apelit vrasjet ishin nga pakujdesia. Ky ishte arsyetimi i tre gjyqtarëve të Apelit në Tiranë Agim Bendo, Ervin Metalla dhe Evjeni Sinojmeri. Sipas tyre, Ndrea Prendi dhe Agim Llupo nuk i njihnin viktimat. Me këtë logjikë, edhe një terrorist që hedh në erë një metro, nuk i njeh viktimat!
Ervin Metalla u shkarkua nga të dy shkallët e Vetingut për pasurinë, ndërsa u përjashtua për 15 vite nga e drejta për t’u bërë pjesë e gjyqësorit. Agim Bendo dha dorëheqjen sapo iu afrua ora e Vetingut, duke pretenduar se ishte sëmurë. Evjeni Sinojmeri mori një leje dyvjeçare për arsye familjare nga KLD, pak para se të KLD-ja të shkrihej. Leja e gjyqtares ka përfunduar në 9 shkurt 2020. Për Sinojmerin procesi i Vetingut ka nisur që në nëntor 2018. Ende nuk ka një datë për daljen e saj para KPK-së, për t’u njohur me rezultatet e verifikimit.
Arsyetimi i tre gjyqtarëve të Apelit u konfirmuar dhe u la në fuqi nga pesë ish-gjyqtarë në Gjykatën e Lartë, që të gjithë të emëruar nga Partia Demokratike dhe LSI. Ata janë Edmond Islamaj, Artan Zeneli, Shkëlzen Selimi, Aleksandër Muskaj dhe Guxim Zenelaj. Edmond Islamaj dhe Artan Zeneli janë shkarkuar me vendim të formës së prerë nga organet e Vetingut për probleme me pasurinë. Shkëlzen Selimi është shkarkuar detyra për kontakte të papërshtatshme me krimin.
Aleksandër Muskaj dhe Guxim Zenelaj dhanë dorëheqjen nga drejtësia, ndonëse sipas ligjit mund të qëndronin në Gjykatën e Lartë pa limit, deri kur të zëvendësoheshin, siç bëri Ardian Dvorani në Gjykatën e Lartë apo Vitore Tusha në Gjykatën Kushtetuese. Hetimi dhe ndëshkimi i këtyre gjyqtarëve, përfshirë edhe subjektet e tjera që nuk kanë kaluar Vetingun, janë tashmë një kushte që Brukseli i ka vendosur Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian. (Shqiptarja.com)
21 janari 2011 dhe 2 marsi 2020, janë terrorizëm dhe miopi politike për ndëshkim.
PLEHRA!!!!
Fokalet e shqipris jan tre organizata terroriste e mafjoze PD-PS-LSI qe duhet ti nxjerin populli jasht parlamentit me 25 prill ?????
Nje pergjigje e sakte,kete duhen ta kuptojne te gjithe shqiptaret e ndershem
KU ËSHTË AI BURRI QE SOT ËSHTË KRYEMINISTËR QE U BETUA PER ATË KOHË SË KUR TE VINTE NË PUSHTET DO TI ARRESTONTE TE GJITHË ATË QE BENE KËTË KRIM.
Kto dy mandatet e kaluara u be goxha pun. U ndertua moteli (reçi) she ja te gjith gati neper dhoma dhe po presin hamshorin. Kte mandat do degjojm renkimet e para
Kjo është tragjedia. Edi Rama nuk u ka prekur një qime floku të gjithë demokratëve të punësuar nga Berisha në administratën shtetërore. Duke filluar nga gjyqtarët, policët, nëpunësit e thjeshtë, drejtorët etj etj. Ndërsa socialistët që e bênë kryministër vazhdojnë të sillen rrugëve si zagarë! KJo spjegohet me faktin se vetë Edi Rama ështê i djathtë shpirtërisht. Prandaj mban edhe në tavolinën e punës bustin me dy gishta lart. Prandaj edhe e ka kaq për zemër emrin “Rilindje” dhe nuk e honeps dot cilësimin “Partia Socialiste”. E vetmja e mirê ështê që nuk vret për pushtet, nuk shkatêrron dhe rrënon, por me aq sa di dhe sa mund përpiqet tê bëjë ndonjê punë të mirë. Po tê perifrazohej çurçilli mund të thuhej se Rama “ështê më i keqi, por të tjerët as që vihen në kandar”.
Bsstardet….kane ngrene aq shume….sa sksne nevoje per pune….vetem n.q.s. ngrihet lugati prape ne krye….qofte larg…..fuck bajgave te kombit!!!!
Dita e 21 Janarit eshte dhe do te ngelet njolla me e zeze e Pd-ke dhe e kryekriminelit me te madh shqipetar,Sali Berisha.Edhe Lul Basha eshte kriminel se ne ate kohe ishte minister i brendshem.Keta edhe disa te tjere qe vran ne demostrate njerez te pafajshem, sepse moren pjese ne nje proteste shume paqesore,duhet te varen ne litar ne mes te Tiranes.
21 janari 2011 ka “nje vrases me pagese” : Edi Ramen.
Eshte Rama qe hodhi njerezit ne protest per te protestuar kunder korrupsionit te Metes (i cili u kap me video duke vjedhur).
2 vjet me vone viktima e krimit Edi Rama beri aleanc me ate nadj te cilit protestohej Ilir Meten.
7 vjet me vone Rama e votoj dhe e zgjodhi president Ilir Meten.
O Tiku e fute gruan ne pune mo? Se ishe dhe Sympathisant i ps andaj…..
Bej cudi pse per shtate vjet nuk e ndeshkoi Edi Rama 21 janarin,sic premtoi?? I vetmi ndeshkim qe beri ishte ai qe nje gardist qe qelloi mbi turmat e beri kryetar PS dhe kryetar bashkie! ky eshte qendrimi i Edi Rames per 21 janari/.
8 vite…
Sa te mençur jemi ne “Taulant”-et. Bejme viktime çakallin.
Te gjithe keta bastade jo duhet te shporren nga drejtesia(jo me dorheqje ) por duhet ti dorezohen drejtesise….nese ka drejtesi ne kete vend
O komentus; Edi Rama ; nuk ashte i djadhte ;e djathta ne shqiperi humbi , katovica , udhezimet qe mori Ramiz Alija ; qe pushtetin to ta mbajm prap ne ; bijet tane; Rama i rritur ne bllok ; Berisha komoniste; mori Arbnorin , spiunin e burgut qellimi , i PS. PD . eLSI. e te tjerat qe linden prej tyre ; ashte te pasurohemi ; ; populli na vjen pas ; turma e bagetisi ; si me 21 janar qe Rama organizoje protesten ,e vete rrinte ne kulla;
nuk kane faj partite,thjesht koha do i pastroje,rama nuk eshte gjyqtar,me ke do bente drejtesi me gjyqtaret e saliut.
zhdukini vrasesit ,mos te duken me ne parlament,tju meret pasuria ,dhe jo me ne politik,se e kane bere shqiperin camur,lesh e li…shkateruan vrane e prene dhe nuk ju ka hyre gjembe ne kembe,…kreret PD,LSI ,PR ne burg…
Nuk e di, lexuesve te nderuar ju intereson fakti qe gjyqtarja Evgjeni Sinoimeri ndodhet ne USA per arsye familjare dhe kur i mbaron leja, apo fakti qe ajo votoi kunder vendimit te marre (2-1) dhe se ky fakt nuk figuron ne artikullin tuaj???
Mos luani me njerzit, merreni seriozisht gazetarine dhe mos e katandisni “kazan”!