Jozefina Topalli tregon kushtin e fortë për t’u bashkuar me Partinë Demokratike

20 Janar 2021, 17:40Politika TEMA

Kryetarja e Partisë “Lëvizja për Ndryshim” thotë se bashkimi i së djathtës është i rëndësishëm por thekson se nuk mund të bëhet me Lulzim Bashën kandidat për kryeministër.

Sipas Topallit, në vend që të ndodhë bashkimi i partive të djathta “ka ndodhur përçarja e të djathtës. PD-së i ka rënë kolonat e shtëpisë”.

“Nuk ka gjë më të rëndësishme për mua se të shoh të djathtën bashkë. Ka kohë për ta bërë këtë, nëse do të gjenim një kandidat të pakorruptuar”, thotë Topalli duke theksuar se populli ka alternativa më të mira se 3 udhëheqësit e partive kryesore.

“Nuk kemi pse të ngelemi peng te tre emrat që me çdo kusht duan të jenë në krye të qeverisë. Nuk ka pse të jetë domosdoshmërisht kryetari i partisë, kryeministër. Në Gjermani është zgjedhur 3 ditë përpara, kryetari i CDU-së por si kandidat për kancelar ata po mendojnë të gjejnë një tjetër emër. Në vendet ku nuk mbizotëron korrupsioni dhe ka racionalitet mendohet për të ardhmen e vendit dhe jo të kryetarit. Mendoj se ka ardhur momenti të bëjmë diçka edhe në Shqipëri”.

Ndërkohë, vetë kryetarja e Partisë “Lëvizja për Ndryshim”, prezanton si pikën më të fortë të saj faktin që është e pakorruptuar. “Në karrierën time politike, gjithë këto vite, asnjëherë nuk jam përfshirë në asgjë korruptive”, thotë ajo.

Topalli etiketon drejtpërsërdrejti kryetarin e Partisë Demokratike kur thotë se nuk ka në drejtimin e partisë nuk ka respektuar rolin e tij. “Gjatë mandatit të parë të opozitës, në parti ka pasur debate për mënyrën si nuk po bëhej opozita, por të paktën kishte brenda deputetë të vërtetë. Kur deputetët bënin betejë të vërtetë, kryetari i tyre, jo vetëm që nuk i udhëhiqte por merrej me çështje familjare, merrej me një kat shtesë apo me probleme të tjera të agjendës ekonomike.

Probleme që kishin të bënin me çështje të veçanta si ligji për arsimin apo nevoja për protesta të vazhdueshme kundër kapjes së pushtetit nuk udhëhiqeshin nga lidershipi”.

Sipas Topallit, në Shqipëri, problemi i vetëm, nuk ishte qeveria, por edhe opozita që nuk luante rolin e saj për të kufizuar pushtetin e pakufizuar të kryeministrit Rama. “Por, Basha i la fushë kryeministrit, dezertoi”, shton ish-kryetarja e parlamentit.

15 komente në “Jozefina Topalli tregon kushtin e fortë për t’u bashkuar me Partinë Demokratike”

  1. Idrizi says:

    Per tu corruptu,edhe ti mi Jozi,per medalje je,por problemi eshte se je edhe gje e trashe per politike,ke 25 vjet n’politike,keshtu ç’me prit me nga ty?

  2. Drita says:

    Aman kush e do ,te bashkohet me ramen me mire

  3. Jeni opozite koti says:

    Jozi ti mund te drejtosh Shkodren, ne vend te gjytyrymes se tanishme. Per shqiperine te mungojne permasat.

    1. Likja i MONES... says:

      ZONJA DRITA MBAHENI E KENI MBAJTUR PER 25 VJET…ESHT E JUAJA ME KOHE…SA PER EDI RAMEN. XHOZIN SE AFRON AS TEK PORTA E OBORRIT

  4. O JOZEFINE, KUSHTI I VETEM QE TI TE MARRESH VOTA ESHTE TE DISTANCOHESH NGA KRYEKRIMINELI, GJAKATARI VRASESI ME I MADHE I SHPRESES E TE ARDHMES SE SHQIPERISE , AXHENTI I SERBISE SALI RAME BERISHA. PO SILLESH NDAJ BERISHES SIKUR E KE PASE TE DASHUR SHTRATI, GJE QE NUK ESHTE E VERTETE, POR PO E BEN VETEN. NQS NUK DEMASKON SALI BERISHEN QE SHKATERROI TE DJATHTEN SHQIPTARE E TE ARDHMEN E SHQIPERISE, JE TOTALISHT E HUMBUR E CDO DITE VETEM POSHTE E ME POSHTE DO BESH. NUK KE ME MARRE VOTA ME SHUME SE RUDINA HAJDARI. ME DUKET SE PO SHKON PER LESH E ME KETO MEND, TE NA RRUASH

  5. sharlatanizem politike
    skena ordinere politikane kriminele
    qe tallen me jeten e shqiptareve dhe se qenia e tyre ne politike ,
    ka per qellim thjshte vjedhen e shtetit ,pasurimin ,
    asgje tjeter

  6. Labi says:

    Po kur mbushe parlamentin me Shkodran ishte korrupsion apo lokalizem,nuk ke gjeresi dhe gjatesi per te qeverisur,jo per gje po ti te kap prej zhelesh.

  7. Demokrati.. says:

    Votoni ke te doni ne PD. !
    Aty vetem kockat e qeneve te ngordhur do te gjeni…
    Thenja e te ndjerit Kadri Roshi…

  8. zhelifina lavirja e bulevardit says:

    PD e djathet; thote ; lavirja e bulevardit; Sal Berisha , i nzorri me dhune ne mes te nates te burgosurit politik ne shkoder ; Zhelefin .

    1. Lu says:

      Nga e nxore kete shprehje o trim spurdhjak? Nga profesioni i motrave the tua apo nga shetitoret e mamas tende?

  9. Bledi says:

    Problemi ne Shqiperi eshte se Politikanet duan te vdesin neper kolltuqe.
    1 nga keto eshte dhe zonja ne fjale.
    Gjithmonë per te miren e Shqipërisë se keta nuk e kërkojnë pushtetin per vete po per te miren e perbashket
    Sa ja kai pare dhe Shqiperia hajrin kesaj.Apo jo?

  10. Korcari says:

    Te qan zemra per Edi Ramen.

  11. alphade says:

    Si s’ka turp kjo cupa e Shkodres kur thote
    se eshte e pakorruptuar ???? Po 68 million
    Leket e dietave kur shkoje shtepine tende,
    pa permendur udhetimet tuaja ekzotike
    nepet shkretirat arabe ?! Po te mos njihnin
    shqiptaret do te ngazelleheshin nga dekla-
    tat tuaja “mallengjyese” ! Ik moj hajne, Fres-
    kuese e kryekriminelit NR : Nje i Shqipe-
    rise ……
    Ptffuuuuu -race e ndyre …!!!!!

  12. ben says:

    Xhozi
    Bashkohet me PD ,vetem nese PD ka ramen kryetar.

  13. A-ja says:

    u pika qe ste bie,30 vjet ne politike e te kenme besim tek ty ,pjelle e Berishes? Arrogante, e korruptuar te zoti,,zhduku nga politika ti dhe CO jote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje