FOTOT/ Luks i çmendur, shumë klas, 7 doktoratura dhe 7 fëmijë: Kjo është gruaja e tretë e emirit të Katarit

20 Janar 2021, 10:50Lifestyle TEMA
FOTOT/ Luks i çmendur, shumë klas, 7 doktoratura dhe 7

Shejh Moza bint Nasser, gruaja e Emirit të Katarit, është dalluar gjithmonë për stilin, bukurinë dhe arsimimin e saj.

Ajo është një nga tre gratë e Emirit të Katarit dhe ka gjithmonë vëmendjen e mediave botërore.

Ajo ka pesë djem dhe dy vajza, dhe u martua me Emirin në moshën 18 vjeç, në 1977.

Shejh Moza bëri për vete publikun botëror me stilin e saj të veçantë, por edhe me qëndrimin, të cilin gjithmonë e shpreh qartë duke mbajtur fjalime në institucionet kryesore politike dhe shoqërore.

Thuhet se ajo është dashuria më e madhe e Sheik Hamad bin Khalifa Al Thani, edhe pse ky i fundit ka dhe gra të tjera.

Deri më tani Moza ka shtatë doktoratura dhe është një nga zonjat e pakta në vendin mysliman, që kujdeset për pamjen dhe veshjen e saj.

Disa nga veshjet e saj kushtojnë 30,000 dollarë, madje edhe deri në 100,000 dollarë, raportojnë mediet e huaja.

Por ky luks i çmendur nuk përbën problem as për të e as për banorët e Katarit, që cilësohet një nga vendet më të pasura në botë he ku luksi është kthyer në diçka normale dekadat e fundit.(TemA)

5 komente në “FOTOT/ Luks i çmendur, shumë klas, 7 doktoratura dhe 7 fëmijë: Kjo është gruaja e tretë e emirit të Katarit”

  1. Al says:

    Posi 7 doktorature dhe kjo si Mona jone. Pika qe su bie qe na nxirrni keshtu anadollakesh.

  2. Dega e Kalecit "lol" says:

    Lili jone, megjithe doktoraturat dhe profesoraturat e te shoqit, ka 117 doktoratura.

  3. Tironci says:

    Emri Moza sika mundesi , çfar lidhje ka me mimozen qe esht puro shqiptare.

  4. ? says:

    Pak paska, si gruaja e tij duhet të kishte 57?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje