Një pikturë 500-vjeçare është gjetur në një banesë në Itali dhe është kthyer në një muze. Por stafi i muzeut është habitur pasi nuk ishin në dijeni se ishte vjedhur.
Kopja e Salvator Mundi, e cila besohet se është pikturuar nga Leonardo da Vinci, u gjet në një banesë në Napoli. Pronari 36-vjeçar i banesës u arrestua pasi akuzohet se ka vjedhur pikturën e rrallë.
“Piktura u gjet të shtunën falë një operacioni të shkëlqyer”, tha prokurori i Napolit, Giovanni Melillo, në një deklaratë për mediat.
Prokurori shtoi se zyrtarët nuk ishin në dijeni se ishte vjedhur sepse “dhoma ku mbahet piktura nuk ka qenë e hapur për tre muaj” për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Nuk dihet kur vepra e artit u mor pasi askush nuk e kishte raportuar atë të zhdukur, por muzeu tha se këtë pikturë e kishte bërë pjesë të koleksionit që prej Janarit të vitit të kaluar.
Veprat e artit zakonisht janë pjesë e koleksionit të Muzeut Doma në kishën San Domenico Maggiore në qytet.
Policia tani po heton rrethanat e vjedhjes, por nuk kishte asnjë shenjë për një hyrje në muze. Nuk dihet se kush e pikturoi veprën artistike, por disa ekspertë besojnë se studenti i Leonardos, Giacomo Alibrandi, mund ta ketë bërë këtë në fillim të viteve 1500.
Ajo tregon Krishtin me njërën dorë të ngritur, me tjetrën duke mbajtur një sferë qelqi.
Po si mund të bëhen kërkime për diçka që nuk mungon diku?
Gjysëm Krisht e gjysëm Maria Magdalena,e dashura e Tij!