Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në emisionin Opinion në TV Klan, ka deklaruar se Shqipëria ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të vijuar procesin e vaksinimit antiCOVID. Manastirliu tha se deri tani është siguruar vaksinimi për 800 mijë qytetarë.
“Shqipëria ka siguruar zyrtarisht 500 mijë dozat e para të vaksinës nga marreveshja direkte me kompaninë Pfizer. Vaksina që do të blihet përmes marrëveshjes së drejtpërdrejtë të Qeverisë së Shqipërisë me kompaninë Pfizer, 10 750 dozat të kësaj kontrate do të mbërrijnë në Shqipëri brenda Janarit. 30 250 doza të tjera do të vijën në shkurt e të tjerat me radhë, muaj pas muaji, në bazë të planit të vaksinimit.
Marrëveshja me Pfizer është ratifikuar në Kuvend. Gjithjashtu kemi kontratë me COVAX, ku ka siguruar 1 milionë e 200 mijë doza vaksine. Deri tani, qeveria ka siguruar vaksina për 800 mijë qytetarë nëpërmjet marrëveshjes së drejtpërdrejtë me Pfizer dhe marrëveshjes me COVAX. COVAX dhe Pfizer janë dy kontratat e para ndërkohë që presim të lidhim kontratën e tretë me Astra-Zeneca dhe ndërkohë jemi në negociata me Modernën “, tha Manastirliu.
Manastirliu ka bërë me dije edhe skenarët për vaksinimin e popullatës.
“Ne kemi vendosur përmes planit të vaksinimit të nisim me mjekët, më pas me të moshuarit në qendrat sociale dhe me të moshuarit mbi 75 vjeç. Ne kemi 3 skenarë. Në skenarin më ambicioz që ne kemi realizuar, është vaksinimi i popullatës në 14 muaj. Skenari i dytë është 18 muaj dhe skenari i tretë është 24 muaj”, nënvizoi Manastirliu.
ohuuuuu
….skandal….cfare quan ambicioze zonje…14 ..18 ..24 muaj…jeni ne vete…shqiperia me nje popullsi 2 ml banore me gjithe femije sa nje lagje e londres… amerika ne 100 dite 100 milione….thoni atehere do n.a. vijne vaksinat dhe skeni asgje ne dore..jo kemi siguruar 800 mije etc pallavra…
…koha qe jepni eshte skandaloze…pasi te kene vdekur njerezit do ti ngjallni….????
Plani eshte I thjeshte…merr vaksinat dhe vaksinoni dite e nate..cdo infermier e doktor ne sherbim 24 ore…dhe behet deri ne vere..por duhet vullnet dhe organizim…
…. #fumming
…
Mund te ndodhe per faktin qe nuk kemi nje grup teknik-shkencor te afte per organizime te tilla? Une besoj se qevertija bazohet pak a shume ne ato linja qe i japin ata,qe quajne komiteti teknikshkencor,fjale domethenese,por kush jane elementet qe i japin mendim qeverrise?Edhe per mua eshte e thjeshte,siguro vaksinat,dhe vaksino nate e dite,qe te kesh nje mase te konsiderueshme te popullates imune,perndryshe,moshat nga 45-70 vjet qe ne Shqiperi kane vdekshmerine me te larte,do vazhdojne te jene po te larta.
Enveri te vaksin8nte per 2 muaj…..me velina vetem sfilada mode kemi….i keni pare si kapardisen avioneve e mendjen vetem per shoping….shqiperia ka sot administraten me per turp ne bote….ka futur dje kto ekselentet 18 vjec tani e pirdhi mte shtetit….bejne shkresa ato …o zot