Bashkimi i të gjitha partive opozitare nuk do të mund të dilte fitimtarë mbi Partinë Socialiste, por do të krijonte një garë shumë të nxehtë dhe pothuajse të barabartë.
Sipas sondazhit të kryer nga kompania prestigjoze MRB në bashkëpunim me Euronews Albania, opozita e bashkuar do të merrte 42.7 për qind të elektoratit, ndërsa Partia Socialiste do të merrte 44% të votave.
Të pavendosurit janë në masën 7.4 për qind, të cilët duket sedo të vendosin edhe fituesin, ndërsa ata që nuk do të votojnë përllogariten në masën 4.6 për qind.
Megjithatë, sondazhi zbuloi se prirja e votës shkon drejt PS (41.8 për qind), pasuar nga PD me 28.2 për qind të votave, një hendek ky prej 13.6 për qind të elektoratit.
LSI vazhdon të jetë sipas projektimit forcë e tretë me 10.3 për qind të votave, pasuar nga PDIU me 1.5%.
PS do të fitonte zgjedhjet nëse do të mbaheshin sot
Nëse zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të zhvilloheshin sot, një sondazh i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB, zbuloi se 41.8 për qind e shqiptarëve do të votonin Partinë Socialiste.
28.2 për qind do të votonin Partinë Demokratike, 10.3 për qind Lëvizjen Socialiste për Integrim, 1.5 % PDIU-në, ndërsa 2.1% partitë e tjera.
Sondazhi zbuloi se edhe nëse të gjitha partitë opozitare do të bëheshin kundër PS, ato do të merrnin 42.7% të votave, ndërsa për Partia Socialiste do të fitonte 44% të votave. Diferenca mes kampeve është 1.3%.
Thesi i votave që janë të paidentifikuara, që ose nuk e kanë vendosur, ose nuk duan të përgjigjen, është 16.1%. Kjo është një shifër e konsiderueshme për partitë që do të duan të përmirësojnë rezultatin e tyre duke kërkuar vota të tjera. Kjo pasi besnikëria ndaj partive politike kryesore në Shqipëri vazhdon të mbetet e lartë.
Nga të dhënat e sondazhit, baza e këtyre partive që ka votuar për to në vitin 2017, do të votonte sërish në një përqindje të lartë, rreth 90% për PS dhe PD. Votuesit e LSI në 2017, duket se e kanë zbehur besnikërinë katër vite më pas, sepse do ta mbështesnin vetëm në masë 63.2%.
Pjesëmarrja është faktor kyç në përcaktimin e fituesit të zgjedhjeve. Të pyetur në lidhje me vendosmërinë për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit 63.2 % shprehen shumë të sigurtë që do të dalin në votime, 25.4 % të sigurtë, 5% jo të sigurtë, 6 % aspak të sigurtë, ndërsa 0.3% nuk e dinë ose kanë refuzuar të përgjigjen.
Pavarësisht se në cilin kamp do ta hedhin votën, shumica e shqiptarëve të pyetur nga sondazhi mendojnë se zgjedhjet do të fitohen nga PS (49.1%).
Një masë më e vogël prej 29.6% besojnë se do të fitohen nga PD, 10.9% nga LSI ndërsa 9.7% deklarojnë se nuk do të votojnë.
Metodologjia
3 muaj përpara zgjedhjeve, 1600 shqiptarë janë përgjigjur ballë për ballë në një intervistim në shtëpitë e tyre dhe 2000 të tjerë në mënyrë telefonik, se cilat janë shqetësimet e tyre, si e vlerësojnë ata ekonominë, punën e qeverisë apo të opozitës dhe sa vota do të marrin partitë politike, nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë javë. Janë 5 sondazhe në total që do të zhvillohen periodikisht deri në ditën e zgjedhjeve.
Studimi u shtri në 12 zona elektorale, periudha e intervistave ishte 22 dhjetor 2020 -13 janar 2021 ku metodologjia e kampionimit ishte shtresëzim me shumë faza/kampione të rastësishëm. Persona me të drejtë vote, të ndarë në mënyrë të barabartë sipas gjinisë u janë përgjigjur 43 pyetjeve.
Qëllimi i sondazhit është hulumtimi i mendimeve dhe qëndrimeve të qytetarëve shqiptarë për zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Rezultatet e para u prezantuan në emisionin Barometri Politik nën moderimin e gazetares Ilva Tare, ku qenë të pranishëm një panel prej 6 analistësh, si dhe drejtori i kompanisë MRB, z. Dimitri Mavros.
Opozite eshte krimineli Sali dhe hajduti Ilir, une mendoj se duhet me pak votues.
LSI ka 10% apo 1% !!!! Se sipas te gjitha gjasave LSI nuk merr asnje deputet kete rradhe.
Para Edi Rama! Dermoji plehrat e Shqiperise!
Keta plera qe jane ne fotografi duhet te marin k…..n ne qofte se Shqiptaret shkojne per te votuar per keto mostra mire tu behet dhe mos ankohen fare. Edhe mbas 4 vjetesh pa shtet normal do jene horat hajdutet kriminelet dallaverexhinjte drogaxhinjte do kene siper kokes dhe do tju marrin frymen. Tashti eshte rasti per ti thyer turinjte ketyre kopilave duke mos i votuar.
75 Mandate mer Pd-Lsi 64 Ps 1 Topalli ose Patozi te bejne sa te duan sondazhe me 26 prill Ps del ne opozit deri ne 2029
Fli i qete, mbaj gishtin ne brime te sumes per siguri ? ? ? ?
HAHAHA…PASTAJ TY ERMAL.ME 25 PRILL DO TE DALI ENDERRA.DHE DO SHIKOSH ME SY HAPUR.PD NE BYTH TE FIKUT..TU DREDH CIGARE DAHON..SI PLEQTE E KRUJES… E KE TE KAPME…
Ermal kur ti bien bolet dashit do vije PD ne pushtet.
Ti mos u merzit,vazhdo mbaj shprese se nje dite do vini ne pushtet.
obobobo sondazhi ilva tajares
sondazhi me i sakte eshte ky:
Çdo qeveri/regjim sado e peshtire te jete ka nga mbrapa jo me shume se 20% te popullsise votuese. keta jane sahanlepires e buxhetore & co. 5% te vrerosur. 5%me shprese.
pjesa tjeter nuk votojne fare se ja kane pire lengun. 10% shesin voten dhe dalin llogarite rrumbullak.
20+
20+
5+
5+
10=
60%.
po te llogarisim edhe vjedhjet i bie qe partite pushtet nuk kane as 20% mbeshtetje ose besim popullor.
Edi Rama mobilizoi heren e fundit 74% te votuesve, qe do te thote 14% me shume se sa pritet per nje “demokraci” albaneze. me siguri qe kane qene njerez qe e kane pasur lakun ne fyt e thiken ne palce prej gjyqsorit, shendetsise etj.
Nuk votohet ne shqipri per platforme politiko-ekonomike. votohet per perfitim personal. as politikanet nuk dalin per tu sakrifikuar per popullin. ne qofte se ksaj here votohet me pjesmarrje me shume se 50% i bie qe kusuri te jene njerez qe besojne tek PD me shume se sa tek PS. kjo nuk ka ndodhur kurre. as me 1992.
Po qe opozita e Saliut dhe ilirit.nuk fiton.kete e di dhe bufi.po e dine shume mire dhe keta vete.Ps 76 mandate.Pd 54.LSI 4.te tjerat 6 mandate
HAHAHA…PASTAJ TY ERMAL.ME 25 PRILL DO TE DALI ENDERRA.DHE DO SHIKOSH ME SY HAPUR.PD NE BYTH TE FIKUT..TU DREDH CIGARE DAHON..SI PLEQTE E KRUJES… E KE TE KAPME…
Sondazhet nuk dalin, pasi te punesuarit ne adminstrate nuk shprehen kurre ne favor te opozites.
Gjithashtu, varet se ku e kryen sondazhin, vetem ne qendrat e medha urbane, apo dhe ne fshatrat me te thella.
Sondazhet tre muaj para zgjedhjeve, asnjehere nuk dalin, sepse percaktues jane faktore te tjere ne favor te qeverise tre jave para zgjedhjeve.
Kandidati socialist per kryetar bashkie para ca vitesh, sipas sondazhit te kryer 3 muaj para zgjedhjeve, rezultonte humbes i thelle ne zonen rurale, nderkohe fitoi thelle me nje diference shume te madhe ne te gjitha fshatrat.
Ska lidhje fare…shumica face to face genjejne se nuk ua mban…..popull dhjaks….prisni 25 prillin…mundesiht mos vidhni se nuk dihet si mer puna….nuk mund te hane vetem ca…….
Per fat te keq Rama e Ka te sigurte dhe nje mandat.
Law shume urrejtje Ka ndaj pd e LSI,ndaj berishes,metes se basha esht nje kukull SA pa Dal kta NGA skena politike ,Rama esht be pushtet perjet
Hajde mere vesht shtypin tone.
Pacavurja antishqiptare DITA thote te kunderten e TEMA