Nga Alfred Peza
Lulzim Basha ka disa ditë që po rreket të bëjë fushatë elektorale, përmes një qasje “të re”, ku Edi Rama e ka dëshmuar se është i pakonkurueshëm. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në statistikat krahasuese ndërmjet liderëve Europianë, prej shumë e shumë vitesh. Është fjala për betejën politike përmes rrjeteve sociale.
Kryetari i Partisë Demokratike po hedh ditët e fundit në to disa postime, ku rreket të ofrojë me gojën e qytetarëve, problematika dhe fenomene të cilat bën kujdes që të japin mesazhin, se “vetëm kur ai të bëhet Kryeministër pas 25 prillit do marin fund njëherë e përgjithmonë në këtë vend!”
I bën aq keq dhe shpeshherë stonojnë aq shumë, sa në vend që ta dëmtojnë, ato e bëjnë Edi Ramën edhe më interesant në sytë e shqiptarëve të rrjetit të gjerë global. Sepse Kryeministri në vend që të shqetësohet, argëtohet me postimet e sfidantit të tij opozitar, aq sa i rishpërndan jo rrallëherë ashtu siç janë në adresat dhe llogaritë e tij.
Kjo qasje e fundit, nuk bën gjë tjetër, veçse dëshmon atë që e kemi ditur gjithmonë për Lulzim Bashën politikan. Ai është një lider aspak origjinal, aspak kreativ, karizmatik, me vizion dhe ide të qarta nga ata që bëjnë diferencën dhe që sjellin pashmangshmërisht ndryshimin. Sepse i mungon lidershipi që i arrin objektivat e mëdha politike, përmes një strategjie afatgjatë për të rikthyer opozitën në pushtet dhe për të realizuar më pas, edhe projektin e tij elektoral.
Një lider si Lulzim Basha meret për dore nga të tjerët, sepse nuk udhëhiqet nga instikti i tij, për të arritur tek pika që i ka caktuar vetes në horizontin politik të Shqipërisë. Kjo është arsyeja se përse nuk gjen tek profili i tij, tiparet e një udhëheqësi frymëzues në vijimësi, që herët ose vonë do të ngjitet në fron për ta qeverisur këtë vend.
Dikush duhet ta këshillojë Lulzim Bashën se e fundit gjë që e çon atë drejt fitores, është ta sulmojë për ta mundur Edi Ramën, me armët e tij më të forta. Përmes postimeve në rrjetet sociale, përmes produkteve kreative propogandistike dhe gjetjeve që përçojnë mesazhe që godasin menjëherë në mendjen dhe zemrën e publikut.
E kështu si ajo pika e ujit që e gërryen gurin, duke rënë mbi të pa u ndalur, edhe këto postime dhe kjo lloj qasje, nguliten njëherë e përgjithmonë tek votuesit shqiptarë të cilët e konfirmojnë këtë me votë, ditën e zgjedhjeve. Edi Rama ka një linjë të vetën, e cila është një kostante rritëse, që nga dita e parë që ka hyrë në politikë e deri më sot e kështu do të jetë, deri në fund.
Ndërsa Lulzim Basha është e kundërta e Kryeministrit të vendit, përsa i përket, mënyrës sesi kërkon të ndërtojë profilin e tij prej lideri politik të së ardhmes. Sepse ai herë bën Kryetarin e PD, e herë herë mbetet hija e Sali Berishës. Herë do të bëjë liderin e opozitës, e herë herë mbetet në hijen e Ilir Metës. Herë do të bëjë sfidantin e Edi Ramës dhe si për dreq, kërkon që ta realizojë të gjithën këtë, vetëm duke e imituar.
Nëse ka një gjë që kërkojnë njerëzit tek një lider, është që ai të jetë origjinal. Te jetë mundësisht unik. Të jetë vetëvetja. Të mos jetë hija e askujt tjetër. Aq më pak dytësi, apo matrioshka bijë, brenda matrioshkës së madhe mëmë. Nuk duhen shumë shembuj nga bota për ta kuptuar këtë, as nga historia e afërt, apo e largët.
Mjafton të kujtosh se edhe Sali Berisha është një lider origjinal. Edhe Fatos Nano ka qenë një i tillë. Edhe tani Edi Rama është gjithashtu. Kështu i ka patur Shqipëria liderët e saj që nga Ahmet Zogu dhe deri tek Enver Hoxha. Për ta mund të thuash çtë duash, por asnjërit nuk mund ti thuash dot, se nuk ishin vetëvetja. Origjinalë. Ndaj edhe e dominuan skenën politike të vendit.
Kjo është arsyeja se përse Lulzim Basha nuk ngjit. Nuk përbashkon. Nuk unifikon. Nuk e ngjiz dhe nuk e çon dot lart dallgën e madhe të ndryshimit politik dhe elektoral. Sepse një lider aspak origjinal si ai, nuk të frymëzon. Nuk të bën që ti shkosh pas, me sytë mbyllur, në të mirë dhe në të keq. Aq më tepër në Ballkan, e mbi të gjitha, në Shqipëri!
Po ti ka e morre vesh , nga burimet e Cadrave te Ku rvave…..o gazetaruq…i Kriministrit
=
Pa na thuaj njehere pervec fshatit Surrel kush do dali ne votime per Bashe-Ramen?…kjo ju ka shkuar ne mend dhe pse Shqiptaret ja kane pire lengun Pallave te PPSH(PD/LSI/PS)…dhe fajin e ka Covid-i…ahahaha…
O Alfred Peza, pse nuk thua që Luli Basha, është një mut ?
A votohet MUTI i halesë së SALIUT DHE ILIRIT ?
Bravo
peza je nje oportunist nuk ngjit .
je as mish as peshk…nuk e di pse..sikur te kane shkelur gjithe lagjia me kembe..udheheqesit e vetem nuk ngjisin ne rast se sjane ne sherbim te miliona njerezeve…idete i frymezojne njerezit…e per to lipset te luftohet..per barazi ne tere perbersit e jetes shoqerore ,dejtesi per kedo .per mireqenie per cdo qytetar e jo per nje pakice. per mundesi shkollimi , mjekimi ,punesimi per cdo shqipetar pa dallim per shperndarje te drejte te pasurise e prodhimit ,parase ,qe njerezit te ushqehen,vishen ,argetohen,gezohen ,lahen,pastrohen e te strehohen ne shtepi te mira ,te bukura ,te forta per ti mbrojtur nga fenomenet e natyres ,shiu bresheri,zjarri ,termeti e plote gjera te tjera te jetes.per keto jane politikanet jo per gara pushteti personal…per keto duhet shkruajtur e programuar e realizuar nga partite politike.njerezit duan gjera konkrete se u duhen gjerat perdite qe te jetojne.puna ,puna ajo i sjell te mirat jo llafet neper tv..ne shqiperi thashethemja e fjala pa buke jane ngritur ne istitucion vrastar qe po i corodite njerezit sidomos te rinjt e i ka kethyer ne qenie depresive ..prandaj po te doni te merreni me politike ketheni rruge e peshoji fjalet para se ti nxirrni nga goja e ti shkruani…fjala eshte shume e rendesishme ajo eshte fillimi i nje veprimi te mire apo te keq..flisni me pak per udheheqesit e me shume per miliona njerez se ky eshte misioni i politikes