Nga Plator Nesturi
Tashmë, kur po hyjmë në fazën e nxehtë të fushatës elektorale, sondazhet që kanë nisur të publikohen po japin tendencën e votës së shqiptarëve në 25 prill. Edhe në sondazhin e fundit të përcjellë nga Euronews Albania, në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB, përshfaqet një diferencë e thellë midis dy partive kryesore të vendit. Sipas sondazhit, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, PS do të siguronte 41,8%, PD në nivelin 28,2%, LSI në 10%, PDIU me 1,3% dhe kështu me rradhë. 13.6% është diferenca e kryesimit të PS ndaj PD, çka nxjerr në pah se ajo çfarë mendohej si konsumizëm pas 8 vite qeverisje të maxhorancës socialiste, në fakt nuk i ka sjellë asnjë produktivitet opozitës. Madje, mund të thuhet se shifrat e ulëta të opozitës tregojnë se ka një konsumim të lidershipit të PD dhe të mënyrës sesi ka bërë opozitë në këto vite.
Duke lexuar shifrat, vërehet se edhe në nivel koalicioni, sondazhi nxjerr sërish fituese PS përballë të gjithë Opozitës së Bashkuar, nga ku PS ka 44%, ndërsa të gjitha partitë aleate së bashku arrijnë vetëm në 42,7%. Pra, edhe këtu vërehet se difekti nuk qëndron vetëm tek PD, por tek e gjithë opozita në përgjithësi, çka mund të nxjerrë si konkluzion se: shqiptarët nuk shohin ende një rotacion në qeverisje dhe madje nuk e duan Bashën si kryeministër të ri.
Mesazhi duket i qartë. Akrobacirat politike të PD dhe liderit të saj, nuk kanë mundur të krijojnë as besim dhe as frymë mbështejeje. Braktisja e mandateve dhe largimi nga rruga institucionale, braktisja e zgjedhjeve vendore dhe amullia që po shfaq në këtë periudhë parazgjedhore, i kanë përçuar qytetarit shqiptar idenë se ajo nuk është e gatshme për të qeverisur. PD nuk ka ditur të lançojë as ide të reja dhe të angazhojë njerëz të rinj, për t’i dhënë frymëmarrje formave të vjetëruara që ende përcjell në mënyrën e qasjes në politikë. Përkundrazi, pikërisht disa muaj përpara zgjedhjeve, Basha jo vetëm nuk ish i aftë të bashkojë ish drejtuesit e shpërndarë, por made këta krijuan parti të reja në opozitë ndaj tij, gjë që mendohet se do të thyejë e fraksionojë mbështetësit tradicionalë të saj, por dhe votën e djathtë se si do të shpërndahet në 25 prill.
Një element i veçantë i sondazhit është niveli i ulët i mbështetjes për partitë e vogla. Ndër partitë që janë në listën e kandidatëve të PD, verehet se vetëm PDIU arrin në 1,3%. Partitë e tjera janë nën nivelin 1 përqind dhe relevanca e tyre është thuajse pa peshë. Dhe ndërkohë që, kryetarët e partive të vogla po sigurojnë nga një vend të sigurt në listën për depuetët të PD, kjo mund të sjellë një pakënaqësi dhe trysni të madhe ndaj Bashës për ngushtimin e hapësirave për figurat e demokratëve. Pasi do të shihet se një pjesë e madhe e energjive të stukturave të PD do të shkojë në favor të daljes si deputetë të kryetarëve të partive të vogla.
Gjithashtu, LSI është në tkurrje dhe në sondazh del me 10% të votave. Porse, nëse marrim parasysh kohën se kur janë zhvilluar pyetjet e sondazhit me ditët e sotme, vërehet se gjatë kësaj kohë LSI kanë nisur ta braktisin një sërë figurash drejtuese të saj dhe duket se ka një braktisje të madhe edhe në nivel më të ulët. Mund të mendohet se në sondazhet mëtejshme në vijimësi, shifrat e LSI mund të pësojnë tkurrje të dukshme. Vetë fakti që LSI do të kandidojë në listë e vetëm, dëshmon se dhe partitë e tjera aleate kanë preferuar të shkojnë vetëm tek lista e PD, kur shohin se vetë LSI vijon në fenomenin e braktisjes.
I rëndësishëm ishte edhe një tregues tjetër i sondazhit, që shprehte se mbi 52% e shqiptarëve ndihen optimistë për një ngritje të shpejtë të ekonomisë në të ardhmen. Ky është një element që shkon në favor të mazhorancës dhe jo të opozitës, pasi nëse ka shpresë për një ngritje të ekonomisë në një kohë kur opozita nuk ka paraqitur ndonjë platformë ekonomike, kjo mund t’i atribuohet vetëm vijimit të rrugës nga mazhoranca dhe imazhit që ka dhenë në menaxhimin e situatës pas tërmetit dhe të pandemisë. Nëse shpresa do të mbetej te opozita nuk mund të dilnin ato shifra të ulëta të saj me 13.6% poshtë PS-së.
Oh cfare na the. Ne se duam Berishen te gjalle e jo me kryeminister.
WOW ! ,…………Euronews Albania na beka sonazhe te sakte ……ngaqe e drejton nje spiun i Greqise
O Nestur , more ndonje lek , apo sigurove ndonje vend pune , te mundshem , per te mbushur trasten , me kete shkrim .
Basha do ike si Trampi
Basha dhe Berisha jane vrases. Te behet nje sontazh ose votim,a i duan ne politike apo ne burg dhe te binden B&B. Nese ndihen te “discriminuar le ta shtojne listen edhe K&M.
Basha dhe Berisha kane hesape para popullit per te gjitha demet qe i kane bere vendit dhe popullit. Ata kane pune me drejtesine per gjithe vrasjet vjedhjet ,shitjet dhe lista e pislleqeve te tyre eshte e gjate. Kjo dyshe as qe duhet te egzistoje me ne politike jo me te kene aspirata per te qene ne politike.Keta jane llumi dhe turpi i politikes sone. Prandaj ne qe duam vendin duhet ti tregojme vendin me vote Lulit me shoke se rruga tyre ka perfunduar ne politike. Populli nuk ka nevoje per politikane te calibrit te Lulit ,Saliut e shokeve te tyre.
Fituesin e zgjedhjeve ne Shqiperi e vendos Komisioni i Venecias,
i cili dihet se ke favorizon: Lulezim Bashen-Kryeminister;
Ilir Meten Zevendes Kryeminister dhe Sali Berishen-President
“dardan” ke harruar pa poste Mark Markun, Agron Gjekmarkajn, Andi Bushatin, Klodjana Lalen, Enton Abilekajn, ku do ti sikterisesh keta?
E vertete o PLATOR Nesturi. BILEZ UNE THEM SE PER RRJEDHOJE LOGJIKE ZGJEDHJET BEHEN KOT DHE ESHTE ME MIRE TE MOS BEHEN. C’MENDIM KENI? ME ATE RAST MUND TE BEHESH EDHE NDONJE COPE MINISTER. KUSH JA PAU SHERRIN SERVILIZMIT?