Bill Gates vaksinohet kundër Covid: Falenderoni ata që na çuan në këtë pikë

23 Janar 2021, 09:26Bota TEMA

Themeluesi i kompanisë Microsoft, miliarderi Bill Gates ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Gates me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Ai ka falenderuar shkenctarët pasi me punën e berë arritën të krijonin vaksinën:

Një nga përfitimet e të qenit 65 vjeç është se unë jam i kualifikuar për vaksinën COVID-19. 

Kam marrë dozën time të parë këtë javë, dhe ndihem mirë. 

Faleminderit të gjithë shkencëtarëve, pjesëmarrësve në prova, rregullatorëve dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor në vijën e parë që na çuan në këtë pikë” shkruan ai në postimin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje