Policia reagon pas 9 ditesh nga aksidenti i frikshem tek kryqezimi i RTSH-se, ku nje tip me 40 e kusur gjoba ne kurriz, shkel semaforin e kuq dhe me shpejtesi sketerre perplas nje hallexhi ne pune te tij duke i rrezikuar jeten atij dhe dy zonjave qe po kalonin te vijat e bardha.
Ne reagim policia nuk shpjegon se si ka mundesi qe nje person me 40 e kusur gjoba, nje pjese per shkelje semafori, arrin te levize ne rruge i pashqetesuar nga askush, madje shkel serish semaforin duke ecur me shpejtesi ne nje prej zonave me te ruajtura te Shqiperise.
Ne fakt, policia ne kete reagim pas 9 ditesh kujdeset vetem per nje fakt: Te ndaje emrin shoferit te “paprekshem” nga emri i kreut te OFL-se!!
Pra, me shume ka interes te mos permbaltet emri i nje zyrtari te policise se sa jeta e 3 qytetareve ne hallin e vet dhe dhjetra te tjereve qe neser serish do te jene te rrezikuar nga shofere te tille!
Reagimi i policisë (nuk është shaka)
Në lidhje me lajmin e publikuar në disa media përgjatë ditëve të fundit, për një aksident rrugor të ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Papa Gjon Pali II” me rrugën “Ismail Qemali”, ku shtetasi S.D., duke vazhduar lëvizjen me mjet gjatë kohës që semafori ishte me dritë të kuqe dhe është përplasur me mjetin tip “Skoda Rapid”, me drejtues shtetasin D.T. dhe pasagjer shtetasin A.M. e për pasojë u dëmtuan 2 shtetas, jashtë rrezikut për jetën, sqarojmë opinion publik se:
Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin rrugor nuk është i afërm i ndonjë zyrtari drejtues në Policinë e Shtetit dhe nuk është favorizuar në asnjë moment nga asnjë zyrtar policie.
Stukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me këtë ngjarje kanë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme, në ngarkim të qytetarit S.D.
Njëkohësisht, Policia Rrugore e Tiranës ka kryer të gjitha veprimet administrative.
Njoftimi për aksidentin rrugor është pasqyruar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, në përmbledhjen ditore të ngjarjeve që publikohet, si çdo ngjarje tjetër pa pasoja fatale.
Linku ? https://ëëë.asp.gov.al/raporti-ditor-i-ngjarjeve-policia…/
Policia e Shtetit garanton qytetarët se është tërësisht e angazhuar për të luftuar krimin dhe zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin, ndaj fton median që për çdo rast të kërkojë informacion zyrtar pranë strukturave përgjegjëse për dhënien e informacionit.
Ca linku leshi eshte ky mor aman è è è ? E veshtire shume per ju ta shkruani www ?
hahahaha po na diftoni ndonje gja te re ?!!
As popujt ma primitiv te Afrikes nuk kane shtet me te kalbun, dhe popullsi ma amorfe se shqiptaret e Shqipnise. jeni qorodit krejti.
Keni 100 vjet qe jeni deklaru shtet e akoma sjeni ba. E kur mbaheni edhe ju se jeni dikush hahahaha
Ore Ildi ti do te jesh ndonje “zog” i lindur tani vone nga inkubatori “demokratik” , por sa per Shtet ne Shqiperi ……. ka pasur … per 45 vjet … dhe ç’far shteti qe ketij si ky tipi qe behet fjale me siper ja fuste koqet ne goje atij dhe gjithe fisit te tij . Nuk kishte burre nene te bente cubin sikur te ishte dhe anetar buroje i jati apo ndonje i afert . Pyet …pyet njehere rrotull per ate kohe ku shteti kishte ligje dhe ato ligje zbatoheshin deri me nje se ndryshe tere fisi jo vetem “garipi” por tere fisi shkonte per lesh . I thonin “Diktatura e Proletariatit” . Keshtu ne keto 100 vjet qe thua ti ka pasur shtet dhe jo si ky i sotmi .
Servilet e qelbur, frikacak e dredharak njerez te pabese qe NUK jane ne kráh te ligjit dhe qytetatit, keta funderina na quheshkan polic…!!!