Vrau një shtetas grek 28 vite më parë, arrestohet në Belgjikë Muhamet Belba

23 Janar 2021, 11:01Kronika TEMA

Muhamet Belba, 51 vjeç, u arrestua në Belgjikë dhe më pas u ekstradua në Shqipëri, ku është dënuar me 22 vjet heqje lirie për veprën penale “Vjedhje me armë me pasojë vdekjen”, për një ngjarje të ndodhur 28 vjet më parë.

“Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Belgjikë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar këtë shtetas me 22 vjet heqje lirie, për veprën penale Vjedhje me armë me pasojë vdekjen”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, Belba ka vrarë një shtetas grek, me qëllim grabitjen e një shume parash që kishte me vete më 17 shkurt të vitit 1993.

1 komente në “Vrau një shtetas grek 28 vite më parë, arrestohet në Belgjikë Muhamet Belba”

  1. Kim été says:

    Drejtësia për të nxirë jetën dhe vdekur nga uria funksionon te nazistët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje