FOTOT: Po mblidhte dru buzë lumit, qytetari në Mat zbulon një predhë

22 Janar 2021, 14:36Kronika TEMA
FOTOT: Po mblidhte dru buzë lumit, qytetari në Mat zbulon një

Një banor i zonës së Klosit ka qenë duke mbledhur dru zjarri përgjatë lumit, kur është përballur me një predhë luftarake në bregun e lumit Mat. Ai ka njoftuar menjëherë organet e policisë lokale, të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Këta të fundit kanë njoftuar forcat xhenjere pranë Ministrisë së Mbrojtjes sepse predha ishte e rrezikshme për të shpërthyer.

Predha është ruajtur nga policia deri në mbërritjen e forcave xhenjere nga Tirana, të cilët kanë bërë shpërthim të kontrolluar të predhës, duke eleminuar rrezikshmërinë e saj.

Predha në fjalë dyshohet të ketë ardhur nga tunelet që ndodhen tek ish-pazari i vjetër.

1 komente në “FOTOT: Po mblidhte dru buzë lumit, qytetari në Mat zbulon një predhë”

  1. Moisi Golemi says:

    Hë shqipo, ashtu bravo! Kape predhën me dorë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje