Zjarr në stanin e bagëtive, digjen rreth 200 dele dhe baza ushqimore! Si ndodhi

22 Janar 2021, 08:58Kronika TEMA

Një zjarr ka rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në një stan bagëtish.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Viron në bashkinë e Finiqit.

Si pasojë janë djegur rreth 200 dele dhe një sasi e konsiderueshme e bazës ushqimore.

“Më datë 22.01.2021, rreth orës 06:15, në fshatin Viron, Finiq, në një stan ka rënë zjarr dhe si pasojë janë djegur rreth 200 bagëti (dele) dhe një sasi e konsiderueshme baze ushqimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje