10 vite nga vrasja, mbesa e Ziver Veizit: Presim drejtësi, vrasësi i xhaxhait tonë të marrë dënimin e meritua

21 Janar 2021, 11:12Kronika TEMA

Familjarë, miq dhe të afërm kanë zhvilluar sot homazhe për Ziver Veizin, një prej katër viktimave të 21 Janarit. Kanë kaluar 10 vite kur Veizi u vra para Kryeministrisë.

Edhe këtë vit familjarët kërkojnë drejtësi. Mbesa e tij shprehet se ndonëse kanë kaluar 10 vite për ta shpresa vdes e fundit.

“Kanë kaluar 10 vite. Prisnim drejtësi, por ende nuk është vendosur në vend. shpresa gjithmonë vdes e fundit. Ne shpresojmë që drejtësia të bëjë punë e vet. E vlerësojmë kryeari e  këhsillit të arkur për vlerësimin me titull të xhaxhait tonë.

Ne shpresojmë që drejtësia të vihet në vend. Vrasësi i xhaxhait tonë të marrë dënimin e merituat”, ka thënë mbesa për mediat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje