Ushtaraku Xh.J i Forcave të Armatosura të Shqipërisë ka humbur jetën në orën 22:40 ora lokale në Afganistan.
Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.
Në njoftimin për shtyp bëhet e ditur se “autoritetet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA po bashkëpunojnë me komandën e operacionit për të bërë hetimin e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja”.
Ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA sigurojnë personelin në mision dhe familjet e tyre se do vijojnë të mbështesin e t’u gjenden pranë për të përmbushur me sukses misionin.
Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe gjithë personeli i Forcave të Armatosura i shprehin ngushëllimet më të ndjera familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut tyre të dashur.
Italia hakmerret për ish tranjerin që humbi para disa ditësh në Pukë, por harron atë që u zhduk me 500 000 euro çek fals.