Greqia dhe Shqipëria hapin qendër të përbashkët policore

18 Janar 2021, 18:14Kronika TEMA
Greqia dhe Shqipëria hapin qendër të përbashkët

Zwvendwsministrat Julian Hodaj (në të majtë) dhe Lefteris Ikonomu ne Kakavijë

Shqipëria dhe Greqia nënshkruan të hënën një marrëveshje për  funksionimin e  një qendre të përbashkët policore dhe doganore për të luftuar krimin ndërkufitar, përfshi trafikun e narkotikëve. Marrëveshja e për hapjen e qendrës u nënshkrua nga Zv-Ministri i Brendshëm shqiptar Julian Hodaj dhe homologu grek Lefteris Ikonomu dhe parashikon vendosjen e një trupe të përbashkët policore dhe doganore në mjediset e qendrës në anë greke të kufirit.

Marrëveshja e përbashkët parashikon bashkëpunimin policor dhe doganor dhe shkëmbim të informacioneve që lidhen me forma të ndryshme të krimit në kufijtë e të dy vendeve.

Sipas marrëveshjes në fushat e bashkëpunimit dhe autoriteti veprues të qendrës përfshihet bashkëpunimi për të  goditur transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike apo armëve, bashkëpunimi për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe rekrutimit të luftëtarëve të huaj, luftimi  migracionit të paligjshëm, zbulimi dhe goditja e autorëve  të shkeljeve që lidhe me procedurat doganore dhe kufitare.

Zv-Ministri i Brendshëm shqiptar Julian Hodaj tha se ky ishte vetëm fillimi i disa inciativave për të “thelluar bashkëpunimin shqiptaro grek”.

Ndërsa zv.Ministri grek i Rendit Lefteris Ikonomu tha se “Qendra do të vepronte 24 orë në 365 ditë të vitit me personel të përbashkët dhe ishte shprehje e vullnetit të dy vendeve për të luftuar krimin”. Qendra pritet të nisë aktivitetin pas një muaji dhe është iniciativë e Greqisë e cila ka hapur të tilla edhe me Bullgarinë dhe Turqinë.

1 komente në “Greqia dhe Shqipëria hapin qendër të përbashkët policore”

  1. Ray says:

    Greqia eshte me e ndershme ne luften ndaj krimit,
    nuk mban anesi, sic ben Italia , qe mbron mafiozet italiane , e nxjerr te pafajeshem me vendim gjykate

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje