Mamaja e ‘fiksuar’ pas rregullit që i mori ‘në qafë’! Si u fundosën “pa dashje” vrasësit e Jan Prengës, Artan Hoxha: Kamerat i vuri nëna e Harajve, dyshonte se e vidhnin

18 Janar 2021, 14:34Kronika TEMA

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar “gabimin” që ka sjellë zbardhjen e pengmarrjes dhe vrasjes së Jan Prengës. Sipas gazetarit shkak për zbardhjen e krimit është bërë mamaja e vëllezërve Hajri, të cilët janë pronarët e kompleksit.

Në “Abc”, Hoxha u shpreh se ajo kishte nisur që të dyshonte se punonjësit e vidhnin pasi furnizimet merreshin nga bodrumi dhe pa dijeninë e tyre vendosi kamera. Kështu që vrasësit e Prengës, as që e kanë ditur se po filmoheshin.

Vrasësit e Jan Prengës nuk e dinin që po filmoheshin. Mamaja e vëllezërve Hajri, ishte administratorja e biznesit dhe dyshonte se punonjësit e vidhnin. Ndaj kishte vendosur një kamera për të parë nëse e vidhinin punonjësit. E dinte vetëm ajo dhe jo të tjerët. Nuk e dinin që kishin një kamera mbi kokë. E kishte vendosur nëse personeli vidhte ushqimet dhe furnizimet e kompleksit,“-tha Hoxha.

Jan Prenga u rrëmbye në 17 janar 2020 dhe ende nuk ka asnjë gjurmë nga trupi i tij. Sipas Policisë, autorët e rrëmbimit janë familja Hajri në Shijak dhe grupi i Dukagjinit në Shkodër. Në krye të dy grupeve dyshohet se është Gramoz Rexhepi i cili ka qenë porositësi i rrëmbimit për një sasi prej 260 kilogram kokainë që u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun në portin e Smuthit në Angli. Droga doli nga porti, dhe u nda mes të katërtve dhe pas disa ditësh grupet nisën të kërkonin kokainën. Gentian Doçi telefonoi Astritin dhe Gëzimin, ndërsa Gramoz Rexhepi, vëllain e Prengajve, Ndrekën, i cili ndodhej në burg.

Pas paralajmërimeve, pengu ishte marrë në Kamëz dhe 5 ditë më vonë, më 22 janar, droga dhe 700 mijë paund, pjesa e Shullanit dhe Prengës u kthyen, por jo Jan Prenga. Në këtë moment, Gramoz Rexhepi i tregon Ndrek Prengës emrat e rrëmbyesve për shkak se ata i dolën nga fjala e dhënë se pengu nuk do të vritej. Sipas kqyrjes së kamerave të sigurisë, dyshohet se rrëmbyesit ta kenë nxjerrë të pajetë trupin e Jan Prengës dhe ta kenë transportuar me një furgon të bardhë, tek i cili janë parë të futen disa persona me lopata, që dyshohet ta kenë groposur, por ende trupi nuk është gjetur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje