U rrahën me njëri-tjetrin, arrestohen babë e bir në Vlorë

17 Janar 2021, 12:53Kronika TEMA

Babë e bir janë arrestuar në Selenicë të Vlorës, pasi kanë bërë sherr me njëri-tjetrin. Të arrestuarit janë babai me inicialet N. L. 69 vjeç dhe i biri V. L. 27 vjeç nga Selenica.

Sipas policisë së Vlorë, arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë një konflikti në shtëpi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri- tjetrit.

Njoftimi i policisë:

Policia vë në pranga dy shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasit N. L., 69 vjeç,  dhe V. L., 27 vjeç, (babë dhe bir) banues në Selenicë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri- tjetrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

1 komente në “U rrahën me njëri-tjetrin, arrestohen babë e bir në Vlorë”

  1. "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vetit!!! says:

    Hahahaha, beqiraaaaaaaaaa te kenaqet shpirti me bemat e turkoshakeve,rrahin apo vrasin nene,babe,birazer etj…..allah uakbar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje