“U afrua dhe më kapi për fyti e më goditi”: Nuk i hedhin plehrat në kazan, nënë e bijë rrihen me fqinjët në Tiranë

16 Janar 2021, 17:20Kronika TEMA

Dikush mund të ketë si fqinj një person që e lë qesen e mbeturinave në ashensor. Një tjetër mund të shikojë si flaken plehrat nga dritarja, si lihen në derën e shtëpisë apo si hidhen në rrugë.

Por disa komshinj në Tiranë janë agravuar dhe e kanë duruar aq shumë njëri-tjetrin sa rrahja masive mes tyre, ka ndodhur përpara një koshi mbeturinash. Si shkak ishte hedhja e qeses me plehra jashtë kazanit. Burimet e gazetës Si, thonë se një çift bashkë me vajzën e tyre janë goditur nga shtetasja R. S.

Vajza e R. S kaloi para nesh me qesen e mbeturinave dhe nuk i hodhi ato në kazanin përkatës, por i la jashtë, në rrugë. Duke qenë se ky veprim i pakëndshëm ndot ambientin, i thashë vajzës: “Merri mbeturinat dhe hidhi në kazan”, thotë në polici kallëzuesja.

Bëhet me dije se vajza nuk ka reaguar, por ka vazhduar rrugën. “Pas pak minutash doli nga banesa e ëma dhe bëri të njëjtin veprim. I la plehrat jashtë kazanit.

Pasi i hodhi plehrat, u kthye drejt nesh dhe filloi të na ofendojë së përse i folëm vajzës. U afrua dhe për kapi për fyti dhe më goditi, përshkruan gruaja me inicialet Sh. B.

Të dyja gratë janë përleshur, nga njëra anë fqinja e pabindur ka këmbëngulur se do vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë, dhe nga ana tjetër gruaja që i ka kërkuar të mos e ndotë ambientin, e cila e ka goditur me sende të forta.

8 komente në ““U afrua dhe më kapi për fyti e më goditi”: Nuk i hedhin plehrat në kazan, nënë e bijë rrihen me fqinjët në Tiranë”

  1. katarakti says:

    Një vit burg dhe 10 000 euro gjobë. Veç me dhunë marrin vesh egërsirat.

  2. ?????? says:

    Qelbesirat e plehnave nuk behen njerz zgjebzit…shume mire ja kan ba zgjebez ne dru vet vet kshu merr vesh ky milet i poshter

    1. Taulant says:

      Po nuk pati ligj keshtu ndodh. Hiq ligjin ne New York per 24 ore s’mbetet asgje mbi toke.

    2. Gome Celiku says:

      Cope bajgash, asgje me shume.

      Jane nje pakice qe nuk ju duhet lene hapsire te veproje.

  3. dila manatis says:

    Ajo qe hedhe mbeturinat perveq gjobes jam i mendimit qe te gjith pallati
    ta godasin me gure
    kjo mund te jete mesim per nje lloje komuniteti qe solli berisha qe pastertin dhe rregullin
    e kane shume inat,ketyre duhet treguar se si duhen te integrohen ne qytet dhe si punon
    ligji

  4. Genti says:

    Problem i madh eshte. Pallati te selvia qe ka ne kat te par SPAR i hedh plehrat nga dritarja. Pjesa derrmuesr gra.

  5. ana says:

    Ne Gjermani denohesh me gjobe nese uk i ndan plehrat sipas grup perkatesive ne kosha te vecante, jo me te mos i hedhesh ne kosh.

  6. YLLI says:

    NE KOHET E FUNDIT NGJARJET E PERDITSHME DESHMOJNE QE SHQIPERIA KUDO ESHTE E MBUSHUR ME PLEHRA NJEREZORE !!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje